Nëse Manchester City nuk arrin të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Emmanuel Adebayor, atëherë ‘pasanikët’ do të kthehen kah sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet.
Është spekuluar se City ishte shumë pranë Adebayorit, madje thuhej se lojtari i ka kaluar testet mjekësore te skuadra e dytë nga Mançesteri, mirëpo siç duket çështja e transferimit ka ngecur, pasi që ende nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Ndërkohë, tuttomercatoweb njofton se nëse City dështon të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Togo, atëherë do të kthehet kah francezi Trezeguet, i cili ka qenë i përfolur gjatë gjithë këtij afati kalimtar se do të largohet nga Bianconerët.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...