Villarreali ka shënuar fitore të thellë prej 27-0 ndaj ekipit lokal spanjoll Navata, në miqësoren e sotme përgatitore për sezonin e ri.
Trajneri i ri Ernesto Valverde luajti dy 11-she të ndryshme në secilën pjesë, por që të dyja ishin efektive. I riu Jonathan Pereira shënoi jo më pak se shtatë gola, derisa shokët e tij të sulmit Joseba Llorente dhe Ruben Marcos që të dy gjetën portën nga katër herë.Ish-trajneri i Espanyolit, Valverde, ende është në kërkim të gjetjes së 11-shes më të mirë, duke aplikuar një formacion 4-2-3-1 në pjesën e parë, dhe pastaj duke iu kthyer formacionit 4-4-2 në pjesën e dytë.Përgatitjet e Villarrealit për sezonin e ri do të vazhdojnë të mërkurën, kur ata do të përballen edhe me një ekip tjetër regjional, Vilamalla.Villarreali përfundoi në pozitën e pestë në edicionin e sezonit të fundit në La Liga, duke humbur shansin për të garuar në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit ndaj rivalit Atletico Madrid.Për Villarrealin këtë verë ka nënshkruar edhe një kosovar, sulmuesi 18-vjeçar nga Gjakova, Egzon Kuqi.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...