Agjenti i sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano, është i zhgënjyer nga Milani dhe thotë se nuk mund të kuptojë se pse rosonerët nuk dëshirojnë të paguajnë edhe 3-4 milionë euro për ta kompletuar transferimin.
Braziliani për momentin është caku primar i Milanit për këtë afat kalimtar, por klubet nuk mund të arrijnë marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit. Rosonerët kanë ofruar 14 milionë euro, por presidenti i Sevillas së fundi tha se me ato para Milani mund të blejë vetëm ndonjë lojtar të ekipit rezervë.“Mendoj se Milani na ‘shëtit’. Është e pamundur që një klub aq i madh si Milani, për një lojtar për të cilin e dëshiron, nuk mund të ndajnë edhe 3 ose 4 milionë euro plus. Ndjehem vërtet i zhgënjyer”, ka thënë agjenti i lojtarit.“Luis ka 29 vjet dhe ka edhe dy vite kontratë me Sevillan. Të gjithë e dinë se 30 milionë euro, sa shkruhet në klauzulën blerëse të tij, nuk është vlerë reale. Por ai vlen 20 milionë euro. Por Milani e di se Sevilla mund ta pranojë një ofertë prej 17-18 milionë euro”, ka shtuar më tej agjenti.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...