Senderos mund të largohet nga Arsenali

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se Phillipe Senderos mund të largohet nga Emirates, përkundër se ai sapo është kthyer nga Milani.
Mbrojtësi zviceran kaloi një vit i huazuar te Milani, mirëpo Rossonerët nuk vendosën ta mbanin më tepër, prandaj ai është kthyer te Topçinjtë. “Ai ka oferta dhe gjithçka është e hapur. Ai është kthyer te ne për të kërkuar zgjidhje, mirëpo ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij”, ka thënë Wenger për “Daily Mail”.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...