Roma dhe Milan do ta luajnë derbin e javës në Serie A, ndeshje që mund t’i kushtojë me shkarkim ndonjërit nga trajnerët e të dyja skuadrave.

Rudi Garcia i Romës dhe Sinisa Mihajlovic i Milanit janë para një detyre shumë të rëndësishme në përballje me njëri tjetrin.
Trajneri serb i Milanit, Sinisa Mihajlovic e ka pranuar se ai ose Garcia mund të shkarkohen.
“Është e vështirë për të dyja skuadra dhe për të dy trajnerët. Unë e njoh ambientin roman dhe faktikisht mendoj se Roma rrezikon më shumë”.
“Atyre i duhet me çdo kusht fitorja për të dalë nga një moment i vështirë. Edhe ne luajmë për shumë gjëra në këtë ndeshje”.
“Unë dhe Garcia jemi dy pistolerë që vihen përballë njëri-tjetrit. Është një duel, ai që gabon shkarkohet”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rey Manaj mund të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar.

Talenti nga Lushnja nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme tek ‘Neroazzurrët’, dhe pritet të huazohet për të fituar përvojë.
Sias asaj që ka raportuar ‘Sky Sport’, së fundmi në garë për 18-vjeçarin është futur skuadra italiane Bologna.
Mbetet të shihet nëse Interi do të lejoi huazimin e tij te Bologna apo tek ndodnjë skuadër tjetër.


Kujtojmë që për shërbimet e tij interesim ka shfaqur edhe Frosinone dhe Panathinaikos. /Telegrafi/

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri shihet si njëri prej yjeve të mundshëm që do të paraqiten gjatë këtij viti në "Euro 2016". Kështu shkruan të premten uebfaqja zyrtare e UEFA-s.

UEFA e vlerëson Shaqirin si një mesfushor të frikshëm për kundërshtarët dhe parashikon rritje të formës së tij në Premier League, ku aktivizohet me Stoke Cityn, transmeton Koha Ditore.
Ai vlerësohet si ylli kryesor i Përfaqësueses së Zvicrës, e cila në "Euro 2016" në kuadër të Grupit A, do të ketë punë me Shqipërinë, Rumaninë dhe Francën.
Shaqiri 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u transferua te Stoke City, kurse më herët karrierë ka bërë edhe tek Interi, Bayern Muencheni e Baseli.

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka qartësuar se pa marrë parasysh se çfarë ndodh, Gianluigi Buffon do të jetë portieri i parë i Italisë.

Pozita e Buffonit në kombëtare u vë në dyshim pas disa paraqitjeve jo bindëse të tij në muajt e parë në Serie A, por Prandelli është shumë i sigurt.
“Unë kurrë nuk do të dyshoja te Buffoni. Ai do të jetë portieri jonë i parë për Botëror. Pikë”.
“Unë jam i bindur se personaliteti i tij, karizma e tij dhe dëshira e tij që të konsiderohet më i miri në botë do të jenë armë shumë efektive”.
“Ai e di se me një gabim shumë lehtë gjendet në mes të uraganit”, ka thënë Prandelli. /Telegrafi/

Bosi i Chelseat, Jose Mourinho, ka pranuar se ai është plotësisht i pakënaqur me Hazardin dhe udhëtimin e tij të dielën e kaluar në Lille.

Hazard shkoi në Lille për t’i vizituar miqt dhe familjarët e tij, por Mourinho nuk i kishte dhënë leje për këtë dhe tani portugezi është tejet nervoz në anësorin.
“Kur keni dy ditë më vonë një ndeshje ju nuk largoheni nga shtëpia dhe nuk e ndërpreni pushimin derisa është ndonjë arsye e veçantë familjare”.
“Të shkosh t’i vizitosh miqt në një ndeshje nuk është arsye që të largohesh. Ai nuk më tregoi. Unë e kam mësuar këtë kur e pashë vet në televizor, kur filloi ajo ndeshje dhe ai bëri me duar në kamerë”.
“Ai shkoi në një vend tjetër që nuk është dashur ta bëj dhe më pas e humbi edhe pasaportën që do të thotë se nuk u kthye në kohë për stërvitje. Kjo ishte e papranueshme për mua”.
“Ai kërkoi falje dhe unë u pajtova me atë. Nuk kam dashur ta dënoj e as ndonjë gjë tjetër. Thjesht nuk më pëlqeu sepse kemi ndeshje të ngjeshura dhe duhet t’i fitojmë të gjitha”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Suedia U/17 e ka fituar vendin e tretë në kampionatin botëror dhe më meritori për këtë ishte askush tjetër pos Valmir Berishës.

