Moratti takohet me agjentin e Eto’o

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se presidenti i Interit, Massimo Moratti tashmë është takuar me agjentin e Samuel Eto’o, Jose Maria Mesalles.
Drejtori sportiv, Marco Branca, më herët zbuloi se ai do të takohet me agjentin e Samuel nesër. Por Sipas Sky Sport Italia, Mesalles pasditen e sotme ka arritur në Milano dhe më pas është takuar me Morattin. Besohet se presidenti i Interit është në prag të marrëveshjes me agjentin e Eto’o për kushtet personale të kamerunasit. Nëse Eto’o dhe Inter merren vesh për kushtet personale, transferimi i Zlatan Ibrahimovic në Barcelonë do të jetë vetëm çështje orësh.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...