Hughes: Terry dëshiron të kalojë në City

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, është i bindur se kapiteni i Chelseat, John Terry, dëshiron të kalojë në City në kërkim të një sfide të re.
City tashmë ka pasur dy tentime të pasuksesshme për të angazhuar Terryn, por nuk heq dorë nga ai dhe do të ketë edhe një sulm të ri kah shërbimet e kapitenit të Chelseat.“Na pëlqen të mendojmë se mund t’i ofrojmë John një sfidë tjetër. Ai është në Chelsea një kohë të gjatë dhe e di nga përvoja ime se si lojtar se në një periudhë të caktuar pas shumë vitesh të kaluara në një klub, filloni të mendoni për atë se keni nevojë për një sfidë të re”, ka thënë Hughes.“Nuk janë në pyetje paratë, por është në pyetje sfida dhe John është në një etapë ndryshe në jetë dhe karrierë dhe ndoshta për këtë nuk ka përgjigje, pasi ai vërtet mendon për këtë gjë”, ka shtuar trajneri i Cityt.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...