Irina Shayk e ka dhënë një intervistë për ‘Sports Illustrated’, ku ka folur për lidhjen e saj me Cristiano Ronaldon, për të cilin thotë se i ofron krejt çka do. “Ne ishim së bashku për më shumë se tri vjet dhe jam duke e shijuar lidhjen time. Ai është një mbështetje e madhe për mua. Ai gjithmonë është në anën time dhe di se si të më bëjë të lumtur. Ai e kupton perfekt punën time, e cila është mjaft e rëndësishme për mua. E dua profesionin dhe udhëtimet, kështu që kam nevojë që partneri im ta kuptojë se unë po jap gjithçka për ta bërë këtë”, deklaroi modelja ruse.
“Si çdo femër, unë dua të kem fëmijë, një familje dhe kafshë në shtëpi. Mirëpo, nuk mund t’i planifikoni këto gjëra. Ju nuk e dini kurrë se kur do të vjen koha për këto. Cristiano është gjithmonë i qetë dhe përshtatet me personalitetin tim. Prandaj, unë mundohem t’ia ofroj tërë mbështetjen time, kur ai ka nevojë për mua”, përfundoi Irina Shayk. /Fish Media/
Garueset e Miss BumBum, i cili organizohet në Brazil, ku do të zgjidhen të pasmet më të mira, kanë gjetur kohë të luajnë edhe futboll. Sigurisht, ky sport nuk ishte shumë në mendjen e tyre, pasi 27 garueset kishin qëllime tjera – t’i promovojnë prapanicat e tyre, të cilat mund t’i sjellin fat në zgjedhjen e më të mirës, në edicionin e vitit 2013. 

Sigurisht, ato i kanë treguar edhe futbollistët e preferuar. Të gjitha kandidatet pretendojnë se ‘fundshpinat’ e tyre janë më të mirat, por përzgjedhësve u takon një punë e vështirë për të përzgjedhur se cilës do të duhet t’i takojë vendi i parë. /Fish Media/
Paraqitja fantastike e Alexis Sanchez në ndeshjen mes Barcelonës dhe Valladolidit ka bërë që mediat kiliane të krenohen me yllin e tyre. Në titujt e mediave kiliane kishte tituj bombastikë ku Sanchez krahasohej me Messin. “Kush është Messi?” ishte njëri nga titujt në një gazetë kiliane. “Nuk është Messi, është Sanchez”, “Është Messi i jonë” ishin disa nga titujt tjerë në mediat e shtetit latin. 
Diana Taurasi ka dashur ta demonstrojë personalitetin e saj të pazakontë. Basketbollistja i befasoi të gjithë duke ia dhënë një puthje lojtares kundërshtare Seimone Augustus, ndërsa më pas mori gabim personal të dyfishtë. 

“Vetëm Diana mund ta bëjë një budallaki dhe çmenduri të tillë. Duhet ta duash atë”, deklaroi Augustus. /Fish Media/
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Gareth Bale, së shpejti do të vendoset në shtëpinë e tij të re në Madrid të Spanjës.

Uellsiani ka marrë me qira një vilë në lagjen e të pasurve, La Finca, ku jetojnë një numër i madh personalitetesh të njohura, ndërsa fqinji i parë i tij është bashkëlojtari te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

Për vilën luksoze, 24-vjeçari do të ndajë 12.000 euro në muaj nga paga e tije majme.

Në broshurat reklamuese shtëpia është emërtuar si “binjake” me atë të portugezit. Ky veprim i Bale, padyshim se do të nxisë spekulime se ai dëshiron ta kopjojë Ronaldon në çdo aspekt të jetës edhe jashtë futbollit. /Telegrafi/
Supermodelja Irina Shayk dhe e dashura e sulmuesit portugez ka vendosur ti gëzojë përcjellësit e saj në rrjetet shoqërore, por edhe popullatën e gjërë Sulmuesi i Realit nga Madridi, Kristijano Ronaldo gjithsesi nuk mund të jetë i gëzuar për shkak të hapit të fundit të dashurës atraktive Shayk e cila në Instgram, ka vendosur një fotografi në të cilën pozon vetëm në brekë të tejdukshme të bardha.

