Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Tottenhamit tashmë ka filluar negociatat me Interin në përpjekje për të realizuar transferimin befasues të Patrick Vieira.
Sipas Daily Mail, Harry Redknap tashmë ka filluar negociata me Patrick Vieira dhe shpreson se do të mund të marrë francezin si transferim i lirë.Tottenham i ka ofruar marrëveshje njëvjeçare ish-lojtarin e Arsenalit, sipas të cilës ai do të duhet të pranojë zvogëlim të dukshëm të pagës.Gazeta shkruan se francezi do të ishte i interesuar të punojë me Redknapp dhe është i gatshëm të pranojë pagë rreth 35 mijë funte në javë, që është po thuajse tre herë më e ulët në krahasim me përfitimet që i ka në Inter.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...