Agjenti dhe vëllai i superyllit brazilian Ronaldinho, Roberto de Assis, ka lavdëruar yllin e Barcelonёs, Lionel Messi. Messi dje komentoi rastin e Ronaldinhos, i cili ishte detyruar tё largohej nga Barcelona.
“Rasti i Ronniet dhe Messit nuk krahasohen, pasi secili lojtar ka tregimin e tij. Vëllai im pati disa momente dramatike para se tё largohej nё drejtim tё Italisё, derisa me Leo shpresoj se ai do tё kënaqet nё fitimin e titujve dhe tё qenit kampion nё Barcelona”, ka thёnё De Assis. “Ka njё miqësi tё madhe mes nesh, qё lulëzoi gjatё kohës nё Barcelona. Ai ishte njё shok mё ndryshe. Messi ёshtё njё person i mrekullueshëm dhe njё lojtar spektakolar”, ka shtuar braziliani.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk është i shqetësuar për formën e Cristiano Ronaldos, dhe i ka hedhur poshtë zërat se ai ka mungesë të vetëbesimit.
Edhe pse Ronaldo ndoshta kurrë nuk do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, kur shënoi 42 gola, ai nuk ka qenë aspak mbresëlënës këtë sezon dhe duket se lufton për t’u rikthyer në formën e tij kulmore.“Mendoj se Ronaldo nuk ka problem me vetëbesimin. Ai ka shumë vetëbesim dhe beson në kualitetet e tij. Ai ka humbur disa shanse, por megjithatë ka shënuar 10 gola për ne”, ka thënë Ferguson.“Në fund të sezonit do të ketë më shumë se 20 gola, që është fantastike për një anësor”, ka përfunduar trajneri skocez.
Në faqen zyrtare të Chelseat shkruan se Tottenham Hotspur ka transferuar portierin e Bluve, Carlo Cudicini. “Chelsea konfirmon që Carlo Cudicini sot ka nënshkruar me Tottenham Hotspur si transfer i lirë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.
Cudicini ka pasur një karrierë të mirë te Blutë duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dhe dy Kupa FA. Në vitin 2002 ai është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës. Mirëpo, 35-vjeçari nga Milano u bë i padëshirueshëm në formacionin bazë të Chelseat që nga ardhja e Petr Cech në vitin 2004.
Sulmuesi i Interit, Adriano, ka marrë një dënim pre tri ndeshjesh moslojë, pasi e ka goditur njërin nga lojtarët kundërshtarë në takimin e të dielës mbrëma kundër Sampdorias.
Në minutën e 40-të takimit, Adriano e ka goditur në stomak markuesin e tij, Daniele Gastaldello. Gjyqtari nuk e ka parë këtë veprim agresiv të brazilianit, kështu që vendimin e ka marrë Gjykatësi i Sportit, Gianpaolo Tosel, i cili e ka caktuar dënimin. Në ndeshjen kundër Sampdorias, u largua me karton të kuq edhe trajneri Jose Mourinho, i cili e ofendoi gjyqtarin.
Drejtuesi i Aston Vilës, Martin O’Nill, ka të gatshme 10 milion stërlina për të marrë shërbimet e dy lojtarëve të Mançester Sitit, Maikell Xhonson dhe Daniel Stjurrixh.
Xhonson mund ta lërë Mançesterin pas blerjeve të fundit të kryera nga Mark Hjuxh. 20-vjeçari e ka mjaft të vështirë t’i qendrojë konkurencës tek kjo skuadër. Kartoni i tij mund t’i kushtojë 6 milion stërlina Aston Vilës, sipas Mirror. Stjurrixh, 19 vjeç, kushton afër 4 milion për Aston Vilën. Futbollistët premtojnë shumë për të ardhmen, por Mançester Siti nuk ka aspak ndërmend të presë ngritjen profesionale të tyre.
Mesfushori holandez Clarence Seedorf ka dyshime se bashkёlojtari i tij tek Milani, Leite Kaka, do tё mbetet nё klubin italian edhe pёr njё kohё tё gjatё.
Seedorf ёshtё i alarmuar nga interesimi i fundit i Real Madridit pёr Kakan, derisa pёr brazilianin ёshtё i interesuar edhe menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari. “Kurrё nuk kam menduar se Kaka do tё largohet tash. Por nё qershor ёshtё edhe njё afat tjetër transferimi dhe do tё shohim nёse ai do tё mbetet”, ka shprehur dyshimet Seedorf.