Supertalenti shqiptar që mbron ngjyrat e Suedisë ka shfaqur paraqitje inspiruese në disa ndeshje gjatë këtij kampionati.
Berisha shënoi shtatë gola në këtë kampionat, por shkëlqeu në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Argjentinës, të cilës ia dha tri copa.
Ai u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kampionati duke rrëmbyer këpucën e artë.
Hettriku i tij ua ka kujtuar njerëzve Zlatan Ibrahimovicin, dhe Valmiri tashmë në Suedi shihet si zëvëndësues i tij.
Në ndeshjen për vendin e tretë që Suedia e fitoi me rezultat 4-1 u paraqit edhe talenti tjetër i ri shqiptar, Gentrit Çitaku.


Menaxheri i Napolit, Rafa Benitez, thotë se ka shumë respekt për Juventusin, por se pret paraqitje shumë të fortë nga djemt e tij.

Ekipet do të përballen me njëra-tjetrën të dielën mbrëma dhe Benitez pret tri pikë nga ajo përballje.
“Nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë, pasi që nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar në stërvitje”.
“Unë pres paraqitje të fortë, pasi që dua që të shoh mendjet dhe zemrat e lojtarëve të mi. Juventusi është shumë i fortë, që është arsyeja pse na duhet qëndrueshmëri dhe intensitet në lojë. Ne do të tentojmë t’i ndalim dhe t’i mposhtim”.
“Ata kanë shumë fuqi dhe Antonio Conte e di se ata janë favoritë për Scudetto. Duke marrë parasysh këtë, duhet të luajmë të relaksuar me besim në cilësitë tona”, u shpreh Benitez. /Telegrafi/

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se filozofia e futbollit të klubit është e paprekshme, përkundër faktit se Gerardo Martino po ndikon në mënyrën e lojës së tyre.

Kampioni i La Ligas nuk di për humbje në La Liga që prej se Gerardo Martino e zëvëndësoi Tito Vilanovan, por këtë Martino e ka bërë me një ndikim të tij që për shumë ka prishur futbollin e bukur për sy të Barcelonës.
Sidoqoftë, me këto pohime nuk pajtohet Xavi.
“Filozofia e ekipit është e paprekshme dhe e panegociueshme. Nuk ka debate të brendshme për këtë. Ne e dimë se sip o luajmë dhe kemi ide të qarta”.
“Ne kemi filozofi të qartë: të luajmë futboll atraktiv, të luajmë shumë mirë në sulm dhe t’i arrijmë synimet. Ne kurrë nuk kemi menduar për ndryshim stili”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se ai nuk dëshiron t’i frikësojë lojtarët kur i kritikon, por thotë se ai ka pasur të drejtë t’i kritikojë pas ndeshjes ndaj Newcastle.

Mourinho reagoi shumë ashpër ndaj ekipit pas disfatës në St. James park dhe thotë se këto reagime i bëjnë lojtarët më të fuqishëm.
“Humbja nga Evertoni ishte pasojë e asaj që futbolli mund të jetë. Humbja ndaj Baselit ishte po ashtu e çuditshme”.
“Ndaj Newcastle kisha ndjesinë se nuk kemi qenë të mirë nga minuta e parë. Kështu që për lojtarët që kanë punuar për herë të parë me mua ndoshta kam qenë tejet nervoz”.
“Unë nuk dua të jem i frikshëm, unë thjesht dua që të kem ndikim në mentalitetin e tyre, t’i bëj më të fortë dhe më profesional. Kështu, synimet e mia nuk janë t’i frikësoj, por t’i bëj më të fortë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk do të rrezikojë punën e tij në ndeshjen ndaj Chievos të dielën, gjithnjë sipas zëvëndëspresidentit të klubit, Adriano Gallianit.

