
Gareth Bale, Ricardo Kaka, Kozak, apo dhe Demichelis, pa përjashtuar dhe transferimin e orës së fundit të Mesut Ozil nga Reali Madridit te Arsenali. Këto ishin disa prej blerjeve të fundit të një merkato vere, që në mes të krizës financiare në Europë këtë vit ka qënë më e nxehtë se kurrë, madje dhe përsa i përket lëvizjeve të trajnerëve në stol. Pep Guardiola që mori drejtimin e Bajernit, dhe pse dihej që në Janar, ishte lëvizja e parë, që u ndoq nga kalimi i Murinjos në krye të Chelseat, dhe afrimi Ancelottit te Reali Madridit.
Vendi lënë vakant nga italiani u zu nga francezi Laurent Blanc, ndërsa në Itali Mazarri ndryshoi adresë duke zgjedhur anën zikaltër të Milanos dhe duke hapur krahun për afrimin e Benitez. Nuk u prit me shumë bujë por e rëndësishme mund të rezultojë dhe ulja në stol e Rudi Garcias në krye të Romës.
Ndërkohë që kjo verë solli dhe ndryshimin e madh në një stol legjendar, që jo rastësisht e lamë për në fund, atë të Manchester Junajtid. pas më shumë 2 dekadash, Alex Ferguson u largua nga Djajtë e Kuq duke lënë trashëgiminë për një tjetër skocez si David Moyes. Gjithsesi shifrat e cmendura xhiruan në tregun e futbollistëve.
E fundit ajo e Mesut Ozil, që la Realin, ku u afrua Bale për Arsenalin. Por turko-gjermani nuk ishte largimi vetëm nga Madridi, pasi dhe Higuain bëri lëvizjen e madhe drejt Napolit për shifrën e 35 milion Eurove. Para të cilat klubi jugor i nxori nga transferimi Cavanit në Paris për 64 milion Euro. Franca bëri sërish bujë në merkato dhe falë afrimit të miliarderit rus, Ribolovlev që shpenzoi plot 166 milion Euro për blerjen e lojtarëve, si Falcao, Abidal, Carvalho, Rodriguez apo Toulalan.
Në Spanjë përvec Realit, që afroi Bale, spikati dhe Barcelona me afrimin e Neymar nga Santosi për 57 milion Euro, ndërkohë që u largua David Villa që gjeti një derë të hapur te Atletico Madridit. Në Gjermani, lëvizja më e madhe e verës është “tradhëtia” sic e konsiderojnë tifozët e Dortmundit, të Mario Goetzes që zgjodhi të vazhdojë karrierën te Bajerni Mynihut, ndërsa vetë verdhezinjtë preferuan të afronin Mkihtarian nga Shaktar Donetsk.
Në dalje, një lëvizje jo të vogël bëri Leverkuseni, që lejoi kalimin e Schurrles për te Chelsea ndërsa në Itali, Juventusi duket se goditi në shenjë me blerjen e Tevez por dhe të Llorentes, ndërkohë që në skuadrat e tjera spikati dhe Roma me afrimin e Ljajic, ndërsa Jovetic braktisi Fiorentinën për Manchester City, por tifozët vjollcë u ngushëlluan shpejt pasi Mario Gomez i ardhur nga Bajerni Mynihut duket se ngrohu shpejt zemrat e tyre me ritëm golash.
Merkato Europiane e futbollit ka ulur siparin me rekordin e një xiro pazaresh që për herë të parë kalon 2 miliardë euro – dhe kjo e llogaritur vetëm në 5 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit. Vlersimin maksimal për dritaren e verës e meriton skuadra e principatës Monaco 8,5. Dimitry Rybolovlev, hapi kasafortën për të blerë yllin e merkatos Radamel Falcao, që u pasua nga James Rodriguez e Joao Moutinho, pa harruar ti dhurojë teknikut Ranieri Kondogbia, duke ngritur kështu një mur para mbrojtjes. E të mendosh që Monako vjen në elitë nga Divisioni i dytë.
Nuk mbetet më pas Chelsea i Roman Abramovic nën regjinë e Jose Mourinhos. Mes sulmit e mesfushës Blutë kanë zgjidhje të mira për të paktën 3-skuadra elitare. Përfituan me zgjuarsi nga situata e Anzhi për të rrëmbyer Uillian e Eto?o, pa harruar Schurlen.
Ndryshimet e rëndësishme të Real Madrid nuk kanë bindur specialistët që i kanë rezervuar vetëm vendin e tretë të meritës. Thyerja e rekordit të lojtarit më të shtrenjtë me 100 milionët e paguar për Gareth Bale nga Tottenham, dhe 4 të rinj të talentuar si Isco apo Casemiro, nuk justifikon inkasimin prej 118 milionë nga shitjet e Higuain, Albiol e Callejon te Napolit e Ozil tek Arsenal.
Merengues vleresohen me të njëjtën notë me Bayern Mynih, që nën sugjerimin e Guardiolës kanë afruar dy lojtarë me teknikë të admirueshme si Götze e Thiago Alcantara, por kanë humbur Mario Gomez e Luiz Gustavo.
Bilanci në pasiv është 20 milion, por duhet vlerësuar se Thiago e Götze janë 43 vjeç së bashku dhe dy nga 5 blerjet më të mëdha të historisë së Bayern. Vetëm i 5 PSG me blerjen e Cavanit, e 11 Barcelona me notën 6.
Vërtetë mbërriti një kampion si Neymar, por u largua Alcantara, ndërsa dështim mund të konsiderohet merkato e Manchester United, që nuk merr dot asnjë mes Fabregas, Ozil, Coentraos apo Herrerës, por ngushëllohet në fund me Fellainin.

Fituesi i shtatëfishtë i Wimbledon së fundmi u eleminua edhe nga US Open, befasisht nga Tommy Robredo me sete 6-7, 3-6, 4-6.
Këtë vit ai ka rënë i shtati në ranglistën zyrtare të Federatës së Tenisit. Ky është viti më i dobët në karrieren e tij pasi pas 13 turneve që ka marrë pjes ka arritur ta fitoj vetem njërin, Gerry Weber Open që u mbajt në Gjermani.
Ai ka luajtur deri më tani 47 ndeshje, ku ka fituar 35 dhe ka humbur 12, një rekord mjaft i keq.
Të gjitha statistikat nga karriera e tij:
-913 fitore - 210 humbje
-Janë 299 turnirët që ai ka marrë pjesë
-Ka fituar plot 77 tituj
-Ka fituar 17 titul Grand Slam
-Tituj të dyfishtë: 8
-Medalje në Lojërat Olimpike: 2
Titujt Grand Slam: 4 Australia Open, 1 French Open, 7 Wimbledon, dhe 5 US Open.
Ndoshta, është edhe mosha e tij e cila tashmë ka kapur tridhjetën dhe ka probleme. Apo vazhdon të ketë problemet e mëhershme, ato të shpinës./veqsport
Po ju fansa të nderuar, cilat është arsyeja e formës së dobët që po kalon Roger Federer?

Puna më e madhe e lojtarëve po kryhet në një nga ligat më atraktive në botë, Premier League. Tani ju sjelli 7 lojtarët më të mirë belgë në Premier League:
7. Marouane Fellaini [Everton]
6. Romelu Lukaku [Chelsea]
5. Thomas Vermaelen [Arsenal]
4. Jan Vertonghen [Tottenham]
3. Christian Benteke [Aston Villa]
2. Vincent Kompany [Manchester City]
1. Eden Hazard [Chelsea] ./veqsport.com

Një analizë mjaft interesante e cila i kushtohet 5 lojtarëve më të mirë që luajnë me këmbën e majtë në kampionatin anglez, Premier League.
Vetë fakti se Messi i cili luan me këmbën e majtë ka fituar më së shumti Topa të Artë në histori tregon se majtakët janë më të saktë.
Ja lista me 5 lojtarët më të mirë që luajnë me këmbën e majtë në Ligën Premier :
Juan Manuel Mata [Chelsea]
David Silva [Man.City]
Jack Wilshere [Arsenal]
Van Persie [Man.Utd]
Gareth Bale [Tottenham]
./veqsport.com
Amerikano-jugorët janë sërish futbollistët më të shtrenjtë në botë. Për këtë verë deri tani e udhëheq listën e futbollistëve të shitur uruguajani Edinson Kavani, i cili u transferua nga Napoli te Paris SG për shumën e 63 milionë eurove.
Ky është transferimi më i shtrenjtë për këtë verë, por merkatoja nuk ka mbaruar akoma. Blerja e dytë më e shtrenjtë është ajo e Radamel Falkaos, që u shit te Monako për plot 60 milionë euro, duke mbushur arkën e Atletiko Madridit. Ndërsa i treti në blerjet më të shtrenjta të kësaj vere është Nejmar, që erdhi nga Brazili te Barcelona për 57 milionë euro. Pastaj vjen Xhejms Rodriguez, që la Porton për Monakon për një shumë prej 45 milionë euro.
