
Rafael Nadal ka dështuar të arrijë në një finale vetëm për të dytën herë në këtë edicion mahnitës (2013), pasi u mposht në gjysmëfinale të Shanghai Masters nga Juan Martin Del Potro.
Spanjolli, i cili është kthyer në maje të renditjes si tenisti më i mirë në botë, u prit se do ta festonte kryesimin me një triumf në Shangai, mirëpo pësoi nga argjentinasi me rezultat 0-2 në sete (2-6, 4-2).
Në finale, Del Potro do të luajë ndaj Novak Djokovicit, i cili mposhti Jo Wilfried Tsongan (6-2, 7-5).
Kjo ishte një tjetër humbje e papritur e fituesit të French Open dhe US Open, pas eliminimit shokues që na raundin e parë në Wimbledon. /Telegrafi/

Kjo ishte fitorja e shtatë e amerikanes në 11 duelet e përgjithshme që ka pasur me serben.
Jankovic është njëra nga dy tenistet aktive që ka regjistruar katër ose më shumë fitore ndaj tenistes më të mirë në botë (Venus e ka mposhtur 10 herë motrën e vogël).
Ky ishte titulli i 10-të këtë edicion për Serenan dhe i 56-ti në përgjithësi në karrierë, në finalen e saj të 73-të. /Telegrafi/

Tenisti serb e ka mposhtur rivalin e tij kryesor, Rafael Nadal (6-3, 6-4), i cili pritet që të hënën të marrë kryesimin në renditjet e ATP.
Djokovic u tregua bindës gjatë gjithë sfidës duke mos i dhënë shanse kundërshtarit të tij që ta rrezikonte. /Telegrafi/

Spanjolli do ta marrë kreun e listës së tenistëve më të mirë në botë nëse arrin në finale, pavarësisht se deri ku arrin në këtë garë rivali i tij dhe numri një aktual, Novak Djokovic.
Nadal, i cili çoi në 13 numrin e trofeve Grand Slam këtë vit, duke fituar Frech Open dhe Us Open, nuk ka prekur kreun që nga korriku i vitit 2011.
Kampioni në fuqi i China Open, Djokovic, luan ndaj amerikanit Sam Querrey më vonë gjatë të premtes. /Telegrafi/
Rrallëherë ndodh që ta shohim tenisten numër një në botë, Serena Williams, duke reaguar me nervozë, mirëpo kjo ka ndodhur në WTA turneun China Open në Pekin.
Motrat Serena dhe Venus Williams u eliminuan në garën e dysheve nga Hao Ching Chan dhe Liezel Huber (7-6, 4-6, 9-11).
Pikërisht pas gabimeve të motrës së vogël, fituan kundërshtaret e tyre dhe këtë Serena nuk e pranoi me qetësi. Për më shumë ndiqni videon. /Telegrafi/


Fillimi i setit të dytë foli sërish për iberikun që kishte në dorë fatin e takimit pasi kryesonte me rezultatin 4-1, por tenisti nga vendi balltik zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke fituar 5 game rresht për ta mbyllur setin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 6-4.
Në vijim, përballja pati shumë pak histori, sepse Lopez dukshëm i ngrirë nga ajo çfarë ndodhi vetëm pak minuta më parë, i la terren kundërshtarit, duke humbur edhe setin e tretë me rezultatin 6-0. Ernest Gulbis, i cili mban vendin e 36-të në klasifikimin e përgjithshëm të ATP-së, e kishte fituar turneun e fundit në muajin Janar në Delray Beach.
Nga ana tjetër, Garcia-Lopez kërkone suksesin e tretë në karrierë, ndërsa finalja e fundit që kishte humbur ishte ajo e Bangkokut në vitin 2010. Në përfundim të takimit, lituanezi u shpreh i lumtur për këtë sukses, duke theksuar se ndihet krenar për faktin që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje finale. 75 mijë doillarë është shuma që përfiton 25-vjeçari i lindur në kryeqytetin Riga.

Skocezi ishte ankuar që moti me problemet me shpinë gjatë vitit 2013, ndërsa tani nuk do të mund të shpëtojë operimit.
Murray kishte një vit të mirë tek sa fitoi trofeun e Wimbledon, kështu duke u bërë Brataniku i parë që fiton këtë trofe që nga viti 1936.
Ai do t'i nënshtrohet operimit në shpinë javën e ardhshme dhe vështirë se do shihet në turnet e tenisit këtë sezon./veqsport

Mirëpo, serbi u kthye në setin e dytë për të dalë fitues (3-6). Për të mos i dhënë shumë shpresa për kthim të vetëbesimit, Rafa u përkujdes që ta fitojë setin e radhës (6-4).
Ndërsa në setin e fundit ishte i pamëshirshëm (6-1). Kështu, 27-vjeçari fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 (6-2, 3-6, 6-4, 6-1).

