Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, ka arritur marrëveshje me Asociacionin Gjerman të Futbollit (DFB) rreth kontratës së re, e cila do të përfundojë pas Euro 2016.
Marrëveshja e mëhershme e 53-vjeçarit skadonte pas Kupës Botërore 2014, por Low tash u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij, duke nënshkruar rinovimin dyvjeçar.
Low u caktua menaxher i Gjermanisë në vitin 2006, pasi më herët kishte qenë ndihmës-trajner i Jurgen Klinsmann dhe që atëherë e ka shndërruar skuadrën në fuqi të futbollit botëror.
Ai e çoi Gjermaninë në finale Euro 2008, ku Spanja u tregua shumë e fuqishme (1-0), derisa siguroi gjysmëfinalet edhe në Botërorin 2010 dhe në Euro 2012.
Gjermanët aktualisht janë të dytët në renditjen e FIFA-s dhe u kualifikuan për në Botërorin 2014 pa u mposhtur, me 28 pikë nga 10 ndeshje. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...