Listën e 5 blerjeve më të shtrenjta e mbyll braziliani Fernandinjo, me 40 milionë euro, ku Mançester Siti ia mori Shahtjor Donjeckut. Në të gjithë këto operacione, përjashto Barcelonën, klubet e tjera janë në dorë të sheikëve arabë apo të miliarderit rus të Monakos. Klubi i principatës ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në botë, afro 200 milionë euro deri tani, por që duket nuk do të mbarojë këtu.
Ky është transferimi më i shtrenjtë për këtë verë, por merkatoja nuk ka mbaruar akoma. Blerja e dytë më e shtrenjtë është ajo e Radamel Falkaos, që u shit te Monako për plot 60 milionë euro, duke mbushur arkën e Atletiko Madridit. Ndërsa i treti në blerjet më të shtrenjta të kësaj vere është Nejmar, që erdhi nga Brazili te Barcelona për 57 milionë euro. Pastaj vjen Xhejms Rodriguez, që la Porton për Monakon për një shumë prej 45 milionë euro.
Listën e 5 blerjeve më të shtrenjta e mbyll braziliani Fernandinjo, me 40 milionë euro, ku Mançester Siti ia mori Shahtjor Donjeckut. Në të gjithë këto operacione, përjashto Barcelonën, klubet e tjera janë në dorë të sheikëve arabë apo të miliarderit rus të Monakos. Klubi i principatës ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në botë, afro 200 milionë euro deri tani, por që duket nuk do të mbarojë këtu.
Mazzarri. Në kampionatin e fundit Inter u rendit i nënti jashtë gjithçkaje dhe pas Catania në renditje. Nuk do të jetë e vështirë që ky rezultat të përmirësohet, por nuk do të jetë as obligim fitimi i titullit, le të themi që nga vendi i pestë e sipër do të jetë një sukses. Nga të gjithë trajnerët e afruar pas Mourinhos, Mazzarri duket ai që bind më shumë.
Benitez nuk kishte drejtuar kurrë në Itali, Leonardo ishte kalimthi, Gasperini përfaqësonte një bast, Ranieri ishte një rregullues i thirrur në nevojë ndërsa Stramaccioni kishte stervitur vetëm fëmijë. Mazzarri ka ardhur tek Inter për merita sportive të akulmuluara gjatë viteve në karrierën e tij dhe nuk ra nga sipër. Futbolli i tij përshtatet me historinë e Interit. Helenio Herrera, Giovanni Trapattoni, Jose Mourinho e përbashkëta është kjo. Interi është i lidhur me vuajtjen, sakrificën dhe djersën dhe sot në Itali vetëm dy trajnerë mund ti përfaqësojnë denjësisht këto vlera; Antonio Conte dhe Walter Mazzarri.
Handanovic. Skuadrat e mëdha kanë portierë të mëdhenj. Portieri i Interit është Samir Handanovic dhe cfarëdo diskutimi mbi forcën e kësaj skuadrë do të binte nëse ai do të shitej. Handa është i vetmi futbollist i zikaltërve që mund të sjellë të ardhura në arkat e Interit dhe sot në botë mbase vetëm Neuer dhe Buffon mund të qëndrojnë mbi të.
Anësorët. Ai i Mazzarrit është futboll tradicional krahësh. Në lojën mazzarriane anësorët janë më të rëndësishmit, mbulojnë 80 metra të fushës dhe duhet të jenë të besueshëm.
Në grupin actual ka anësor që sezonin e kalur kanë vrapuar pak e keq ndaj stërvitja e re duhet t’i sjellë aty ku duhet. Në Pinzolo është parë një nagatomo i papërmbajtshëm por edhe tratuva me Juven për Islën është tërësisht në perfeksion me kërkesat e Mazzarrit. Kiliani duket perfekt dhe tek Udinese ka treguar aftësi të mira teknike dhe atletike. Tek Juve vinte pas një dëmtimi dhe nëse Mazzarri dhe përgatitësi atletik Pondrelli do ta risjellin në nivelin e tij atëherë një krah është i siguruar.
