Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, pasi e ka deklasuar Ballkanin e Bullgarisë para tifozëve të vet në një organizim të shkëlqyer, me rezultat 89-71.

 Në ora 17:30 ishin rreth tre mijë tifozë të flaktë të Sigal Prishtinës ata që hynë në sallë tejet të zhurmshëm.
Koreografia impozante emocionoi të lojtarët. Shumë mysafirë ishin të pranishëm nga fillimi i takimit, duke përfshirë zyrtarë të lartë të institucioneve.
Trajneri i Prishtinës e filloi ndeshjen pa lojtarin kryesor, Dardan Berishën, të cilin e la në pankinë, por kjo u dëshmua të jetë një lëvizje e mençur nga tekniku turk, Ceyhun Cabadak.
Kjo pasi Prishtina e staroi ndeshjen me një seri prej 12-0, ku Kendrick Jones bëri impaktin fillestar me goditje precize për tri pikë, ashtu sikurse depërtime sensacionale.
Pas përfundimit të çerekut të parë, rezultati ishte 33-13, që në masë të madhe edhe nxiti një eufori në sallë, ashtu sikurse edhe emocione, pasi loja ishte e jashtëzakonshme nga basketbollistët vendas.
Pas fillimit të çerekut të dytë ishte Dardan Berisha ai që u tregua me disa treshe të suksesshme, teksa u dalluan edhe Fisnik Rugova dhe Alban Veseli me ndërtimet e aksioneve sensacionale. I shkëlqyer ishte edhe Tay Waller, që u tregua shumë i fortë në depërtime. Mysafirët u kthyen, por jo aq fuqishëm sa për të zhdukur epërsinë tonë.
Ndonëse seria e Prishtinës nuk ishte e njëjtë sikurse në çerekun e parë, pas pjesës së parë u regjistrua një epërsi prej mbi 20 pikësh, që garantoi stabilitet në lojë, gjithë kjo falë startit fantastik. 
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e mrekullueshme e lojtarëve tanë. Sigal Prishtina e dominoi plotësisht lojën, duke ia bërë të pamundur Ballkanit që të shkrijë epërsinë e thellë, e cila në një moment ishte edhe 24 pikë.
Çereku i tretë e thelloi për tri pikë epërsinë e Prishtinës, teksa trendi vazhdoi edhe në çerekun e katërt, ku shkëlqeu Dardan Berisha me disa treshe nga distanca, pa lënë anash as kontributin e lojtarëve tjerë si Fisnik Rugova që shkëlqyen.
Dhe, ndeshja përfundoi me 18 pikë epërsi, 89-71, një fitore plotësisht e merituar e Sigal Prishtinës.
Me këtë fitore Prishtina arrin që të realizojë edhe fitoren e dytë dhe të ndajë kreun e tabelës me Kozuvin që ka po ashtu katër pikë nga dy fitore.
Vlen të përmendet organizimi fantastik nga Sigal Prishtina, ashtu sikurse edhe tifozët Plisat, që shfaqën kulturën e tifozerisë tipike evropiane, me ç’rast e bënë këtë përballje një duel basketbollistik të nivelit ndërkombëtar.
Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina e zhvillon ndaj Galil Gilboas, favoritit për ta fituar gjithë Ligën Ballkanike. Sfida zhvillohet në Izrael. /Telegrafi/ 

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1Dardan Berisha21 pikë
2Kendrick Jones20 pikë
3Blerim Mazreku 14 pikë
4A.. Waller11 pikë

Koshashënuesit më të mirë tëBC Balkan:
1S. Marinov19 pikë
2Lilov12 pikë
3P. Marinov11 pikë
4Dahlman8 pikë
 

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Tay Waller, ka lëvduar tifozët e skuadrës, Plisat, për atmosferën e krijuar në ndeshjen e sotme ndaj skuadrës bullgare, Balkan.

Sipas basketbollistit amerikan të Sigal Prishtinës, Tay Waller, tifozët prishtinas, Plisat, janë më të mirët në botë.
Waller nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, ka lëvduar tifozët e skuadrës së tij.
“Fitore e madhe ekipore sonte! Tifozët tanë janë më të mirët në botë. Atmosfera ishte e çmendur sonte,” ka cicëruar Waller.
Ndeshja e sotme ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Balkanit ka pasur vlerë historike, pasi që ka qenë ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare që është zhvilluar në Kosovë, duke mos përfshirë këtu ndeshjet e vashave të Universitetit në ligën Trocal gjatë stinorit 2003/04. /Borozani/Telegrafi/ 


Sigal Prishtina dhe Trabzonspori e kanë nisur me fitore turneun ndërkombëtar të basketbollit ‘TEB Tournament’, i cili nisi sonte në Prishtinë.

