Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të jetë mysafire e Federatës së Basketbollit të Katarit në datat 25 dhe 26 korrik, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e këtij vendi.
Federata Basketbollistike e Kosovës ka vendosur ta pranojë ftesën dhe do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjet, shkruhet në faqen zyrtare të saj.Basketbollistët kosovar është vendosur të drejtohen nga anëtarët e Këshillit Profesional, Esat Muharremi dhe Resmije Juniku, kjo me arsyetimin se ende ‘nuk ka përfunduar procedura e zgjedhjes në bazë të konkursit’.Në turneun e fundit miqësor në Stamboll, ku kombëtarja zhvilloi disa ndeshje me Libinë, Sirinë dhe Jemenin, ajo u drejtua nga Arben Krasniqit, i cili ende nuk është shfuqizuar nga detyra e përzgjedhësit.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...