Kovacic. 19-vjecari kroat luan me Interin që nga 31 Janari. Në këto muaj është kuptuar se është një futbollist i mirë, që ka teknikë në këmbët e tij dhe vision për lojën vetëm pozicioni në fushë mbetet për tu diskutuar. Dikush e shikon si mesfushor përpara mbrojtjes, dikush trekuartist si Boban ndërsa Mazzarri e ka deklaruar se ku do të luajë kroati, pas sulmuesëve si Hamsik.
Qëndërsulmuesi. E shkuara Milto dhe e ardhmja Icardi dhe Belfodil do të alternohen ndaj e tashmja duket e garantuar. Il Principe rikthehet nga dëmtimi dhe Icardi do të jetë ai që do ti japë mundësi të pushojë herë pas here. Në sfond është edhe Belfodil ku shumë specialist të futbollit kanë parë një rritje të ndeshme të kojës së franko – algjerianit. Pa harruar më pas Palacion sulmes i lëvizshëm nga ata që i pëlqejnë Mazzarrit.
Ka edhe një motiv të gjashtë që mund të besohet tek kampionati: Inter nuk luan në Europë ashtu si Juvja në sezonin e saj të parë me Conte në stol.
Ka lojtarë që në pamje të parë të duken si atletë rekordmenë, shuëm të shpejtë dhe realisht ëshët fat ti kesh në skuadër, por duhet thënë dhe ana tjetër e medaljes së tyrë që gjithnjë është pozitive është ters ti kesh kundërshtarë.
Por, cilët janë lojtarët më të shpejtë që aktualisht vrapojnë në fushat e futbollit?
Më i shpejti absolutisht është Luis Antonio Valencia, ekuadoriani i Manchester United, i aftë të vrapojë me shpejtësinë 35.1Km/h.
Vendi i dytë i takon uellsianit të Tottenham, Gareth Bale, që vrapon për 34.7Km/h.
I treti është anglezi Aaron Lennon, po ashtu i Tottenham, që vrapon për 33.8Km/h.
Vendi i katërt i takon portugezit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, që i lë prapa kundërshtarët duke vrapuar për 33.6Km/h.
Në fund, është anglezi i Arsenalit, Theo Ëalcott, me 32.7 Km/h.
Por, cilët janë lojtarët më të shpejtë që aktualisht vrapojnë në fushat e futbollit?
Më i shpejti absolutisht është Luis Antonio Valencia, ekuadoriani i Manchester United, i aftë të vrapojë me shpejtësinë 35.1Km/h.
Vendi i dytë i takon uellsianit të Tottenham, Gareth Bale, që vrapon për 34.7Km/h.
I treti është anglezi Aaron Lennon, po ashtu i Tottenham, që vrapon për 33.8Km/h.
Vendi i katërt i takon portugezit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, që i lë prapa kundërshtarët duke vrapuar për 33.6Km/h.
Në fund, është anglezi i Arsenalit, Theo Ëalcott, me 32.7 Km/h.
I fundit në radhë është trajneri legjendar i Manchester United, Eric Harrison, i cili ka qenë “mësuesi” dhe ndihmësi i parë i Sir Aleks Fergusonit edhe gjatë fazës së krijimit të klasës së 1992-it, me yjet si David Beckham, Nicky Butt, Paul Scholes, Ryan Giggs dhe vëllezërit Neville, të cilët shkruajtën historinë e tyre te “Djajtë e Kuq”. Harrison ka thënë se Adnan Januzaj mund të jetë Cristiano Ronaldo i ri i Manchester.
Harrison ka mbetur i impresionuar me talentin e Januzaj gjatë turneut parasezonal me “Djajtë e Kuq”. Januzaj shkëlqeu gjithashtu edhe në “Old Trafford” në ndeshjen e organizuar për nder të Rio Ferdinandit kundër Sevilla. “Januzaj është një futbollist i magjishëm dhe mendoj se është i njëjtë sikur Cristiano Ronaldo. Ai mund të kalojë pa probleme kundërshtarët dhe së bashku me Zahanë, mendoj që i shtojnë shumë cilësi skuadrës”, – ka thënë Harrison. Mirëpo, për rastësi, lidhja e Januzajt me Ronaldon nuk përfundon këtu.
Djaloshi i ri nga Istogu ka të njëjtën ditëlindje me portugezin dhe me yllin e Barcelonës, Neymar. Të tre kanë lindur me 5 shkurt. Januzaj ka luajtur edhe në ndeshjen e Superkupës me United, ku zëvendësoi autorin e dy golave të fitores, Van Persi.




















