Gol fantastik me ‘biçikletë’ nga Pereira (Video)

Fiorentina ka kaluar në disavantazh në ‘Cluj Arena’ nga ekipi modest Pandurii në fund të pjesës së parë, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve të Europa League. Golin e ka realizuar në mënyrë fenomenale braziliani Pereira, me një ‘biçikletë’ të jashtëzakonshme, duke mos i dhënë rast portierit Munua të intervenonte. Për fatin e mirë të këtij të fundit, ekipi Viola fitoi në fund 2-1 dhe u kualifikua për fazën tjetër. Shikojeni këtë mrekulli të Pereiras. /Fish Media

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...