“Ndeshja ndaj Chievos është e rëndësishme pasi që jemi prapa në renditje, por nuk është ndeshja o jetë o vdekje për Allegrin”.
“Qëllimi i klubit është që të përfundojë sezonin me Allegrin në stol edhe pse secili trajner duhet që të dijë të menaxhojë ligjin e rezultateve”.
“Sidoqoftë, nuk ka ultimatum për Allegrin. Nëse pësojmë me rezultat 22-0 atëherë do të mendoja për shkarkim, por nuk më pëlqen të flas për të ardhmen”.
“E përsëris, ndeshja në Verona është me rëndësi për shkak ta tabelës, por nuk do të jetë ndeshja e fundit në histori të futbollit”, ka deklaruar Galliani.
Galliani nuk ka dashur të përgjigjet për akuzat e Barbara Berlusconit që ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të klubit. /Telegrafi/

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, mendon se klubi katalanas po kritikohet pa të tregojnë këtë sezon.

“Ne jemi në krye të La Liga, ne kemi kaluar në 16-shen e Ligës së Kampionëve, ne kemi fituar Superkupën e Spanjës. Ne po bëjmë disa gjëra si duhet...”.
“Njerëzit duhet të zgjohen. Ne nuk po bëjmë gjithçka gabim, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në disa sfera duhet të përmirësohemi”.
“Stili i kësaj skuadre vendoset nga lojtarë si Xavi, Iniesta, Fabragas dhe Busquets, të cilët kurrë nuk luajnë me topa të gjatë pasi ata nuk e dinë si ta bëjnë këtë dhe kurrë nuk e kanë provuar atë”.
“Pyetja është nëse ne duhet ta ndryshojmë veten ca, ashtu që skuadrat të mund të gjejnë zgjidhje tjera dhe të kërkojnë alternativa”, ka thënë Mascherano për Barca TV. /Telegrafi/

Bayern Munich do të jetë pa shërbimet e Bastian Schweinsteiger për një kohë, derisa mesfushori pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në gju.

Mesfushori 29-vjeçar i ishte nënshtruar ndërhyrjes në gjurin e djathtë gjatë verës, por problemi është rishfaqur dhe ai tash do të duhet të operohet edhe njëherë.
“Pas disa kontrolleve mjekësore në javët e fundit, ne kemi diagnostikuar një kockëzim progresiv post-operativ në zonën rreth gjurit të Bastian Schweinsteiger”.
“Kjo shkakton tendonit (pezmatim të pejzave) për shkak të stresit mekanik”, ka zbuluar mjeku i Bayernit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt.
Vetë lojtari është shprehur se lëndimi i kishte shkaktuar shumë dhimbje dhe se shpreson që operacioni i dytë do ta largojë problemin përgjithmonë. /Telegrafi/

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, beson se largimi i Edinson Cavanit drejt Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar veror nuk e ka dobësuar Napolin.

Dy gjigantët italianë do të përballen gjatë vikendit në San Paolo dhe Buffon mendon se ata do të kenë përballë të njërën skuadër kualitativ si ajo e vitit të kaluar.
“Në përgjithësi, skuadra e Rafa Benitez është më e fuqishme dhe më me përvojë se vitin e kaluar”.
“Largimi i Cavanit mund të kishte pasur ndikim nëse ata do të kishin sjellë dikë me kualitet më të vogël”.
“Megjithatë, dallimi nuk ndjehet kur ju sillni dikë si Higuain. Ai ka aftësi të ndryshme, por është i njëjtë në kualitet”, ka thënë Buffon për Corriere dello Sport. /Telegrafi/

Agjenti i Gigi Buffon mendon se numri 1 i Juventusit vazhdon të jetë portieri më i mirë në botë.

Buffon është kritikuar për paraqitjet e tij këtë sezon, por Silvano Martina mendon ndryshe për klientin e tij.
“Buffon ende është më i miri në botë dhe një gabim nuk mund t’i rrënojë kualitetet e tij”,
“Pepe Reina është një portier i rëndësishëm i cili është siguruar që Napolit të mos i mungojë Morgan De Sanctis, por unë mendoj se, me gjithë respektin, Buffon është superior ndaj çdokujt tjetër”, ka thënë Martina për Radio Crc. /Telegrafi/

Mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami, dëshiron t’i tregojë Liverpoolit se ka gabuar që e ka lëshuar rastin për të nënshkruar me të.

