Mediat spanjolle vazhdojnë presionin në Bayern Munichun për të shitur mesfushorin Frank Ribery, kësaj here në një formë tjetër, duke i paralajmëruar se nëse presin vitin e ardhshëm, nuk do të fitojnë më shumë se 18 milionë euro nga shitja e tij.
Bayern Munichu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e Frank Ribery edhe pse Reali së fundi raportohet se ka ofruar 55 milionë euro. Por, sportivja spanjolle AS, e cila është e afërt me drejtuesit e Realit, paralajmëron se francezi vitin e ardhshëm do të mund ta shfrytëzojë pikën 17 në statusin e FIFA-s dhe ta blejë marrëveshjen për rreth 18 milionë euro. Nëse kjo realizohet atëherë Bayerni do të fitonte tre herë më pak qe që mundet të fitojë këtë afat kalimtar.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...