Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie do të kërkojë 80.000 funte (85.000 euro) në javë në momentin e vazhdimit të kontratës së tij, njofton “News of the World”.Në nëntor të vitit që shkoi Topçinjtë filluan bisedimet me yllin e tyre për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2013, dhe holandezi ishte pajtuar që të fitonte nga 65.000 funte (69.000 euro) në javë, mirëpo bisedimet ishin ndërprerë për shkak se skuadra kishte bërë një riorganizim. Ndërsa tani pritet që Van Persie të kërkojë më shumë para për shërbimet e tij. 25-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe dhjetë asiste në të gjitha garat. Mungesa e Cesc Fabregas e ka bërë atë njeriun kryesor të skuadrës, prandaj meriton të trajtohet si i tillë edhe në aspektin financiar.
Trajneri i Rusisë, Guus Hiddink, ka kritikuar shpalljen e Cristiano Ronaldos si lojtarin më të mirë të vitit duke preferuar kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, për këtë çmim.“Cristiano Ronaldo është një lojtar që duket bukur, është gjithmonë me stil, ndërsa flokët e tij janë gjithmonë të rregulluara. Mirëpo, shpallja lojtari më i mirë i vitit është e tepërt”. “Unë epreferoj Gerrardin. Ai është një lojtar me një teknikë superiore dhe përmbush të gjitha kualitete taktike, ndërsa unë e admiroj shpirtin dhe qëndrimin e tij në fushë”. “Në futboll gjithçka ka të bëjë me pasionin për lojë. Gerrard është një lojtar me të cilin identifikohen tifozët. Ai është një njeri i cili e bart në vete dashurinë për skuadrën e tij”. “Nuk duhet ta mohoj që Ronaldo i argëton tifozët dhe ka aftësi të shkëlqyeshme. Mirëpo, ai mundohet më shumë ta joshë publikun dhe të bëjë shfaqje. Gerrard dhe dyshja e Barcelonës, Xavi dhe Messi, nuk fokusohen në vetvete. Ata luajnë për skuadrën”, ka përfunduar mendimin tij holandezi.
Skuadra e Barcelonës i është hakmarrë të vetmes skuadër e cila e ka mposhtur këtë edicion, asaj të Numacias, duke e mposhtur në Camp Nou me rezultat 4-1.Pjesa e parë e takimit ishte e plogësht sa i përket golave, pasi rrjetat heshtën në të dyja anët, por kështu nuk ndodhi në pjesën e dytë. Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), pas një depërtimi të Alves, superylli argjentinas Lionel Messi vetëm e preku topin lehtë sa për ta devijuar në rrjet duke hapur serinë e golave. Vendasit dyfishuan epërsinë pas katër minutash (53’), këtë radhë ishte Samuel Eto’o lojtari i cili e mposhti portierin Juan Pablo. Në të dy rastet e golave, lojtarët e Barcës u gjetën në pozicione të dyshimta, sidomos Alves kur e pranoi topin. Mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 me një gol të Javier Barkeros (61’) të shënuar nga gjuajtja e lirë. Në njëzet minutat të fundit të takimit (71’), Thierry Henry riktheu avantazhin e dyfishtë të katalunasve duke shënuar golin e tretë, pasi Messi e grumbulloi ‘gjithë’ skuadrën e Numancias rreth tij dhe pasoi te francezi, i cili nuk hezitoi të shënonte. Lojtari më i mirë në botë këtë sezon, Lionel Messi, shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcën, pasi në stilin e tij kaloi gjithë mbrojtjen kundërshtare (76’). Argjentinasi nuk pati fatin ta kompletonte hat-trickun e tij, pasi në minutën e 87-të traversa ia mohoi golin. Me këtë fitore Barcelona shmanget në pesëmbëdhjetë pikë diferencë nga përcjellësit e saj, Real Madrid dhe Sevilla, të cilët të dielën zhvillojnë ndeshjet e javës së njëzet kundër Deportivo La Corunas dhe Racing Santanderit, respektivisht.
Mourinho kërkon Lionel Messin dhe klubi i Interit është duke përdorur traierin e kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona për të arritur objektivin.Tekniku i kombëtares është si një baba për Messin por nga ana tjetër ka marëdhënie të shkëlqyera me Interin. Ndoshta është ende herët që Moratti të shpenzojë 150 milionë euro për argjentinasin e Barcelonës, por po mundohet të fitojë zemrën e tij nëpërmjet traierit të kombëtares.
Ndeshja kryesore e javës së njëzet në Serie A është zhvilluar sonte të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ku janë takuar Juventusi dhe Fiorentina.Bianconerët kanë arritur të fitojnë tre pikë të arta në këtë ndeshje të bukur dhe shumë të vështirë për t’u fituar, pasi kanë fituar kundër Violas me rezultat minimal prej 1-0.Zonja e Vjetër zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se kundërshtari, megjithatë në raste të caktuara ka mundur të dënohet nga kundërsulmet e Violas.Rastet e bardhezinjve u konkretizuan në minutën e 21-të, kur pas një superpasimi të kapitenit Alessandro Del Piero, Claudio Marchisio (i cili këtë mbrëmje luajti në vend të Momo Sissokos së suspenduar) e mposhti portierin Sebastian Frey.Deri në fund të pjesës së parë u shpërdoruan disa raste nga të dyja anët, ndërsa vendasit ishin më dominues. Te Fiorentina vlen të përmendet një traversë, si dhe dy momente të dyshimta për një penallti dhe një pozitë jashtë loje. Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo u zhvillua një ndeshje shumë e bukur me shumë raste, por fatkeqësisht pa gola.Fiorentina pati shumë raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo lojtarët me fanellat vjollcë nuk arritën ta kalonin portierin më të mirë në botë, Gigi Buffon, i cili i përkujtoi të gjithë se është kthyer në portën e Juves. Nga ana tjetër, edhe te Bianconerët nuk munguan rastet, por edhe ata nuk u treguan të vendosur para portës së Sebastian Freyt.Me këtë fitore, Juventus barazohet me pikë me Interin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë kalon në pozitën e parë në tabelë. Rikujtojmë që Zikaltrit të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen e javës së njëzet kundër Sampdorias në Giuseppe Meazza, por do të jenë të hendikepuar pasi do të luajnë pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar.
Ndeshjen e hapi skuadra e Tottenhamit me anë të sulmuesit të vetëm Roman Pavlyuchenko, i cili pranoi një top nga Tom Huddlestone për ta mposhtur me kokë portierin Ben Foster. Pas këtij goli, Spursat u mbyllën në gjysmën e tyre dhe u munduan me vështirësi të madhe të mbroheshin nga kundërshtarët e tyre. Golin e barazimit e shënoi Paul Scholes (35’), ndërsa menjëherë pas (36’), ishte pikërisht ish-lojtari i Tottenhamit, Dimitar Berbatov, i cili shënoi golin e fitores. Ndeshja u mbyll që në pjesën e parë sa i përket golave, pasi që në pjesën e dytë rrjetat heshtën.
















