Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, nuk heq dorë nga tentativat për ta angazhuar kapitenin e Chelseat, John Terry, dhe thotë se është i gatshëm që ta presë atë deri në fund të periudhës së afatit kalimtar.
Blutë nuk janë të interesuar ta lëshojnë mbrojtësin e tyre për asnjë çmim, mirëpo Hughes është i bindur se mund ta transferojnë anglezin, kështu që është i gatshëm të presë deri në mbylljen e këtij afati kalimtar. “Ndoshta do të jetë e nevojshme të presim deri në fund të periudhës së transfereve për ta angazhuar lojtarin të cilin e dëshirojmë”, ka thënë Hughes.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...