Ferguson: Rooney do të përparojë edhe më shumë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, llogarit se Wayne Rooney ende mund të përparojë si futbollist.
Me largimin e Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez, vëmendja kryesore e Untied do të kthehet kah Wayne Rooney, i cili pritet që ai të jetë lojtari kyç në sulmin e djajve të kuq në sezonin e ardhshëm.“Tash e shihni pjekurinë e tij, kjo është diçka që pritet nga të gjithë lojtarët e rinj. Mendoj se ai nuk duhet të shihet si dikush tjetër, përveç se si vetja e tij, pasi e dimë se ai ende mund të përparojë. Wayne ende nuk është produkti përfundimtar siç mendojnë disa”, ka thënë Ferguson.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...