Sulmuesi argjentinas Lionel Messi nuk mund tё garantojë se ai do ta kalojë tё gjithë karrierën e tij futbollistike nё Barcelona.Argjentinasi kishte parë se si miku i mirё i tij, Ronaldinho, ishte detyruar tё largohet nga Barcelona gjatё verёs sё kaluar, nё drejtim tё Milanit. “Nuk ёshtё e pamundur (tё largohem). Shiko çfarë ndodhi me Ronnien. Nё vitin e fundit, ai nuk ishte i lumtur dhe kjo nuk ishte pse se dëshironte tё largohej”, ka thёnё Messi. “Kam ardhur kёtu qё si 13-vjeçar dhe ky klub mё ka dhёnё mua dhe familjes time gjithçka. Dashuria e tifozëve ёshtё gjёja mё e rёndёsishme dhe unё nuk synoj tё shkoj askund tjetër”, ka shtuar sulmuesi.
Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Giuseppe Meazza kundër Sampdorias në takimin e fundit të javës së njëzet në Serie A.Të dyja skuadrat kundërshtare e filluan ndeshjen në mungesë të sulmuesve kryesorë. Te Inter mungoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Sampdoria nuk u paraqit Antonio Cassano. Pjesa e parë e takimit u zhvillua në një ritëm të plogësht, me raste të rralla, megjithatë zikaltrit arritën ta shënojnë golin e fitores.Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian Adriano, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi një top nga Maicon dhe shënoi në portën e Castellazzit.Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën disa raste të pakonkretizura, megjithatë Nerazzurët arritën të dalin fitues nga ky takim shumë i vështirë dhe të nxjerrin tre pikët, të cilat e rikthejnë Interin në krye të tabelës.Me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Fiorentinës, Juventusi pati fatin të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të kësaj ndeshje, pasi kampionët në fuqi sërish marrin primatin dhe qëndrojnë tre pikë para Zonjës së Vjetër.
Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë që ka shfaqur në ndeshjet e fundit duke e mposhtur skuadrën e Deportivo la Corunas me rezultat minimal prej 1-0.Los Merengues zhvilluan lojë më të mirë se kundërshtari i tyre, megjithatë arritën të shënojnë vetëm një gol. Por duke mos mohuar edhe rastet e La Corunas, të cilët disa herë kanë mundur t’i dënojnë Los Blancos. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kapiteni legjendar, Raul Gonzalez Blanco, i cili devijoi me kokë një krosim të Lassana Diaras për ta mposhtur portierin Munua (40’). Me gjithë rastet e shumta, sidomos në minutat e fundit, kur Arjen Robben krijoi disa shanse për vetë dhe për bashkëlojtarët e tij, nuk u shënua asnjë gol tjetër.Me këtë fitore Reali qëndron dymbëdhjetë pikë prapa Barcelonës që prin Kampionatin, ndërsa i është shkëpuur për tre pikë skuadrës së Sevillas, e cila gjendet në vendin e tretë.
Derbi i qytetit të Liverpulit i zhvilluar të dielën ndërmjet Liveropoolit dhe Evertonit në kuadër të raundit të katërt të FA Cup nuk dha fitues, pasi takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.Evertoni ishte skuadra e parë e cila krijoi epërsinë me një gol të shënuar nga Joleon Lescott (27’), i cili pranoi një top nga Cahill dhe mposhti portierin Reina. Liverpool barazoi rezultatin në pjesën e dytë (54’). Golashënues ishte kapiteni Steven Gerrad, i cili pranoi një asist nga Torres dhe shënoi në portën e Howard. Deri në fund të takimit Redsat ishin skuadër dukshëm më e mirë ne fushë, mirëpo nuk arritën që ta fitonin takimin. Takimi tjetër i zhvilluar sot në kuadër të raundit të katërt FA Cup ndërmjet Cardiff Cityt dhe Arsenalit në Ninian Park, përfundoi pa gola.
