Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka shprehur publikisht dëshirën që t’i bashkëngjitet Barcelonës, mirëpo oferta e katalunasve dhe kërkesa e Los Che, nuk përkojnë me njëra-tjetrën.
“AS” njofton se presidenti i Valencias, Manuel Llorente, “as që e ka shikuar” ofertën prej 42 milionë eurosh që e kanë bërë trekampionët për shërbimet e sulmuesit spanjoll. Ndërkohë, presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, thotë se Barcelona është duke shikuar ndonjë opsion tjetër për sulmin. “Ne do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në skuadër, mirëpo lojtarët për të cilët jemi të interesuar mund të vijnë te ne vetëm nën kushte të arsyeshme”. “Gjithmonë e kam thënë se Villa është një lojtar i cili tërheq interesin tonë mirëpo nën kushte specifike, ndërsa kjo nuk është arritur. Prandaj do të duhet të aktivizojmë opsionet tjera që janë po aq të vlefshme dhe do të shqyrtojmë, se cilat nga ato mund të na interesojnë neve nën kushte të caktuara”, ka thënë Laporta për “AS”.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...