Rafael Benitez ka hedhur poshtë spekulimet se Xabi Alonso është në rrugë për t’u larguar nga Liverpooli.
Menaxheri i Liverpoolit ka reaguar ndaj shkrimeve se mesfushori spanjoll do të luajë ndeshjen e fundit për klubin anglez gjatë të dielës kundër Tottenahamit.“Është shumë e qartë, Xabi ka edhe tri vite të mbetura dhe ne nuk duam ta shesim atë”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë trajneri spanjoll.
Mesfushori i kampionit të ri të Spanjës, Xavi Hernandez, beson se Barcelona meriton të fitojë në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Romë.
Xavi mendon se Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë në Evropë këtë sezon dhe thotë se meriton të fitojë titullin e kampionit evropian.“Besoj se do të ishte një shpërblim për futbollin të cilin e kemi luajtur këtë vit. Ekipi e meriton atë, ne kemi luajtur futbollin më të mirë në Evropë dhe mendoj se e meritojmë, por është finale dhe futbolli nuk i dallon këto gjëra”, ka thënë mesfushori spanjoll për Marca.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta mbajë mbrojtësin anësor italian, Massimo Oddo.
Massimo Oddo do të rikthehet te Milani në fund të këtij sezoni, pasi ekipi gjerman ka refuzuar të blejë lojtarin, i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek bavarezët.Corriere dello Sport bën të ditur se italiani nuk ka lënë shumë përshtypje tek Bayerni dhe do të rikthehet në Serie A, pasi bëri 26 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat.Nuk dihet ende nëse Milani do të dëshirojë ta mbajë 32-vjeçarin për sezonin e ardhshëm, ose do të tentojë ta huazojë ose transferojë në ndonjë klub tjetër.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka deklaruar se nuk do të drejtojë ndonjë skuadër të Serie A në një të ardhme të afërt, por do ta shqyrtonte ndonjë ofertë nëse i vjen nga jashtë Italisë.
Mancini është papunë që nga shkarkimi i vitit të kaluar nga Nerazzurët, ndërsa më herët interesim për të kanë shprehur skuadrat nga Liga Premier, Chelsea dhe Manchester City. “E ardhmja ime është larg Italisë. Unë nuk kam oferta për momentin, mirëpo nuk ngutem. Shpresoj që një skuadër e huaj të më kontaktojë”, ka hënë Mancini për “Radio Viola”.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do t’i japë fund karrierës së tij të gjatë si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni, ndërsa ndeshja e fundjavës kundër Romës do të jetë e fundit në stadiumin San Siro para tifozëve të Milanit, me ç’rast pritet t’i bëhet një nderim i madh karrierës fantastike të mbrojtësit italian.
“Aktualisht jam duke përjetuar shumë emocione. Këtë kohë po e shijoj me kënaqësinë më të madhe”. “Shpresoj ta kem fuqinë të shfaq një ndeshje të mirë dhe të fitojmë (kundër Romës), dhe pastaj të festoj me të gjithë ata që më kanë uruar”. “Vjen një moment në jetë kur dikush duhet të marrë më tepër përgjegjësi, dhe Ricardo (Kaka) duket se do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Është e natyrshme që ai ka aspirata të bëhet kapiten dhe ai është personi i duhur për t’u bërë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel”.
UEFA ka konfirmuar se Chelsea do t’i nënshtrohet procedurave disiplinore si pasojë e ‘skenave kontroversale’ të lojtarëve dhe tifozëve pas eliminimit të Bluve nga Liga e Kampionëve pas ndeshjes me Barcelonën.
UEFA do të marrë masa ndaj sulmuesit Didier Drogba dhe mbrojtësit Jose Bosingwa, ndërsa klubi do të dënohet për mossuksesin e kontrollimit të tifozëve. “UEFA ka filluar procedura disiplinore kundër Chelseat, Didier Drogbas dhe Jose Bosingwas në lidhje me incidentet që ndodhën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, në Stamford Bridge”. “Klubi akuzohet për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe të tifozëve, ndërsa Drogba dhe Bosingwa akuzohen për thyerjen e rregullave të sportit për fyerjen e gjyqtarit dhe dhënien e komenteve ofenduese”, thuhet në një pjesë të deklaratës zyrtare të UEFA-s.
