Manchester City më në fund e ka kompletuar edhe transferimin e sulmuesit Emmanuel Adebayor, për të cilin i ka paguar Arsenalit 25 milionë funte.
Sulmuesi raportohet se ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me klubin nga Mancehsteri dhe bëhet kështu përforcimi i tretë i kësaj vere në sulmit të ‘qytetarëve’. Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, tashmë ka nënshkruar edhe me Roque Santa Cruz dhe Carlos Tevez, dhe me Adebayorin e ardhur në klub, numri i sulmuesve shkon në nëntë. Transferimi i sulmuesit nga Togo u prit të ndodhë gjatë javës, por përcaktimi i kushteve personale dhe leja e punës frenuan arritjen e marrëveshjes. Adebayor pritet të mbajë të njëjtën fanellë që kishte edhe në Arsenal, pra numrin 25. Ardhja e ish-topçiut vë në dyshim qëndrimin e sulmuesve të tjerë të klubit si Craig Bellamy, Benjani, Felipe Caicedo dhe Valeri Bojinov, dhe është e mundur largimi i tyre në kërkim të gjetjes së ekipeve ku do të jenë pjesë të formacioneve startuese.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...