Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se Gareth Bale, do të bëjë rikthimin e tij nga lëndimi gjatë ndeshjes së të shtunës në La Liga ndaj Malagas.
Ish-ylli i Tottenhamit nuk ka luajtur për skuadrën nga Santiago Bernabeu që nga disfata 1-0 ndaj Atletico Madrid muajin e kaluar, por menaxheri i Blancos thotë se 24-vjeçari është rikuperuar plotësisht nga problemet e tij muskulore.
“Bale është në dispozicion për ndeshjen e nesërme dhe do të fitojë kohë për të luajtur. Është e rëndësishme për të të jetë pjesë e ekipit dhe të luajë sërish”.
“Unë jam i befasuar rreth raporteve për lëndimet e shpinës së Bale. Ato thjesht nuk janë të vërteta. Ai nuk ka probleme me shpinën. Vetëm shikoni në disa sezonet e fundit. Ai nuk do të ishte në gjendje të luajë për aq shumë gjendje nëse do të kishte unazën e rrëshqitur”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...