Milani ka shkaterruar 1-4 Bolonjen ne javen e 20-te te Serise A. Shume shpejt qe ne minuten e 9 kuqezinjte kane pare veten ne disavantazh pas nje goli te Di Vaio te shenuar me ane te nje 11-metershi.Por ky rezultat ka zgjatur vetem 4 minuta kur Sedorf barazon ne 1-1 lojen.Nje nderhyrje e gabuar ndaj Zambrotes sjell nje 11-metersh ne favor te Milanit i cili shnderrohet ne gol nga Kaka. Ka qene pikerisht braziliani i cili ne perfundimin e pjeses se pare shenon nje tjeter gol duke mbyllur gjithcka te ketij takimi.Pjesen e dyte Bolonja e fillon me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Mudingajit. Milani i avantazhuar edhe nga epersia numerike shenon edhe golin e 4 me Devid Bekham, i pari per te me fanellen kuqezi.Kjo fitore e con Milanin ne kuoten e 40 pikeve 3 me pak se Interi qe do te zhvilloje ne 20:30 ndeshjen e javes kunder Sampdorias.Edhe Roma vazhdon serine e sukseseve. Skuadra e Spaletit ka mundur ne kete fundjave 0-3 Napolin. Filip Mekses hap serine e golave per Romen qe ne minuten e 18, nderkohe qe mbrojtesi tjeter Huan shenon golin e dyte brenda 45 minutave te para.Ne te dyten malazezi Vucinic shenon edhe golin e trete qe i jep Romes mundesine te afrohet ne vendin e gjashte me 33 pike aq sa edhe Napoli i vendit te peste.Nderkohe surpriza e kesaj fundjave te Serise A ka qene humbja 1-4 e Lacios me Kaliarin. Edhe pse lacialet shenojne te paret qe ne minuten e 4-t, rezultati barazohet 2 minuta me pas nga Jeda dhe ka qene serish ai i cili ne minuten e 9 shenon edhe golin e avantazhit.Akuafreska shenon golin e trete per Kaliarin dhe Matri vulos fitoren me golin e katert brenda pjeses se pare. Nderkohe per Lacion akordohen dy 11-metersha te cilat u humben nga Roki dhe Zarate.Serie A, xhiroja 20:Bologna - Milan 1:4 (Di Vaio 9-11m / Seedorf 13, Kaka 17-11m, 43, Beckham 59)Genoa - Catania 1:1 (Milito 73 / Martinez 67)Lazio - Cagliari 1:4 (Rocchi 4 / Jeda 6, 9, Acquafresca 21-11m, Matri 41)Napoli - Roma 0:3 (Mexes 18, Juan 32, Vuçiniç 50)Lecce - Torino 3:3 (Munari 12, 45, Castillo 73 / Saumel 47, Dellafiore 56, Natali 77)Palermo - Udinese 3:2 (Simplicio 17, 53, Cavani 57 / Pepe 2, Di Natale 63)Siena - Atalanta 1:0 (Frick 44
Drejtuesit e Chelseat kanë konfirmuar se ata nuk janë të interesuar ta transferojnë sulmuesin e Manchestre Cityt, Robinho.Braziliani ka pasur probleme me skuadrën e tij, sidomos pasi City dështoi ta transferonte Kakanë, ndërsa largimi i tij nga fusha stërvitore pa marrë leje prej askujt, shënoi zanafillën e spekulimeve për largimin e tij nga ‘pasanikët’. Në verën e vitit që shkoi, Chelsea ishte favoriti kryesor për ta transferuar ish-lojtarin e Real Madridit, mirëpo ata u ‘mposhtën’ nga City në momentin e fundit. Ndërsa së fundmi është spekuluar se trajneri i Bluve, Luiz Felipe Scolari, dëshiron t’ia ofrojë Cityt Didier Drogban për të fituar shërbimet e brazilianit. Megjithatë në një intervistë për “Sunday Express”, ndihmës-trajneri i Chelseat, Ray Wilkins, ka konfirmuar se Robinho nuk bën pjesë në planet e tyre. “Nuk kemi biseduar me Manchester Cityn për asnjë lojtar, kështu që mund të them se Robinho nuk është në planet tona”, ka thënë Wilkins.
















