Chelsea dhe Tottenham kërkojnë Beckhamin

Sipas mediave angleze, David Beckham do të mund të rikthehej në Premier League, ndërsa si destinacione të mundshme të tij përmenden Chelsea dhe Tottenham.
Nëse dëshiron të jetë pjesë e Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2009, trajneri i kombëtares anglez, Fabio Capello, ka kërkuar nga Beckham të luajë në Evropë.Beckhami gjatë kohës të cilën e kaloi si i huazuar te Milani, dëshmoi se ende mund të luajë futboll në nivelin më të lartë.Plani i parë ishte që ai të rikthehet sërish në Milan në muajin janar, por nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri të rosonerëve, Leonardo.Sipas Mail on Sunday, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuar ta rikthejnë lojtarin në Ligën Premier. Menaxheri i ri i Chelseat është i impresionuar nga Beckhami me të cilin punoi në Milan dhe mund ta angazhojë atë në ekipin e tij të ri.

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...