Zbutet dënimi për Drogban dhe Bosingwan

Lojtarëve të Chelseat, Didier Drogba dhe Jose Bosingwa, të mërkurën iu është zvogëluar suspendimi për shkak të sjelljes së tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në sezonin që shkoi, ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës, e zhvilluar në Stamford Bridge, ishte vendosur me një gol, ndërsa lojtarët me fanellat blu kishin reaguar ndaj gjyqtarit Tom Henning Ovrebo për shkak të, sipas tyre, mosdrejtimit korrekt të ndeshjes. Drogba dhe Bosingwa kishin shprehur pakënaqësinë e tyre duke e ofenduar gjyqtarin norvegjez, kështu që fillimisht UEFA e kishte dënuar Drogban me gjashtë ndeshje moslojë në garat evropiane, ndërsa Bosingwan me katër ndeshje moslojë. Ndërsa tani Drogba do të mungojë në pesë ndeshje, ndërsa Bosingwa në tri ndeshje, derisa i pari do të paguajë 15.000 euro dëmshpërblim, dhe i dyti 10.000 euro. Ndërkohë, dënimi prej 100.000 eurosh ndaj klubit të Chelseat për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve dhe lojtarëve, mbetet i pandryshuar.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...