Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se klubi mbretëror duhet të shesë lojtarë, për të krijuar fond për nënshkrime të reja.
“Ne kemi nevojë të vazhdojmë operimin në tregun e lojtarëve. Dhe, për të pasur para ne duhet të shesim disa lojtarë”, ka thënë Valdano. “Duhet të shesim së paku pesë lojtarë. Prioritet në ditët në vazhdim do të jetë të shesim lojtarë dhe jo të blejmë ndonjë”, ka shtuar argjentinas për sportiven franceze L’Equipe.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...