Pajtim Kasami shënon gol spektakolar për Fulhamin (Video)

Pajtim Kasami po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon. Mesfushori shqiptar e ka realizuar një gol spektakolar sonte, në fitoren e Fulhamit me rezultat 4-1 ndaj Crystal Palace. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e mori një top nga një bashkëlojtar, e ndali topin me gjoks dhe me një volej realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Pa dyshim, ky mund të jetë njëri prej golave më të bukur të javës. /Fish Media/

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...