Në duelin e parë, që u zhvillua më herët, skuadra turke ia doli ta mposht Lirinë e Shkupit me rezultat 76-59. Ndërkaq, në duelin e dytë bardh e kaltrit fituan në duel me skuadrën tjetër turke Aliaga Petkim me rezultat 75-71.

Nesër do të zhvillohen ndeshjet tjera të këtij turneu. Nga ora 17:45 do të ketë përballje turke, Aliaga – Trabzonspor, kurse nga ora 20:00 në parket do të zbresin Sigal Prishtina dhe Liria. /Express/Telegrafi/


Përcaktohet kalendari i kampionatit të basketbollit, kompeticion që starton të premten, por mbeten jashtë dy skuadra të rëndësishme për meshkuj.

Shoqata e Basketbollit Tirana nuk ka paraqitur asnjë dokument në zyrat e Federatës së Basketbollit, ndërsa Studenti vetëm listën e federimeve, por pa bërë asnjë pagesë të detyrimeve.

Megjithëse dead line i vendosur nga FSHB është shtyrë, skuadrat nuk kanë plotësuar mangësitë, duke mbetur jashtë turneut, gjë që e ka limituar kompeticionin për meshkuj nga 8 në 6 skuadra.
Medaljen e artë do ta mbajë në sirtar për shumë kohë si një kujtim të përjetshëm për arritjen historike, ndërsa tani duhet të përveshë mëngët edhe më shumë për të ndërtuar një skuadër të denjë në evente edhe më prestigjoze.

Avioni më kampionët e Europës në basketboll nuk ishte ulur ende në Paris, por trajneri Vincent Collet kishte dijeni për të ardhmen e tij, ai do të drejtojë kombëtaren transalpine të basketbollit edhe në Olimpiadën Rio 2016.

Edhe pse e drejtoi skuadrën pa “mandat” në finalen kundër Lituanisë, pasi kontrata i kishte përfunduar, drejtuesit e federatës nxituan për të rinovuar besimin ndaj tij sepse paraqitja e bluve në europianin e Sllovenisë meriton një shpërblim të majmë dhe kontrata e re që iu propozua, është qershia mbi tortë.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku presidenti Jean-Pierre Siutat pohon se puna e nisur vite më parë u konkretizua me një medalje argjendi në vitin 2011, por u kurorëzua me suksesin historik të Ljubjanës ku për herë të parë, Franca u ngjit në fronin e Europës.

Prania e Vincent në stolin e Francës edhe për të ardhmen ka bindur yllin e San Antonio Spurs, Tony Parker, të ndjekë teknikun edhe gjatë viteve të ardhshme, duke shprehur gadishmërinë e tij për të ndihmuar ekipin kombëtar edhe në një eveniment madhështor si Olimpiada që do të zhvillohet pas tre viteve në Rio de Janeiro.
Franca është kampione e Europës në basketboll. Gjelat triumfojnë në finalen përballë Lituanisë në Slloveni me rezultatin 80-66 duke treguar forcën e tyre përballë kombëtares balltike, pavarësisht se Tony Parker nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Udhëheqësi i francezëve mbi parket ishte Nicolas Batum, që e mbylli takimin me 17 pikë të shënuara. Pjesa e parë e lojës ishte më e mirë për lituanesët, që arritën të përmbysnin avantazhin fillestar të transalpinëve, me një plus 5, duke e mbyllur fraksionin 22-19 në favor të tyre.

Përvoja e francezëve doli në pah në pjesën e dytë të lojës, kur francezët shënuan plot 31 pikë kundrejt 12 të lituanezëve, me dy skuadrat që vajtën në pushim me rezultatin 53-31 për gjelat. Batum ishte udhëheqësi i të tijve dhe në rebaund teksa realizoi plot 5 të tilla, aq sa diferenca vajti +16 në fund të pjesës së tretë.