Serbi Novak Gjokoviq e ka mundur gjermanin, Benjamin Becker me rezultat, 7-6(2) 6-2 6-2. Spanjolli, Marcel Granollers e ka mundur Rajeev Ram nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat, 3-6 4-6 6-2 6-3 7-5.
Julien Benneteau nga Franca e ka mundur teniserin tjetër nga Franca, Jeremy Chardy me rezultat 6-4 6-3 6-4. Gjermani, Tommy Haas e ka mundur Lu Yen-Hsun nga Tajvani me rezultat 6-3 6-4 7-6(3).
Rusi, Mikhail Youzhny e ka mundur ukrainasin, Alexandr Dolgopolov me rezultatin 7-5 6-1 6-3.

Mjeshtri zviceran, i cili pësoi disfatë befasuese në rundin e dytë të Wimbledonit në qershor dhe vuajti nga lëndimi në shpinë më herët gjatë vitit, dominoi ndaj Zemlja, i rreshtuar i 62-ti në botë, duke fituar brenda 93 minutash.
Federrer tash do të përballet me argjentinasin Carlos Berlocq i cili në ndeshjen e parë eliminoi kolumbianin Santiago Giraldo. Rundi i parë ishte i lehtë edhe për numrin një në botë, Novak Djokovic, që po në tre sete (6-1, 6-2, 6-2) eliminoi lituanin Ricardas Berankis. /Telegrafi/

Rafael Nadal e ka filluar në mënyrën më të mirë turneun Grand Slam, US Open, me një fitore bindëse ndaj amerikanit Ryan Harrison.
Tenisti spanjoll regjistroi fitore prej 3-0 në sete (6-4, 6-2, 6-2), për t’i paralajmëruar rivalët kryesore se ka shkuar në New York për ta marrë trofeun e radhës për këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në New York. Isha i pikëlluar që mungova në vitin e kaluar, prandaj është ndjenjë e veçantë që jam në Arthur Ashe. Atmosfera është gjithmonë e veçantë këtu”, deklaroi tenisti i dytë në botë pas fitores.
Në raundin e dytë, 27-vjeçari do të luajë ndaj fituesit të duelit ndërmjet Rogerio Dutra Silva dhe Vasek Pospisil. /Telegrafi/