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, mund të luajë në ndeshjen e të dielës kundër Sienës, pasi që ka arritur të rikuperohet shpejt nga lëndimi që e pësoi të enjten në stërvitje.
Kapiteni ishte larguar nga fusha stërvitore me shqetësimin e një lëndimi të madh pas një ndërhyrjeje të Tiagos, me ç’rast në fillim u tha se ai nuk do të mund të paraqitej për Juven në dy ndeshjet e mbetura. Mirëpo, “La Repubblica” njofton se lëndimi i simbolit bardhezi ishte më i lehtë se ç’mendohej në fillim dhe duket se ai ka përparuar shumë në rikuperimin e tij, pasi që gjatë ditës së premte është paraqitur në fushën stërvitore Megjithatë, i mbetet stafit mjekësor dhe trajnerit të ri Ciro Ferrara për të vlerësuar nëse Del Piero do të luajë kundër Sienas.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar se nuk do ta kishte ndërruar Zlatan Ibrahimovicin me Cristiano Ronaldon nëse i jepej kjo mundësi.
“Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer, një super, super...lojtar. Mirëpo nëse më thonë që Ferguson dëshiron ta shkëmbejë Ronaldon me Ibrahimovicin, nuk do të kisha pranuar”. “(Arsyeja është se) Ibrahimovic mendon si unë”, ka thënë portugezi për “Sky Sport Italia”.
Torino e ka mundësinë që të mbetet në Serie A (sidomos) nëse shënon fitore në dy ndeshjet e radhës (kundër Genoas dhe Romës), ndërsa mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të jenë të suksesshëm në ndeshjen e të dielës kundër Genoas.
“Ne kemi kualitete dhe nuk jemi skuadër për Serie B, edhe pse kemi pasur vështirësi në shfaqjen e kualiteteve tona”. “Ne besojmë për mbijetesë dhe jemi të vetëdijshëm se me fitoren e të dielës (kundër Genoas) do të jemi shumë pranë qëndrimit në Serie A”, ka thënë shqiptari me pasaportë zvicerane për “Tuttosport”.
"La Gazzetta dello Sport" njofton se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka refuzuar një ofertë nga Liverpooli me vlerën pre 22 milionë eurosh për yllin argjentinas Ezequiel Lavezzi.
Javët e fundit është spekuluar se Lavezzi është në bisedime me drejtuesit e Juventusit për një kalim eventual në Torino, mirëpo lajmet më të reja pohojnë se Liverpooli ka dërguar një përfaqësues, i cili u ka bërë ofertë napolitanëve, mirëpo De Laurentiis i ka thënë JO. 24-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2013, ndërsa fiton 1.3 milion euro për sezon, derisa Redsat janë të gatshëm t’i ofrojnë 4 milionë euro në sezon me qëllim që ta joshin argjentinasin drejt Anfieldit.
Juventusi ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se mbrojtësi Zdenek Grygera nuk do të paraqitet në ndeshje dhe në stërvitje për disa javë për shkak të lëndimit muskulor.
Mungesa e 29-vjeçarit është një goditje e radhës për Bianconerët dhe trajnerin e ri, Ciro Ferrara, në tentativën për ta siguruar pozitën e dytë në tabelë në dy xhirot e mbetura të sezonit. Mbrojtësi francez Jonathan Zebina pritet të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa në anën e majtë do të inkuadrohet Paolo De Ceglie. Kapiteni Alessandro Del Piero, sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë në fundjavë kundër Sienas për shkak të lëndimit që e pësoi të enjten, ndërsa dyshen e sulmit pritet ta bëjnë Vincenzo Iaquinta dhe Amauri.