Pjesa e fundit e lojës ishte thjesht menaxhimi për francezët, që ruajtën një diferencë +14 për rezultatin final 80-66, duke vendosur mbi krye dhe titullin kampion europe, për herë të parë në histori./veqsport
Sot edhe zyrtarisht në Slloveni ka nisur Europiani i basketbollit.  24 përfaqësuese do të luftojnë për titullin kontinental në një turne ku favorite është padyshim kombëtarja e Spanjës. Kampionët e Europës në dy edicionet e fundit debutuan ndaj Kroacisë me një fitore bindëse 68-40.   Rudy Fernandez (15 pikë), Marc Gasol (14 pikë dhe 11 topa në tabelë) dhe Calderon (13 pikë) nuk i lanë asnjë shans ballkanasve.  Ja rezultatet e ditës së parë të kompeticionit:  Grupi A:  Izrael – Britania e Madhe 71-75  Belgjikë-Ukrainë 57-58   Grupi B:  Letoni - Bosnje 86-75  Maqedoni – Mali i Zi 80-81   Grupi C:  Gjeorgji - Poloni 84-67  Spanjë - Kroaci 68-40   Grupi D:  Turqi - Finlandë 55-61  Suedi - Greqi 51-79   /veqsport


Njëri ndër basketbollistët më të mirë të NBA-së, Tracy McGrady, ka bërë të ditur sot për ESPN, se i ka dhënë fund karrierës së tij. 

Shtatë-herë i përzgjedhuri si All-Star, shtatë-herë i zgjedhuri në All-NBA dhe dy herë koshashënuesi më i mirë në NBA, gjatë një emisioni të mëngjesit në ESPN, bëri të ditur se do të pensionohet edhe zyrtarisht pas 16 sezoneve të kaluara në NBA. 

“Kanë kaluar 16 vite duke e luajtur lojën që e dua. Kam kaluar një kohë të mirë, por tani është koha që t’i jap fund”, tha T-Mac për ESPN. I pyetur se a është duke konsideruar ndonjë mundësi për të luajtur në Kinë, McGrady tha: “Po pensionohem zyrtarisht nga NBA. 

Dera është ende e hapur”. Me një gjatësi prej 203cm dhe një atletizëm të paparë, një gjuajtje precize nga pothuajse çdo pozitë dhe me një aftësi të pasimit të cilën shumica e plejmejkerëve vetëm mund ta ëndërrojnë, McGrady hyri në ligën më të fortë në botë (NBA) drejt nga shkolla e mesme si zgjedhja e nëntë në draftin e përgjithshëm të vitit 1997, duke iu bashkuar Torontos. 

Ai largohet me një karrierë të bujshme pas vetes. Vlen të përmendet se javën e kaluar u pensionua edhe një yll tjetër i NBA-së, Allen Iverson. 

Ndërsa, sa i përket T-Mac, ai do të mbahet në mend nga të gjithë adhuruesit e basketbollit për shkathtësitë dhe talentin më të jashtëzakonshëm që ka shkelur ndonjëherë në palestrat e NBA-së. 

Gjithashtu, ai ka hyrë në histori të NBA-së si lojtari që i ka shënuar 13 pikë për 35 sekonda, dhe kjo ka ndodhur në ndeshjen kundër San Antonio Spurs, të cilën edhe e ka fituar me gjuajtjen e tij për tre pikë në sekondën e fundit. 

Ne kemi zgjedhur një video me dhjetë aksionet më të mirë të Tracy McGradyt, të cilat ju ftojmë t’i ndiqni në vijim:
Erroll Belegu është rizgjedhur si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

  Bordi i FBK-së më herët nuk kishte praunar kandidaturën e tij, pasi siè thuhet në një marrëveshje ishin gjetur dy nënshkrime false. 

Megjithatë Erroll Belegu nuk u tërheq dhe më pas arriti të zgjidhet si i pari në basketbollin e Kosovës.  Fitorja e tij u bë e lehtë, pasi nga gara u tërheq Vuniqi ./veqsport.com
 
Për ta ndjekur fjalimin e tij të plotë, ndiqeni videon në vazhdim:
Prishtina dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët e tyre për Ballkan League.   

Kjo do jetë hera e parë që klubet nga Kosova marrin pjesë në këtë kompeticion mjaft interesant.  

Skuadra nga kryeqyteti është në Grupin A, ku si rivale do ketë skuadrat Bilboa (Izrael), Balkan (Bullgari), Teodo (Maqedoni) dhe një tjetër që do konfirmohet shpejt.  

Kurse Peja ndodhet në Grupin B me skuadrat: Levskin e Bullgarisë, SCM Craiova (Rumani), Mornar (Mali i Zi) dhe Kuzov (Maqedoni). /veqsport.com
Një prej “legjendave të gjalla” të basketbollit botëror dhe NBA-së, Kobe Bryant, është shumë pranë rikthimit të tij të shumëpritur, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në një ndeshje plejofi ndaj Golden State në 12 prill. Bryant këputi atëherë tendinën e këmbës dhe që prej atëherë, nuk ka mundur që të luajë, por ndeshja hapëse e Lakers, kundër rivalëve të të njëjtit qytet, L.A. Clippers në 29 tetor, nuk është më e pamundur për Koben.