Modelja ruse kohë më parë ka pozuar për një revistë amerikane, por përkundër kësaj që është gjetur në ballinë, ka vendosur ti gëzojë edhe fansat e saj që e përcjellin përmes rrjeteve shoqërore.
E çuditshme, por e vërtetë. Sidomos kur konfirmimi vjen nga numri një i Federatës Gjermane të Futbollit, Wolfgang Nirsbah. Ky i fundit ka zbuluar se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka parë Bastian Schweinsteiger totalisht nudo. Si ndodhi kjo? Jua rrëfen Presidenti i DFB-së.

"Kur Kancelarja kishte për të vizituar djemtë tanë pas ndeshjes me Greqinë (gjermanët fituan 4-2), unë isha kujdesur në mënyrë rigoroze që t’i gjente të gjithë lojtarët e veshur. Por, njëri na shpëtoi. Nuk mund ta them emrin, sepse do të ishte turp i madh për Bastian Schweinsteiger", ka zbuluar Nirsbah me shaka.

Dhe të gjithë pyesnin me habi: pse kaq tifoze është Merkel?, Kancelarja gjermane është në moshë të konsiderueshme, por duket se është rikthyer pak në rininë e saj. /albeu.com/




Cristiano Ronaldo është parë me një Ferrari të ri në rrugët e Madridit, një model ekskluziv që sipas mundodeportivo.com e ka blerë 1.3 milionë euro për të festuar rinovimin me Realin deri në vitin 2018.

Mendohet se makina me ngjyrë blu është blerë në një koncesionar të markës italiane në Portugali.

Me këtë blerje të re, parkingu i yllit të madrilenëve arrin një vlerë prej 6 milionë eurosh. Ai zotëron 20 makina luksoze, ku spikasin një Bugatti Veyron, një Koeningsegg CCX, një Lamborghini Aventator, një McLaren MP4-12C, një Bentley, një Porsche apo një Maserati.

Vetëm në një sezon Cristiano Ronaldo fiton 17 milionë euro nga kontrata, pa futur në llogari të ardhurat nga të drejtat e imazhit dhe reklamat. /albeu.com/

Mario Balotelli mbërrin me Ferrari në Coverciano, ku do të luajë ditën e nesërme kundër Bullgarisë, ndeshje vlefshme për Brazil 2014. Sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares italiane gjithmonë shfaqet në qarkullim me makina super të shtrenjta dhe kjo “bukuroshe” e kuqe është blerja e tij e fundit. 



Rrëfimi i Shqiptarit Ronald Gjoka. Ai jeton në SHBA, është dënuar me dy ditë burg vetëm sepse ka përqafuar idhullin e tij Cristiano Ronaldo. Gjoka 19 vjeçar nuk ka pothuaj kurrë shanse ta shohë Real Madridin, Live. E megjithatë atij shansi i erdhi “te shtëpia”, kur, dy javë më parë, madrilenët zhvilluan një ndeshje në qytetin ku jeton Ronald Gjoka, në Miami kundër FC Chelsea, në “Guiness International Champion Cup”.
Ndeshjen, bashkë me kupën, e fitoi Reali me rezultatin 3:1 ndërsa dy gola i shënoi, kush tjetër vec idhulli i Ronaldit, Cristiano Ronaldo. Duke parë se sa afër e kishte heroin e tij, Gjoka nuk mundi ta përmbante ë veten: ai vrapoi në fushë, edhe pse kjo është e ndaluar, u gjunjëzua para Cristianos dhe pastaj e përqafoi atë. 
Ronaldo fillimisht u duk i befasuar, por megjithatë ia bëri qejfin adhuruesit të tij, e përqafoi edhe ai. Një skenë e këndshme kjo por e papranueshme për personat që bënin sigurimin e ndeshjes. Ata ia dorëzuan Gjokën menjëherë policisë, e cila pa një pa dy, e futi atë në burg ku u desh të qëndronte dy ditë. Kjo e shndërroi në yll në SHBA, Ronaldin 19 vjeç, shkruan bild.de.
Me të hyrë në burg, të burgosurit e tjerë e dinin tashmë nga televizioni se çfarë kishte ndodhur, kështu që atij ia dhanë pseudonimin “Celebrity” (i famshmi). Ndërsa Gjoka më vonë për mediat ka thënë: “Unë e ndjek Cristianon që nga koha kur ai ka luajtur për Mançesterin. Jam një fans i madh i tij, ai është idhulli im. Një shans i tillë për të qenë kaq afër tij, më jepet vetëm një herë në jetë”. Në këto rrethana, nuk është aspak çudi që studenti shqiptar e ka marrë “me shaka” qëndrimin dyditësh në burg. “Për diçka të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë Ronald Gjoka./Fish Media/
Sony Play Station vjen me CD e re , “FIFA 2014″. Në CD-në e re Lionel Messi mbetet prapë si lojtari më komplet. 