Kontrata e sulmuesit të Interit, Hernan Crespo, skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa e ardhmja e tij mund të jetë në njërën nga skuadrat e Serie A, Fiorentina, Napoli dhe Genoa, të cilat janë shumë të interesuara për shërbimet e argjentinasit.
Të enjten është spekuluar se sulmuesi është shumë afër Fiorentinës, por sido që të jetë, “La Gazzetta dello Sport” njofton se Genoa është gati ta plotësojë kërkesën e Crsepos për të nënshkruar kontratë dyvjeçare. Diego Milito dhe Thiago Motta, tashmë dihen si lojtarë të Interit, ndërsa Genoa mund ta shfrytëzojnë miqësinë me zikaltrit për të qenë e para në listë për të fituar shërbimet e ish-sulmuesit të Lazios.
Tifozët e Chelseat e kanë votuar mesfushorin Frank Lampard si lojtarin më të mirë të sezonit për Blutë, ndërsa kjo është hera e tretë që anglezi e merr këtë nderim.
30-vjeçari tashmë i ka kaluar legjendat e Chelseat, si John Hollins, Charlie Cooke, Ray Wilkins, John Terry, Dennis Wise dhe Gianfranco Zola, të cilët e kanë fituar këtë çmim vetëm nga dy herë. Çmimin e parë për lojtarin më të mirë të Bluve, Lampard e fitoi në vitin 2004 dhe pastaj sërish në vitin 2005, ndërsa tifozët kanë votuar që edhe këtë sezon t’ia japin këtë çmim mesfushorit të tyre. “Është ndjenjë shumë e mirë, pasi që këtë çmim e kanë fituar lojtarë të nivelit të lartë”, ka thënë Lampard për faqen zyrtare të klubit. Ndërkohë goli i Michael Essien kundër Barcelonës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve është emëruar si goli i sezonit. Ashley Cole mori çmimin e lojtarit më të mirë sipas votave të bashkëlojtarëve të tij, ndërsa Michael Mancienne u zgjodh më i miri ndër të rinjtë.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ishte njëri nga lojtarët më të dashur në ndeshjen bamirëse të të hënës, 'La Partita del Cuore', ku luajti krahas yjeve të dikurshme, Zinedine Zidane, Angelo Di Livio, Angel Peruzzi etj., për qëllim bamirës.
Ekipi i Del Pieros, i quajtur ‘Ale +10’, u përball me ‘skuadrën e këngëtarëve të Italisë’ me ç’rast arritën të grumbullojnë afër një milionë euro vetëm në stadium për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. “Ende emocionohem kur hy në stadium dhe dëgjoj bërtitjet e mijëra njerëzve”. “Sido që të jetë ajo që ndjeva të hënën, ishte diçka më ndryshe, pasi që 'La Partita del Cuore' është një lojë me qëllim tjetër”. “Ishte po ashtu një rast për t’u bashkuar me miqtë e mi, me të cilët qëndrova bashkë për disa orë”, ka shkruar ikona e Juves në faqen e tij të internetit. Këtë fundjave Juventusi përballet me Sienan, ndërsa sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të mungojë si pasojë e një lëndimi që e ka pësuar të enjten në stërvitje.
Derisa spekulimet gjithnjë e më shumë po shtohen që trajneri Milanit, Carlo Ancelotti, do ta drejtojë Chelsean në sezonin ardhshëm, mediat italiane njoftojnë se Carleto do të zëvendësohet nga më shumë se një emër.
Sipas Sportmediaset.it, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është duke menduar që për pasues të Ancelottit të angazhojë tre trajnerë, mirëpo njoftimi për këtë gjë do të bëhet pas të hënës, kur Rossonerët do ta kenë të siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. Leonardo, Mauro Tassotti dhe Filippo Galli janë emrat që pritet ta zëvendësojnë Ancelottin. Leonardo nuk ka licencë të trajnimit në Serie A, kështu që ai mund ta luajë rolin e teknikut, ndërsa Tassotti dhe Galli do ta ndajnë pozitën e trajnerit kryesor.
