Arnold Gjergjaj më 30 nëntor do të sfidojë titullin e kampionit evropian në peshat e rënda, të cilin më herët e kishte fituar edhe Luan Krasniqi. Boksieri shqiptar për kundërshtar do ta ketë kampionin aktual evropian, Derek Chisora.
Kjo do të jetë njëra prej sfidave më të rëndësishme në karrierë për Gjergjaj, i cili nuk di për humbje në ringun profesionist. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Chisoras, Frank Warren, në mediet angleze. Gjergjaj ka bilanc fantastik deri më tashti prej 22 fitoreve dhe asnjë humbje, prej të cilave 16 i ka fituar me nokaut teknik.
Chisora njihet si sfidues Vitali Klitschko për titullin e botës në versionin WBC ka një bilanc prej 18 fitoreve dhe 4 humbjeve. Pronar i titullit të EBU para disa ishte boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi. Meçi është paraparë të mbahet në palestrën “Copper Boxing Asrena” në Londër. /Zëri/Telegrafi/

Kjo pasi Haye duket se ka prerë vetullën e tij për qepjen e së cilës janë nevojitur 6 pej.
Anulimin e ndeshjes e cila do zhvillohet më 28 shtator e ka konfirmuar vetë boksieri me një komunikatë zyrtare ./veqsport.com

Floyd Mayweather Jr ka tendencën e vendosjes së rekordeve dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe me triumfin dominues ndaj Canelo Alvarez, duke e bërë këtë sfidë më të pasurën në të gjithë historinë e boksit.
Nga të dhënat e para rezulton se dueli mes amerikanit dhe meksikanit u ndoq në 2.2 milionë shtëpi me pay-per-view për mesatarisht 70 Dollarë, duke arkëtuar vetëm nga e drejta televizive rreth 150 milionë Dollarë në total.
Por nuk janë vetëm këto të ardhurat e mbledhura, pasi ata që e ndoqën direkt duelin në arenën MGM Grand Garden ishin mbi 16 mijë persona me një çmim mesatar të biletave prej 1240 Dollarë dhe në total bëhen mbi 20 milionë.

”Do të doja të ndryshoja jetën, të jetoja ndryshe. Dua të jem esëll sepse e di që jam duke vdekur. Jam në prag të vdekjes, sepse jam një pijanec, jam një i alkoolizuar kronik”, deklaroi një prej boksierëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në një konferencë për shtyp në Nju Jork.
47-vjeçari, tre herë më parë ka qenë në rehabilitim për shkak të varësisë nga substancat narkotike dhe alkooli.
Në konferencë për shtyp, Mike shtoi se kishte gjashtë ditë pa konsumuar alkool dhe se shpreson që të ketë forcë të vazhdojë kështu sa më gjatë. /Fish Media/

