Aksionari i ri i Interit, Erick Thohir, nuk ka “asnjë shans” për të nënshkruar me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, sipas agjentit të lojtarit.
Biznesmeni indonezian të martën kompletoi blerjen e 70 për qind të aksioneve të klubit, duke nxitur spekulime se Nerazzurrët do të përpiqen të sjellin një varg yjesh në klub, përfshirë Verratin.
Por, Donato Di Campli ka reaguar për të qartësuar se klienti i tij nuk do të shitet nga klubi parisien, edhe pse shton se ai mund të rikthehet në Serie A dikur më vonë gjatë karrierës.
“Nuk ka asnjë shans të largimit të tij. Kjo sepse lojtari nuk është në tregun e transferimeve dhe nuk ka qenë që kur ka ardhur te PSG”.
“Ata nuk do ta shesin atë. Është e qartë se lojtari do të pëlqente të rikthehet në Itali një ditë, por jo tash. Unë kurrë nuk kam marrë ndonjë telefonatë nga Interi. Nëse ata e duan atë, duhet ta kontaktojnë PSG-në dhe jo mua”, ka thënë Verratti për FC Inter News. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...