Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucio, në sezonin e ardhshëm do të jetë lojtari i kampionit të Serie A, Interit.
Lajmin e ka zbuluar vetë menaxheri gjeneral i Bayernit, Uli Hoeness, ndërsa kjo është pohuar edhe në faqen zyrtare të klubit gjerman. “Pas një qëndrimi pesëvjeçar në Bayern Munich, kapiteni i Brazilit, Lucio, do të largohet nga qyteti i Munichut dhe do të transferohet te kampioni i Italisë, Inter. Të enjten, bordi vendosi ta prishë marrëveshjen me lojtarin para skadimit të saj më 30 qershor 2010”, thuhet në deklaratën e Bayernit. “31-vjeçari Lucio do të nënshkruajë marrëveshje trevjeçare me ekipin e Jose Mourinhos, ndërsa shuma e transferimit mbetet e fshehtë”, shtohet më tej në deklaratë.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...