Bayern Munich do të jetë pa shërbimet e Bastian Schweinsteiger për një kohë, derisa mesfushori pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në gju.
Mesfushori 29-vjeçar i ishte nënshtruar ndërhyrjes në gjurin e djathtë gjatë verës, por problemi është rishfaqur dhe ai tash do të duhet të operohet edhe njëherë.
“Pas disa kontrolleve mjekësore në javët e fundit, ne kemi diagnostikuar një kockëzim progresiv post-operativ në zonën rreth gjurit të Bastian Schweinsteiger”.
“Kjo shkakton tendonit (pezmatim të pejzave) për shkak të stresit mekanik”, ka zbuluar mjeku i Bayernit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt.
Vetë lojtari është shprehur se lëndimi i kishte shkaktuar shumë dhimbje dhe se shpreson që operacioni i dytë do ta largojë problemin përgjithmonë. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...