”Tendina ime është duke u shëruar shumë shpejt dhe mirë”, deklaroi Bryant, i cili ndonëse i dëmtuar, ka udhëtuar me skuadrën në turin e saj aziatik në Kinë, Tajlandë e Filipine, pasi është absolutisht lojtari me vlerën më të madhe komerciale brenda ekipit. 

“Përgatitësit fizikë qëndrojnë gjithmonë me mua, edhe atëherë kur shkoj me pushime familjare, në udhëtime pune apo gjithçka tjetër, ndërsa këmba është gjithmonë e më mirë”, shtoi Kobe.
Gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani, Bild ka shpallur listën e dhjetë sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Listën e 10-të sportistëve më të mirë e kanë përpunuar 53 gazetarë të sportit në të gjithë Gjermaninë, të cilët kanë marrë parasysh rezultatet kulmore, por edhe ndikimin që kanë pasur në shoqërinë njerëzore.
I pari në këtë listë është boksieri legjendar Muhamed Ali (67 vjeçar), ish-kampion i botës tri herë në peshën e rëndë.
Në vendin e dytë gjendet futbollist legjendar brazilian, Pele (68), tri herë kampion i botës, me 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit. Ai në 1 363 ndeshje ka shënuar
1 281 gola.
Në vendin e tretë gjendet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka triumfuar në 91 gara.
Ja dhjetëshja më e mirë:
1. Muhamed Ali (boks)
2. Pele (futboll)
3. Michael Schumacher (Formula 1)
4. Michael Jorda (basketboll)
5. Roger Federer (tenis)
6. Franz Beckenbauer (futboll)
7. Jesse Owens (atletikë)
8. Diego Armando Maradona (futboll)
9. Carl Lewis (atletikë)
10. Michael Phelps (not)
Sigal Prishtina shumë shpjet do të zyrtarizojë transferimin e katër basketbollistëve të huaj. Krerët e bardhekaltërve tashmë më shumë së kurrë janë duke punuar në mënyrë që të krijojnë një skuadër të denjë, e cila do ta prezantonte në mënyrën më të mirë të mundshme vendin tonë në sezonin e parë në garat ndërkombëtare (Ligën Ballkanike).

“Ne jemi duke zhvilluar negociata me disa basketbollistë të huaj. Bëhet fjalë për lojtarë nga Amerika, por edhe nga Evropa. Është duke u punuar në këtë drejtim dhe besoj se shumë shpejt do të prezantojmë katër basketbollistët e huaj”, ka deklaruar për Kosovapress drejtori sportiv, Florian Miftari.
Ish-basketbollisti i disa klubeve të vendit tonë, thotë se për të gjithë lojtarët vendore, Sigal Prishtina i ka dyert e hapura. Sipas tij, kjo vlen edhe për yllin pejan, Dardan Berishën.
“Sigal Prishtina ua ka hapur derën të gjithë lojtarëve vendorë, të cilët mund ta prezantojnë skuadrën tonë, por edhe vet Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Ballkan Ligë. Kjo vlen edhe për Dardan Berishën. Ne nuk kemi folur me Dardanin, por çdo lojtar që mendon se mund të japë kontribut në prezantimin tonë sa më të mirë në Ballkan Ligë, mund të bëhet pjesë e Sigal Prishtinës”, ka theksuar Miftari.
Por, sipas Miftarit, kjo mundësi nuk vlen edhe për ‘playmekerin’ e Pejës, Samir Shaptahoviqin, i cili llogaritët një nga basketbollistët më të mirë në Kosovë. “Samir Shaptahoviqi nuk mund të rikthehet në Sigal Prishtinë”, ka shtuar ai.
Miftari ka folur edhe për trajnerin që do ta drejtojë Sigal Prishtinën në sezonin e ardhshëm. Ai e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në klub të trajnerit turk, Ahmet Kandemir, i cili e drejtoi ekipin prishtinas në sezonin që e lamë pas.
Tony Parker ka lënë prapa lëndimin për të udhëhequr San Antonio Spurs në fitoren 114-104 ndaj Miami Heat në ndeshjen e pestë finale të NBA-së.
Parker shënoi pikët më të larta të takimit, 26, para publikut vendas që brohoritnin “M-V-P” në mbështetje të tij, derisa Spurs fituan për të kaluar në avantazh 3-2 në serinë e ndeshjeve finale.
Manu Ginobili, i cili ka qenë cak i kritikave së fundi për mungesën e produktivitetit, i dha ekipit 24 pikë dhe 10 asistime për ndeshjen më të mirë të tij në finalet e NBAsë, derisa Spurs i afrohen titullit të parë që nga viti 2007.
LeBron James dhe Dwyane Wade shënuan nga 25 pikë secili për Heat, që do të duhet të fitojnë të dyja ndeshjet e radhës për ta mbrojtur titullin e vitit të kaluar.
Ndeshja e gjashtë zhvillohet të martën, kur seria do të zhvendoset në Miami për dy takimet e fundit.