Boksierët do ndeshen për titullin e kampionit në IBF. Ndeshja mes tyre do zhvillohet në Dubai ose në New York.
Lajmi u konfirmua nga mediat angleze që njoftuan se data e ndeshjes është 7 dhjetori. Megjithatë zyrtarizimin e ndeshjes e dha Richard Schaefer që deklaroi se dy boksierët duan të ndeshen me njëri-tjetrin./veqsport.com
Gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani, Bild ka shpallur listën e dhjetë sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Listën e 10-të sportistëve më të mirë e kanë përpunuar 53 gazetarë të sportit në të gjithë Gjermaninë, të cilët kanë marrë parasysh rezultatet kulmore, por edhe ndikimin që kanë pasur në shoqërinë njerëzore.
I pari në këtë listë është boksieri legjendar Muhamed Ali (67 vjeçar), ish-kampion i botës tri herë në peshën e rëndë.
Në vendin e dytë gjendet futbollist legjendar brazilian, Pele (68), tri herë kampion i botës, me 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit. Ai në 1 363 ndeshje ka shënuar
1 281 gola.
Në vendin e tretë gjendet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka triumfuar në 91 gara.
Ja dhjetëshja më e mirë:
1. Muhamed Ali (boks)
2. Pele (futboll)
3. Michael Schumacher (Formula 1)
4. Michael Jorda (basketboll)
5. Roger Federer (tenis)
6. Franz Beckenbauer (futboll)
7. Jesse Owens (atletikë)
8. Diego Armando Maradona (futboll)
9. Carl Lewis (atletikë)
10. Michael Phelps (not)
Ish-kampioni i Europës në boks Luan Krasniqi, ka zgjidhur problemin me dy familjarët e tij, Dervish dhe Kushtrim Krasniqi me vendim të gjykatës gjermane. Më 6 maj të vitit 2012, Luani bashkë me vëllain e tij, Agimin, patën një sherr me xhaxhain e tyre, Dervish Krasniqi dhe djalin e këtij të fundit, Kushtrimin, ku nuk munguan grushtat dhe sendet e forta.
Kjo çështje shkoi në gjykatë, e cila të mërkurën detyroi Luanin dhe vëllain e tij të paguajnë gjithsej 2500 euro për palën tjetër, raporton Almakos.
David Haye do të rikthehet në ring brenda këtij viti ndërsa kërkon që kundërshtari i tij i radhës të jetë një prej vëllezërve Klitschko. Boksieri britanik ende nuk ka një rival për sfidën e ardhshme, por shpreson në një përgjigje pozitive nga një prej ukrainasve, në mënyrë që të mund t’i sfidojë ata për titullin kampion. “Jam disa ndeshje mangut, por gati për t’u përballur me njërin prej vëllezërve Klitschko. Jam gati për të sfiduar këdo për titullin kampion bote”, ka thënë Haye. Boksieri britanik humbi brezin e artë të titullit kampion bote në federatën ËBA në vitin 2011 kundër Vladimir Klitschko, ndërsa një vit më pas arriti të mundë amerikanin Dereck Chisora.
Ish boksieri legjendar amerikan, Mike Tyson duket se nuk e ka harruar ende zanatin e kafshimit të veshit.
Pas meçit të paharrueshëm me ish boksierin tjetër amerikan, Evander Holyfield, të cilin desh e kishte lënë pa vesh, duke ia copëtuar një pjesë të tij, Tyson veproi njëjtë edhe me aktorin e njohur amerikan, Charlie Sheen.
Natyrisht, këtë radhë gjithçka që ndodhi ishte shaka, pasi që Tyson dhe Sheen u takuan në tepihun e kuq, para një numri të madh të fotografëve, para se ta shikonin premierën e filmit ‘Scary Movie 5’ në kinemanë ArcLight Cinemas Cinerama Dome të Hollywoodit, në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Fish Media/

Ikona e boksit shqiptar, Ali Kastrati është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme. Kastrati, do të mbahet mend nga të gjithë për historinë e sportit shqiptar që ai zhvilloi ndër vite. Emri i Ali Kastratit është zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai ka zhvilluar mbi 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Në të gjithë karrierën e tij ai ka mundur të rrëmbejë 65 medalje si dhe titujt “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, etj.
Pasaporta e ikonës së ringut
Emri: Ali
Mbiemri: Kastrati
Datëlindja: 22.12.1922
Vendlindja: Dibër
Sporti: Boks, Mundje, Peshëngritje
Trofetë: 65 medalje të kampiot kombëtar, 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin. Fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të 3 sportet. Mban 65 medalje të kampionit kombëtar. Ka zhvilluar 20 takime ndërkombëtare dhe rreth 300 ndeshje si boksier. Eshtë zgjedhur midis 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë për të gjitha kohët (1998).
Titujt: “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, “Nderi i Sportit Shqiptar”

Mike Tyson dhe Evander Holyfield, dy boksierë legjendarë të peshave të rënda, janë takuar sërish dhe janë përqafuar me njëri-tjetrin, por kësaj radhe “Majku i Hekurt” nuk i ka kafshuar veshin ish-kolegut të tij siç bëri në vitin 1997.
Tyson shkoi në një supermarket të Chicago, ku Holyfield po promovonte salcën e tij për barbekju të quajtur ‘Holyfield’s Real Deal’ dhe aty u gjendën përballë njëri-tjetrit.
Tyson shkoi në një supermarket të Chicago, ku Holyfield po promovonte salcën e tij për barbekju të quajtur ‘Holyfield’s Real Deal’ dhe aty u gjendën përballë njëri-tjetrit.
Boksieri më i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, do të rikthehet në ring këtë vit, ku do të ndeshet me ish-taibokserin gjerman Uwe Hueck, në një duel humanitar në Shtutgart, shkruante dje gazeta “Pforzheimer Zeitung”.
Krasniqi dhe Huck janë të dy të angazhuar në projekte sociale, ndërsa duan që me këtë përballje të shtyjnë këto projekte përpara.Të gjitha të hyrat e duelit do t’i dedikohen SOS-Kindedoerf, që mbështetet nga Luan Krasniqi dhe për qendrën për arsim në Pforzheim, që ka shumë rëndësi për Hueckun.