''Ju mendoni se janë vetëm tre persona. Djokovic, Nadal dhe Murray, por mos harroni se është edhe një njeri i quajtur Roger Federer. Ju mund ta konsideroni atë si të mbaruar, por unë jo'', tha Ivanisevic.
Zvicërrani 32 vjeçar renditet si i 7 të ranglistën botërore të tenisit. Ky ishte vendi i tij më i ulët qysh nga nëntori i vitit 2002 ./veqsport.com
Me triumfin në turneun masters në Cincinnati të SHBA-së, tenisti spanjoll Rafael Nadal tani renditet si tenisti numër 2 në botë në listën ATP, kurse në listën e fitimeve nga turnetë e tenisit sivjet është bindshëm më i miri.
Ai nga fillimi i këtij viti deri tash ka fituar 6, 848, 869 dollarë amerikanë. I dyti është tenisti serb, Novak Gjokoviq, me gati 900 mijë dollarë më pak fitim, kurse i treti britaniku Andy Murray, i cili gjatë kësaj periudhe ka fituar 5 milionë e 91 mijë dollarë. Nadal një kohë të gjatë ka qenë i lënduar dhe madje ka qenë në pikëpyetje edhe kthimi i tij ne fushat e tenisit.
Por, pas rikuperimit të suksesshëm, ai u kthye fuqishëm dhe tashmë është sërish në majën e më të mirëve, gjë që pak kush e ka pritur.
Për dallim nga përparimi sensacional dhe i papritur i Nadalit këtë vit, zvicerani Roger Federertashti gjendet në pozitën e shtatë të renditjes në listën ATP, kurse në po të njëjtën pozitë është edhe sa i përket fitimit, me 1 milion e 760 mijë dollarë.
Në konkurrencën e femrave më e suksesshmja është edhe më tutje Serena Williams, e cila ka fituar 5 milionë e 465 mijë dollarë, e përcjellë nga Azarenka me afro 1.2 milion dollarë./veqsport
Tajlandezët Bodin Issara e Maneepong Jongjit garuan së bashku në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, por ata i kishin prishur punët në fillim të këtij viti, ndërsa ata u përfshinë në një dhunë në evenimentin Canada Open dje.
Finalja e tyre u ndërpre kur Issara e ndoqi Jongjitin deri jashtë fushës, të cilin më pas e goditi me boksa dhe me shqelma.
Jongjit ia hoqi fanellën ish shokut të tij duke u munduar të mbrohej, ndërsa më pas ata u ndanë nga trajnerët e tyre.
Sigurisht, as Issara nuk shpëtoi lehtë, pasi atij iu nevojitën dy qepje në vesh, ndërsa më pas të dy garuesit u suspenduan nga turneu. /Fish Media/
Grand Slaeme i Uimbëlldonit nisi me një surprizë të papritur, eliminimin e një prej pretendentëve kryesore për fitoren e tij, Rafael Nadal.
Fitues përpara një muaji në “Roland Garros”, ku shfaqi një formë të shkëlqyer fizike, Nadal ra përballë belgut “anonim” Darcis, i cili u imponua me rezultatin 7-6, 7-6, 6-4.
Një disfatë e tillë, do të përfshihet në një prej zhgënjimeve më të mëdha në historinë e tenist modern, ndërsa pritet të dëmtojë rëndë Nadal edhe në renditjen e përgjithshme botërore të tenisit mashkullor.
Për Nadalin, kjo është hera e parë që bie në një raund të parë të një Grand Sleami.
Humbja e tij është një lajm i mirë për Federer dhe Murray, të cilët do të përballeshin potencialisht me spanjollin në çerekfinale e gjysmëfinale.
Serbi Novak Djokovic dhuron spektakël gjatë një ndeshjes kundër bullgarit Grigor Dimitrov, e vlefshme për turneun Boodles në Angli.
Me ndihmën e publikut, të dy tenistët bënë pak striptizëm teksa ndërronin fanellat e tyre. Në fillim ishte serbi dhe pas tij edhe tenisti bullgar, i njohur edhe për lidhjen e tij me rusen Maria Sharapova.
Gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani, Bild ka shpallur listën e dhjetë sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Listën e 10-të sportistëve më të mirë e kanë përpunuar 53 gazetarë të sportit në të gjithë Gjermaninë, të cilët kanë marrë parasysh rezultatet kulmore, por edhe ndikimin që kanë pasur në shoqërinë njerëzore.
I pari në këtë listë është boksieri legjendar Muhamed Ali (67 vjeçar), ish-kampion i botës tri herë në peshën e rëndë.
Në vendin e dytë gjendet futbollist legjendar brazilian, Pele (68), tri herë kampion i botës, me 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit. Ai në 1 363 ndeshje ka shënuar
1 281 gola.
Në vendin e tretë gjendet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka triumfuar në 91 gara.
Ja dhjetëshja më e mirë:
1. Muhamed Ali (boks)
2. Pele (futboll)
3. Michael Schumacher (Formula 1)
4. Michael Jorda (basketboll)
5. Roger Federer (tenis)
6. Franz Beckenbauer (futboll)
7. Jesse Owens (atletikë)
8. Diego Armando Maradona (futboll)
9. Carl Lewis (atletikë)
10. Michael Phelps (not)
Rafael Nadal është një tifoz i flaktë i Real Madridit dhe këtë e ka shprehur haptas shpeshherë. Ai i përcjell shpesh ndeshjet e gjigantit madrilen, ndërsa në shtëpinë e tij ka një koleksion fanellash dhe gjësendesh të ‘Los Blancos’. Por, nëse kthehemi prapa, në fëmijërinë e tij, gjërat flasin ndryshe. Një fotografi është zbuluar së fundmi ku shihet njëri prej tenistëve më të mirë në botë me fanellën e Barcelonës, kur xhaxhai i tij Miguel Angel luante për gjigantin katalunas. Me siguri, kur ta shohë këtë fotografi, ish tenisti më i mirë në botë do të ndihet në siklet. /Fish Media/
Novak Gjokovic nuk ka mundur ti përmbajë lotët në një intervistë live për mediat në turneun "Davis Cup". Gjokovic pësoj një lëndim të rëndë duke ndrydhur kyçin e këmbës së majtë.
Gjokovic ishte duke përfaqësuar Serbinë në meçin ndaj SHBA-ve, kur pësoj lëndimin që e detyroj atë të dorëzoj ndeshjen. Gjokovic mund të jetë 3 muaj jashtë fushave që do të thoë se mund të humbas turnetë si Monte Carlo, Madrid Open, BNL Italia dhe French Open.
Në videon e parë pas lëndimit, Gjokovic nuk arriti të përmbahej lotëve duke treguar me ndjesinë e tij, se ka diçka prej vendlindjes së tij, Kosovës.
Meçi ekzibicional ndërmjet Rafael Nadalit dhe Juan Martin Del Portos në New York është bërë edhe më i veçantë kur në fushë ka zbritur aktori i njohur komik, Ben Stiller. Show-mani i vërtetë është mposhtur nga një vajzë e vogël, që nuk dukej më e madhe se 10 vjeç, e cila është përkrahur me të madhe nga publiku i pranishëm.
Para se të fillonte ky ‘mini meç’, Stiller i tha vajzës së vogël se do ta mposht. Por, kështu nuk doli dhe aktori i njohur amerikan u dorëzua në fund. Atij ia ktheu shpinën edhe publiku… /Fish Media/
Para se të fillonte ky ‘mini meç’, Stiller i tha vajzës së vogël se do ta mposht. Por, kështu nuk doli dhe aktori i njohur amerikan u dorëzua në fund. Atij ia ktheu shpinën edhe publiku… /Fish Media/

























