Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, thotë se mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili nuk do të transferohet në Palermo.
“Thjesht nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë marrëveshje për Xhemailin. Nuk ka lajme të reja rreth kësaj dhe vërtet dua t’ia bëj të qartë çdokujt se nuk dua ta shes Xhemailin. Më pëlqen ai lojtar shumë dhe do të doja ta mbaj” ka thënë Cairo.“Megjithëse raporti jonë me Zamparinin mbetet i shkëlqyeshëm, vërtet nuk ka marrëveshje me Palermon për Xhemailin. Mesfushori i kombëtares zvicerane mbetet lojtari jonë dhe nëse është e mundshme dëshirojmë që ai të qëndrojë këtu”, ka shtuar presidenti i klubit italian.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...