Tinejxheri shqiptar me pasaportë amerikane Reshat Mati (13) merret me disiplina luftarake, ndërsa është aq dominant për moshën e tij saqë vështirë e ka të gjej rivalë, sepse askush nuk ka guxim të hyjë në ring me të.
Ky djalosh e ka nofkën “Ariu shqiptar”. Reshati deri më tash i ka 22 tituj në boks, mundje, ulimate fight...
“Më së shumti e do MMA-në, sepse kjo disiplinë është kombin i të gjitha sporteve tjera. Është sport i vështirë.
Nëse shoh se gjatë meçit, djali im merr goditje të rënda, do ta ndërprerë luftën. Ai stërvitet pesë herë në javë, nga dy orë e gjysmë. Shkon në shkollë, ushqehet, i bën detyrat e shtëpisë dhe shkon në stërvitje. Në Nju Jork nuk ka rival, kështu që duhet të udhëtojmë nëpër SHBA që të gjejmë kundërshtar”, ka thënë babai i Reshatit, Adrian Mati, raportojnë mediat amerikane. (ORAinfo)
Boksieri nga Bullgaria, Radosllav Pantevev, ka fituar çmimin kryesor të turneut më të madh të boksit në vend "Adem Jashari". Boksieri i kategorisë 81 kilogramë, të shtunën mbrëma në Prizren, në finale mposhti 2:0 boksierin nga Shqipëria, Kristian Dema.
Në edicionin e 14-të kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari morën pjesë boksierë nga 11 shtete, derisa finalja e këtij turneu u përcoll edhe nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), tajvanezi Ching-Kuo Wu.
Kampioni i botës në peshën e rëndë në boksin profesionist, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar largimin e tij nga sporti. Kampioni i botës në versionin WBC, Klitschko, në një intervistë dhënë televizionit gjerman "ARD", ka thënë se ka arritur të gjitha që ka dashur në boks.
Klitschko 41-vjeçar në ringun profesionist ka shënuar deri më tash 45 fitore (41 KO) e dy humbje. "Unë nuk dua të thyej rekord si boksieri më i vjetër në botë. Kam realizuar gati të gjitha ëndrrat që kam pasur. Duhet të jem realist dhe të shoh procesin biologjik në trup, nuk po bëhem më i ri. Me rëndësi është që të largohem në momentin e duhur", ka thënë Klitschko.
Vitali Klitschko në boksin profesionist kishte debutuar në nëntor të vitit 1996, ndërsa së bashku me vëllanë e tij Vladimirin kanë dominuar kategorinë e rëndë në vitet e fundit.
Vitali Klitschko pritet që të japë vendimin e tij definitiv për të ardhmen në sport më 17 dhjetor. Atëherë do të mblidhet për herë të parë parlamenti i ri i Ukrainës. Partia e Klitschkos, UDAR, ka fituar 14 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në fund të tetorit dhe ka siguruar 40 ulëse në parlamentin ukrainas.
"Ukraina duhet të bëhet një vend demokratik. Unë luftoj për këtë dhe jam gati i sigurt: Ne do të fitojmë", ka thënë Klitschko.
Klitschko luftën e tij të fundit e zhvilloi më 8 shtator të këtij viti ku e mposhti me nokaut teknik në raundin e katërt boksierin me origjinë nga Libani, Manuel Charr.
Vladimir Klitschko, që është pesë vjet më i ri, ka në pronë titujt e botës në versionet WBA, IBF, ËBO dhe IBO.
Me gjysmëfinalet e para që luhen sot duke filluar në orën 13:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nis edicioni i 14-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”. Do të jenë rreth 11-të shtete që të do të jenë pesë e kësaj ngjarje të madh sportive kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBK), Ramadan Selimi, ka bërë të ditur se më kohë janë bërë përgatitjet e duhura për këtë turne të karakterit ndërkombëtar.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë më kohë dhe se gjithçka është gati për fillimin e këtij turneu. Besoj se ky turne do të jetë më i mirë, e më cilësor se herëve tjera. Boksierët që do të ngjiten në ring janë boksier kualitative dhe jam i bindur se adhuruesit e këtij sporti do të kenë rastin të shohin boks cilësor”, ka thënë Selimi.
Meçet gjysmëfinale luhen në kryeqytet, kurse finalet do të zhvillohen të shtunën në Prizren. Fituesi i Kupës “Adem Jashari” do të shpërblehet me 500 euro. /KosovaPress/
Edicioni i 14-të i turneut më të madh të boksit në vend "Adem Jashari" do të jetë test i madh për Federatën e Boksit të Kosovës (FBOXK).
Ardhja e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), tajvanezit Ching-Kuo Wu, nuk ka për qëllim vetëm për të nderuar FBOXK-në, por edhe për të parë nga afër punën dhe se si organizohen turnetë në Kosovë. E nga përshtypja që njeriu i parë i boksit amator të botës do të krijojë më 16 e 17 nëntor, mund të varet edhe e ardhmja e boksit kosovar në organizatën që ai drejton - AIBA, pasi boksi i Kosovës është i pranuar përkohësisht.
Kështu vlerëson presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani. Ai u ka bërë thirrje krerëve të FBOXK-së dhe Këshillit Organizativ të turneut që të mobilizohen për të dëshmuar që në Kosovë ka një organizim të mirë