Rankimi i tij është më i larti me notën 94. Ronaldo është i dyti me 92. Ribery, Falcao e Xavi janë me vlerësim 90. Van Persie, Ibrahimovic, Iniesta, David Silva e Di Natale përmbyllin top 10-shen.
Sporti kosovar do të jetë temë diskutimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bisedimet e vazhdueshme që po i zhvillojnë të dyja vendet në Bruksel. 

Propozimi i njerëzve të involvuar në sportin kosovar që edhe kjo lëmi të futet në dialogun ndërmjet dy vendeve më në fund duket se do të sjell fryt. 

Në fakt, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se krahas temave tjera të rëndësishme për vendin, në takimin e radhës me Kryeministrin serb Ivica Dacic do të diskutojë edhe për çështjen e sportit kosovar, i cili mbetet i izoluar tash e sa vite. 

“Në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel, po ashtu kanë mbetur të harmonizohen temat për të cilat do të diskutohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njëra ndër çështjet e para që do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve është edhe çështja e përfaqësimit të sportit kosovar në garat ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi. 

Madje, ai shprehet optimist se sporti i këtushëm do të shohë më në fund dritë, 14 vjet pas luftës. “Besoj se do të gjendet një zgjidhje për këtë punë”, ka shtuar Thaçi. Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë më 27 gusht në Bruksel. 

Shpresojmë që më në fund të thyhet barriera dhe, Serbia, me aleatët e saj, të mos e pengojë më ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. /Fish Media/ 

Sigurisht që pas futbollit, pasion tjetër i brazilianit Dani Alves është edhe muzika. 

Ai ka postuar një video në internet ku tregon aftësitë e tij në të kënduar. Pas postimit të kësaj videoje në internet, mediat menjëherë e filluan me batuta. 

"Dani Alves këndon më mirë se Justin Bieber?", ishte njëri titull që u vendos nga gazeta spanjolle Marca. Ndiqeni edhe ju aftësitë e tij./veqsport

Klubi mbretëror ka bërë gati skenën e prezantimit në Bernabeu dhe lojtari është nisur për në Madrid për të kryer testet mjekësore.

Marrëveshja prej 100 milionë euro thuhet se është arritur ndërmjet dy klubeve, që do të jetë dhe rekordi botëror për transferime, pasi është thyer i mërparshmi, të cilin e mbajti po Real Madridi me transferimin e Ronaldos për 94 milionë euro.


Bale është nisur për në Madrid siç shihet në fotografinë më poshtë, teksa ai do të kompletojë brenda 24 orëve të ardhshme edhe testet mjekësore me klubin mbretëror.




Klubi mbretëror tashmë ka filluar edhe përgatitjet për prezantimin e uellsianit.

Në Bernabeu skena është duke u bërë gati për prezantimin ku pritet të jenë rreth 80 mijë tifozë të pranishëm, teksa debutimi i Bale do të vijë më 1 shtator ndaj Athletic Bilbaos.


Sidoqoftë, pa pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga klubet nuk duhet të nxitohemi që të bëjmë parashikime, por qëndroni me Telegrafin për më të rejat nga saga më e rëndësishme transferuese e kësaj vere.
Edhe pse në moshën 38-vjeçare dhe tashmë alrg futbollit David Beckham gëzon ende një formë fizike për tu patur zili. Ish ylli i Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy, Milan dhe PSG është fotografuar në rrugët e BeverlyHills teksa lëvizte me një motor të veçantë dhe të fuqishëm. 

I veshur me një t-shirt që tëjepte mundësinë për të parë tatuazhet e tij, me një kaskë të kuqe në kokë, një palë syze dhe doreza në duar, "Spice Boy" të jepte përshtypjen e një djali "rebel", por që lëvizte me një shpejtësi brenda normave të lejuara.

Familja Beckham ndodhet prej disa javësh në Los Angeles për të shijuar diellin kalifornian dhe lidhjen e fortë me këtë qytet Beckham e tregoi edhe me anë të një fotoje ku shkruante: "Sa mirë që u kthyem në LA". /albeu.com/