Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, ka sulmuar trajnerin e Liverpoolit, Rafa Benitez për kritikat e bëra ndaj Gareth Barryt.
Duke folur pas fitores 3-0 ndaj Peterborough, O'Neill ka hedhur poshtë thëniet e Benitez se Barry është transferuar në Manchester City më shumë për para se për ambicie, duke thënë se Liverpooli në fakt kurrë nuk kishte bërë interesim për lojtarin.“Liverpooli ishte i njoftuar me çmimin që ne kërkonim. Ata nuk vendosën kontakte me ne dhe kurrë nuk kanë ofruar ndonjë para, andaj ishte zgjidhje vetëm e Gareth. Liverpooli mendonte se ai do të nënshkruante me ta si dhuratë, këtë pritnin”, ka thënë O’Neill.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...