Inter Milan
Football Club Internazionale Milano është klub futbollistik italian me seli në Milano, Lombardi, që zhvillon ndeshjet në ligën e parë të Italisë ose Seria A.
Klubi u themelua më 9 mars të vitit 1908. Në Itali klubi është i njohur si Inter ose Internazionale.
Interi është një nga klubet më të suksesëshme në historinë e futbollit italian duke fituar 18 herë Scudetti kampionatin, 7 herë Coppa Italia (kupën e Italisë) dhe 5 herë Super Kupën Italiane.
Interi gjithashtu ka fituar 3 herë Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve), 3 herë UEFA Kupën dhe 2 herë titullin Kampion Botërorë. Gjithashtu Interi është ekipi i vetëm në Itali i cili asnjëherë nuk ka lëshuar ligën e parë (Seria A me 85 sezone të kompletuar).
Ndryshuar së fundi: 20 Maj 2012
Category: