Maradona lidhet me stolin drejtues të Portsmouth

Përzgjedhësi i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, raportohet se mund të marrë drejtimin e Portsmouth, pasi klubit anglez është bërë me pronar të ri.
Me Paul Hart të pohuar si menaxher i ekipit anglez, Diego Maradona do të mund të ishte drejtor sportiv i klubit. Sipas faqes, Arabianbusiness.com, që është e afërt me pronarin e ri të klubit, Sulaiman al-Fahim, avokati i Maradonës, Angel Oscar Moyano, ka pranuar se argjentinasi është i interesuar për kalim në Portsmouth. “Diego Armando Maradona është i gatshëm të kalojë në Portsmouth. Ai është i gatshëm ta lëshojë pozitën e trajnerit të kombëtares së Argjentinës”, citohet të ketë thënë Moyano. Përveç mediave arabe, edhe ato argjentinase e shohin si mundësi të hapur kalimin e Maradonës në Portsmouth.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...