Shqiptari me nënshtetësi zvicerane kaloi tetë muaj në prova te gjiganti anglez si tinejxher, por humbi shansin për të nënshkruar kontratë të përhershme për shkak të dokumentacionit. Ai të shtunën do të rikthehet në Anfield kësaj here me fanellën e Fulhamit.
“Shkoi mirë, por kisha disa probleme me dokumentet pasi isha i ri. Kam një bollëk kujtimesh nga koha ime këtu. Kam takuar shumë njerëz të mirë”.
“Luajta dy miqësore për rezervat, me lojtarë si Steven Gerrard, Fernando Torres dhe Xabi Alonso. Mezi pres të shkoj atje sërish”, ka kujtuar Kasami. /Telegrafi/

Napoli shpreson të transferojë mbrojtësin e Chelseat Cesar Azpilicueta.

Daily Mail shkruan se spanjolli Azpilicueta është zotuar se do të vazhdojë për të luftuar për një vend në formacionin bazë të Chelseat, por shansi për të luajtur rregullisht te Napoli nën drejtimin e Rafa Benitez mund të jetë joshës.
Chelsea mund të jetë ngurrues ta shesë lojtarin në mes të sezonit, por nëse arrin ndonjë ofertë afër 7 milionë funteve, sa klubi i pagoi Marseille për 24-vjeçarin, ata mund ta pranojnë atë. /Telegrafi/

Klubet e Ligës Premier janë hedhur në kërkim të portierit të Lazios, Federico Marchetti.

Il Tempo shkruan se Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Manchester City të gjithë janë duke e përcjellë italianin.
Mediat italiane raportojnë se edhe Barcelona e ka identifikuar Marchettin si një prej tre kandidatëve të mundshëm, krahas portierit të Borussia Monchengladbach, Marc-Andre ter Stegen, dhe atij të Liverpoolit, Pepe Reina, për të zëvendësuar Victor Valdes sezonin e ardhshëm.
Manchester City fuqishëm është lidhur me transferimin e lojtarit, derisa Manuel Pellegrini kërkon konkurrencë për Joe Hart, derisa Arsenali është duke kërkuar mbulesë afatgjate për Wojciech Szczesny me Emiliano Viviano që ka arritur vetëm si huazim. /Telegrafi/

martino-kritikat-ndaj-messit-t-euml-padrejta_hd.jpg


Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, ka reaguar ndaj kritikëve të Lionel Messit që thonë se argjentinasi ka rënë në formë.


26-vjeçari ka shënuar 12 gola në 13 paraqitje këtë sezon, mirëpo në muajin tetor ai e ka gjetur rrjetin vetëm një herë (ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve).


Edhe pse Messi qëndroi tri javë jashtë fushe për shkak të lëndimit, menjëherë janë drejtuar kritika që, sipas Martinos, janë të padrejta.


"Nëse Messi nuk shënon tre gola për ndeshje, njerëzit fillojnë të mendojnë se ka ndonjë problem".


"Lëndimet ndodhin. I ndodhin edhe Messit, ose kujtdo tjetër", ka sqaruar trajneri. /Telegrafi/


Fotografia: AP

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas është i ngazëllyer me fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

“Ne kemi bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në rundin e ardhshëm. Nuk ishte e lehtë, edhe pse ata kishin dhjetë lojtarë për pjesën e dytë”.
“Ne kemi nëntë pikë nga tre ndeshje dhe tash do të shkojmë në Torino me idenë së paku të mos pësojmë, që do të jetë një rezultat i mirë dhe që na dërgon neve në rundin e ardhshëm”.
“Pjesa e parë ishte shumë ndryshe nga pjesa e dytë, dhe mendoj se pasi Pirlo dhe Llorente u larguan, ata disi vetëm pritnin të shohin çfarë do të ndodhë”, ka thënë Casillas. /Telegrafi/ 

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Mario Balotelli dhe Christian Abbiati sipas të gjitha gjasave nuk do të luajnë të martën ndaj Barcelonës.

Të dy lojtarët nuk luajtën në fitoren prej 1-0 ndaj Udineses dhe Galliani ndjen se ata nuk do të luajnë as në Ligën e Kampionëve.
“Nga ajo që më ka thënë stafi, do të jetë shumë e vështirë që Balotelli dhe Abbiati të rikuperohen në kohë për Barcelonën të martën”.
“Unë kam besim të plotë në mjekun e ekipit, profesor Enrico Castellacci, kështu që nëse Italia e la të luante, atëherë ata është dashur të jenë më të sigurt për formën e tij fizike”.
“Njerëzit thonë se ne kemi të gjitha lëndime muskulore, por vetëm Abbiati dhe Balotelli kanë lëndime muskulore, të tjerë kanë fraktura dhe operime në gju”, u shpreh Galliani. /Telegrafi/