Mediat italiane zbulojnë se Claudio Ranieri ka filluar një procedurë legale kundër Juventusit për pjesën e mbetur njëvjeçare të marrëveshjes së tij.
Juventusi e largoi Ranieri dy ndeshje para fundit të sezonit, por ai ka marrëveshje deri në 30 qershor të vitit 2010.Mediat italiane thonë se ai ka bërë një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si trajner edhe në sezonin e ardhshëm, por Ciro Ferrara tashmë ka nënshkruar me Juventusin, andaj ata nuk mund të kenë dy trajnerë.Sipas rregullave, kjo do të thotë se Juventusi është ai që ka thyer marrëveshjen dhe do të duhet t’i paguajë dëmshpërblimin për pjesën e mbetur të vitit Claudio Ranierit.Tuttosport thotë se Ranieri e bën këtë për ta detyruar Juventusin ta ndërpresë marrëveshjen me qëllim që të kërkojë punë tjetër. Për momentin nuk mund ta bëjë këtë pasi është nën marrëveshje me Juventuin.Së fundi Ranieri është lidhur me pozitën e trajnerit të Zenitit.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...