Ronaldinho nuk është përfshirë në grupin prej 23 lojtarëve brazilianë të cilët do të luajnë në Kupën e Konfederatave, pasi që të enjten trajneri i Brazilit, Dunga, e ka publikuar listën e lojtarëve pjesëmarrës.
“Po mendoj vetëm për ndeshjen e radhës kundër Romës. Karakteri im do të mbetet gjithmonë i njëjtë dhe gjithmonë do të dëshiroj të luaj, dhe të luaj për fitore. Tash nuk duhet të hidhërohem për të mirën e përfaqësueses”. “Kam pritur që do të luaj më shumë (për Milanin), prandaj duhet të them se ka qenë vështirë për mua. Secili lojtar dëshiron të luajë në të gjitha ndeshjet”, është cituar braziliani për Datasport.it.
Mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, për të cilin ditët e fundit është spekuluar për një kalim të mundshëm tek Interi, e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të largohet nga Blutë.
“Un jam duke menduar vetëm për rikthimin tim në fushë (nga lëndimi) në formë sa më të mirë që të luaj për Chelsean sezonin e ardhshëm”. “Ky nuk ka qenë një sezon pozitiv për mua si pasojë e lëndimeve që kam pësuar”, ka thënë portugezi për Calciomercato.com.
Përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, ka publikuar listën e lojtarëve, të cilët do të luajnë në ndeshjet e mbetura për Botërorin 2010 dhe do të jenë pjesë e Kupës së Konfederatave dhe këtu mungojnë Ronaldo dhe Ronaldinho.
Ekipi i publikuar nga Dunga do të luajë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, kundër Uruguait dhe Paraguait, më 6 dhe 10 qershor, ndërsa i njëjti ekip do të përfaqësojë Brazilin edhe në Kupën e Konfederate nga 14 deri më 18 qershor.Në listë nuk janë gjendur Ronaldo, i cili është në një formë të mirë golashënuese në fanellën e Corinthians, si edhe Ronaldinho i cili po dështon në fanellën e Milanit.“Ekipi kombëtar gjithmonë ka lojtar të kualitetit të lartë dhe gjithçka varet nga trajneri. Një numër i madh i faktorëve merren parasysh para se të sjellim vendime”, ka thënë Dunga.

Përbërja e Brazilit:

Portierë: Julio Cesar (Inter Milan), Heurelho Gomes (Tottenham), Victor (Gremio)

Mbrojtës: Maicon (Inter Milan), Daniel Alves (Barcelona), Kleber (Internacional), Andre Santos (Corinthians), Alex (Chelsea), Juan (Roma), Lucio (Bayern Munich), Luisao (Benfica)

Mesfushorë: Anderson (Manchester United), Gilberto Silva (Panathinaikos), Josue (Wolfsburg), Ramires (Cruzeiro), Elano (Manchester City), Felipe Melo (Fiorentina), Julio Baptista (Roma), Kaka (Milan)

Sulmues: Alexandre Pato (Milan), Luis Fabiano (Sevilla), Nilmar (Internacional), Robinho (Manchester City).
Mbrojtësi i Arsenalit i cili është i huazuar tek Milani, Philippe Senderos, thotë se për të ka qenë ‘nder’ të luajë krahas legjendës Paolo Maldini, këtë sezon.
“Ka qenë nder të luaj me Maldinin, pasi ai është pjesë e historisë së klubit. Ai ka qenë hajmali për këtë klub për shumë vite dhe do të jetë vështirë pa të në të ardhmen, pasi ai ka një ndikim të madh si brenda ashtu edhe jashtë dhomës së zhveshjes”, ka thënë Senderos.“Maldini ju jep një motivim shtesë dhe ende ka energji për të dhënë më të mirën edhe në këtë moshë. Ndonjëherë jam i lodhur kur arrij për stërvitje në mëngjes, por Maldini është aty për të më inspiruar”.“Kurrë nuk mund të jem negativ kur e kam Maldinin afër, ai është një shembull i përkryer”, ka shtuar zvicerani.