Tabloidi gjerman “Bild” ka numëruar të gjitha goditjet që ka pësuar kundërshtari i fundit i Wladimir Klitschko, Maurisz Wach
Nofulla e tij nga ky medium u konsiderua si “e çeliktë”, pasi që ka përjetuar madje 425 goditje. E gjithë kjo ka ndodhur për 36 minuta, ndërsa 310 herë është goditur me grushtin e majtë të ukrainasit.
Bild ka llogaritur edhe fuqinë e goditjeve të kampionit të botës, të cilat sipas tyre, kanë pasur një presion prej 27 tonëve apo thjesht sikur të uleshin në të disa elefantë, përcjell gazeta Zëri.
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBO, IBF, WBA, IBO dhe The Ring, Klitschko, mposhti me lehtësi polakun në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Hamburg, duke i shkaktuar atij disfatën e parë pas 27 fitoreve. Lajmonline
Klubi i basketbollit Sigal Prishtina është përforcuar me plejmejkerin amerikan Devan Downey. Ai nuk ka të drejtë të paraqitet në BKT Superligë, por vetëm në Ligën Ballkanike, nëse Prishtina merr pjesë.
Prishtinasit kanë nënshkruar marrëveshje me amerikanin deri në fund të këtij sezoni.
25 vjeçari në tri vitet e fundit ka luajtur për tri skuadra të ndryshme. Sezonin e fundit ishte anëtar i TED Kolejliler në Ligën Turke TB21. Në dhjetë ndeshjet e fundit ai kishte mesatare prej 8.3 pikëve për ndeshje. Ai ka luajtur edhe për ekipet e tjera si Antalya BSB, KK Zadar, Chorale Roanne, RBC Verviers-Pepinster, Fort Wayne Mad Ants.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshje me amerikanin që luan në pozitën e plejmejkerit. Kontratën e kemi nënshkruar kur ka ardhur drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Stricks në Kosovë, i cili na garantoi se do të marrim pjesë në Ligën Ballkanike”.
“Edhe nëse nuk marrim pjesë në këtë ligë, në do të kërkojmë që të ndryshohet rregullorja për lojtarët e huaj dhe kërkesa jonë do të jetë me tre lojtarë të huaj. Federata na ka premtuar se klubi ynë nuk do të dëmtohet”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Artan Rugova./Telegrafi/
Tabloidi gjerman “Bild” ka numëruar të gjitha goditjet që ka pësuar kundërshtari i fundit i Wladimir Klitschko, Maurisz Wach.
Nofulla e tij nga ky medium u konsiderua si “e çeliktë”, pasi që ka përjetuar madje 425 goditje. E gjithë kjo ka ndodhur për 36 minuta, ndërsa 310 herë është goditur me grushtin e majtë të ukrainasit.
Bild ka llogaritur edhe fuqinë e goditjeve të kampionit të botës, të cilat sipas tyre, kanë pasur një presion prej 27 tonëve apo thjesht sikur të uleshin në të disa elefantë, përcjell gazeta Zëri.
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBO, IBF, WBA, IBO dhe The Ring, Klitschko, mposhti me lehtësi polakun në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Hamburg, duke i shkaktuar atij disfatën e parë pas 27 fitoreve. /Telegrafi/