Barça e Reali gjigantë botërorë, por borxh deri n’fyt
Barcelona dhe Real Madridi mund të konsiderohen sot ndoshta ekipet më të forta në botë, por as për borxhe nuk ia lënë aspak mangut. Sipas të përditshmes spanjolle AS, borxhet e klubeve të La Ligas e kapin shifrën e 3,6 miliardë eurove dhe nga to, 900 milionë i kanë vetëm dy gjigantët: Barcelona dhe Real Madrid. LFP ka bërë me dije se shifra duhet të ulet në vitet në vijim dhe të jetë 2,4 miliardë euro në vitin 2014 dhe 2 miliardë në 2017. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, e afërt me klubin madrilen, ‘Los Blancos’ e ka përcaktuar një strategji, e cila do ta zbusë borxhin në vitet e ardhshme. /Fish Media/
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...