Gjysëmfinalja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll solli një sfidë tejet interesante mes Bashkimit dhe Pejës. Në një atmosferë fantastike në Prizren, Peja arriti fitore me rezultat 64-63.
Peja pati epërsinë në dy çereket e para të ndeshjesa, ndërsa Bashkimi u këndell në dy të fundit.
Fitorja e Pejës u arrit në sekondat e fundit të ndeshjes kur Dardan Berisha realizoj për 3 pikë për fitoren e Pejës.
Pas kësaj fitoreje Peja do të takohet në finalen e kupës këtë të diel përballë Prishtinës./Indeksonline/ 
Ylli i Miami Heat, LeBron James, u nominua si “Sportisti i Vitit” nga revista prestigjoze “Sport Illustrated”. Ky është një çmim mirënjohjeje për kampionin e basketbollit amerikan. LeBron gjatë vitit 2012 ka fituar titullin e NBA dhe medaljen e arit në Olimpiadën Londër 2012. James ka fituar gjithashtu edhe çmimin e lojtarit më të mirë të finaleve play off. Shtatlarti i skuadrës nga Florida cilësohet si një nga sportistët më të mëdhenj të basketbollit amerikan, madje shumë analistë e krahasojnë edhe me të madhin Michael Jordan.
Skuadra kaliforniane mundi me vështirësi 118-116 Golden State duke mbajtur gjallë shpresat për në playoff por lajmi i keq ka të bëjë me yllin e ekipit, Kobe Bryant i cili u dëmtua në periodën e fundit kur kishin mbetur 3 minuta nga fundi. Bryant la gjurmën e tij me 34 pikë të shënuara dhe pikërisht largimi i tij nga tapeti desh vuri në diskutim fitoren e vendasve. Raportohet se Bryant ka pësuar dëmtim të rëndë në tendinën e akilit të këmbës së majtë çka do të thotë se mund të mungojë, ndoshta per një vit dhe tashme vihet në diskutim kalimi i Los Angeles Lakers në playoff sepse skuadra varet plotësisht te talent ii tij. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Brroklyn 117-109 ndaj Indianas, suklses që siguron vendin e 4 në Konferencën e Lindjes ndërsa New York Knicks kaloi Cleveland 101-91 falë edhe 31 pikëve të Carmelo Anthony

Njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e basketbollit, superylli i LA Lakers, Kobe Bryant mund të pensionohet para kohës. Ylli amerikan ka pësuar lëndim në ndeshjen e mbrëmshme që Lakers e fitoj ndaj Golden State.
Bryant ka lënduar thembrën e këmbës duke lëshuar parketin në minutat e fundit të ndeshjes. Sipas mediave amerikane, Bryant mund të pensionohet nga basketbolli që tani.
Në analizat e para duket se bëhe fjalë për një lëndim serioz i cili nuk pritet ta kalohet pa operacion.
Michael Jordan di shumë mirë se si ta shijojë jetën. Legjenda amerikane e basketbollit së fundmi i mbushi 50 vjet, ndërsa ka vendosur t’ia bëjë vetes një dhuratë prej 12,4 milionë dollarësh: e bleu një vilë luksoze, së cilës nuk i mungon asgjë.

11 kamera, një park, një pishinë dhe natyrisht një fushë basketbolli për ta sfiduar ndoshta ndonjë mysafir. Një vilë ëndrrash kjo me të vërtetë ku ‘Air Jordan’ do të kalojë shumë kohë së bashku me të fejuarën Yvette Prieto, modelen dominikane 32 vjeçare, me të cilën planifikon të martohet më 27 prill. /Fish Media/
Edhe basketbollistët shqiptarë dinë të kërcejnë Harlem Shake. Pas publikimit të videove të ndryshme nga klube të njohura që kërcejnë ‘Harlem Shake’, tani radhën e kanë klubet shqiptare. Kështu, furia e ‘Harlem Shake’ ka vërshuar edhe klubet shqiptare të bashketbollit, të cilat me pjesëmarrjen e basketbollistëve të KB Studenti, KB Shoqata Tirana dhe KB Kamza kanë realizuar ‘Harlem Shake’ shqiptar. /Fish Media/