Carlo Ancelotti është 100% i bindur se kapiteni John Terry do të vazhdojë të qëndrojë në Stamford Bridge edhe krahas interesimit të madh të Manchester Cityt.
City fuqimisht është duke kërkuar Terryn, por Chelsea në anën tjetër me ngulm insiston se ai nuk do të shitet. Ancelotti është i bindur se Terry edhe sezonin e ardhshëm do ta mbajë fanellën e kaltër.“Jam i sigurt se ai do të mbetet në Chelsea. Jam i sigurt 100%. Ai ka edhe tri vite nga marrëveshja dje kjo është situata për momentin”, ka thënë Ancelotti.Blutë aktualisht janë në përgatitje në Amerikë dhe sonte do të zhvillojnë një miqësore kundër Seattle, që është takimi i parë përgatitor për sezonin e ri.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...