Kampioni i Italisë, Inter, është pranë transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o, ndërsa sipas njoftimeve më të reja, rivali i qytetit, Milan, ka ndërhyrë për ta joshur kamerunasin që ta veshë fanellën kuqezi.
Kalimi i Eto’o tek Inter është pjesë e marrëveshjes për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit te Barcelona, mirëpo bisedimet kanë stagnuar si pasojë e kërkesës së lartë të e kamerunasit për pagën e tij. Ndërkohë, “Sky Italia” njofton se përkundër problemeve financiare, Milani është përfshirë në garën për “ta vjedhur” Eto’o-n. Një gjë është e sigurt, Eto’o do të transferohet në Milano, por të presim dhe të shohim se cilën fanellë do ta veshë, atë zikaltër apo atë kuqezi.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...