Takimi miqësor i zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin e Marseille, Stade Velodrome, ndërmjet përfaqësueses së Francës dhe asaj të Argjentinës ka përfunduar me rezultat prej 2-0 në favor të të zgjedhurve të legjendës Diego Maradona.Përfaqësuesja e Argjentinës ishte skuadër dominuese në këtë përballje duke mos i lënë asnjë hapësirë francezëve, të cilët ishin të pafuqishëm, pavarësisht se luanin në teren vendas. Argjentinasit shënuan nga një gol në të dyja pjesët. Jonas Gutierrez krijoi epërsinë për mysafirët pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’), ndërsa Lionel Messi dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë (83’), pasi pranoi një pasim nga Carlos Tevez. Kjo humbje duhet ta alarmojë Federatën Franceze të futbollit se ka ardhur koha që t’i tregohet dera trajnerit Raymond Domenech, i cili në asnjë mënyrë nuk po e gjen formulën e fitores.
Kombёtarja gjermane e ka filluar me humbje vitin 2009, pasi u mposht me rezultat minimal prej 1-0 nё miqësoren përballё Norvegjisё.Djelmoshat e trajnerit Joachim Low nuk arritën tё gjejnë portёn edhe pse kishin përballё njё kundërshtarё jo shumё tё fuqishëm. Fati i ndeshjes sё zhvilluar nё Dusseldorf u vendos nga njё gol i shёnuar nga Christian Gindheim nё minutën e 6-tё tё ndeshjes. Nga ndeshjet tjera interesante, Bregu i Fildishtё ka arritur tё barazojё përballё Turqisё nё çastet e fundit tё ndeshjes. Turqit kishin kaluar nё epërsi me golin e Gokhan Unal pas 11 minutash lojё, ndërsa rezultatin e barazoi sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba. Barazim 1-1 kanё luajtur edhe Zvicra përballё Bullgarisё dhe Holanda ndaj Tunisisё. Kroacia ka arritur tё mposhtё Rumaninё me rezultat 2-1.
Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Maltës dhe Shqipërisë në “Ta' Qali" të La Valleta-s ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola, rezultatit e cili thuajse e përjashton Shqipërinë nga gara për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të vitit 2010 që zhvillohet në Afrikën e Jugut.Kombëtarja kuqezi ka treguar një paraqitje mjaft të dobët në këtë takim duke arritur të nxjerrë vetëm një pikë në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Parë. Në mungesë të dy shtyllave kyçe të mesfushës, kapitenit Altin Lala dhe Lorik Canës, djelmoshat e Arie Haan nuk arritën të sjellin tri pikë ndaj kundërshtarit më të lehtë të grupit. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me disa tentime jo edhe bindëse të kombëtares shqiptare për të gjetur portën kundërshtare dhe me disa raste të humbura. Pavarësisht hapësirave që lejoheshin nga vendasit, kuqezinjtë nuk arritën të çajnë portën kundërshtare gjatë kësaj pjese. Në pjesën e dytë skuadra vendase u tregua më e rrezikshme duke krijuar disa raste para portës së Hidit, megjithatë as maltezët nuk u treguan efikas. Sulmi i përfaqësueses kuqezi ishte pika më e dobët në këtë takim. Edhe pse paralajmëroi një formacion sulmues, trajneri i Përfaqësueses shqiptare, luajti me vetëm një sulmues gjatë gjithë ndeshjes, dhe duke llogaritur edhe mungesën e fantazisë në mesfushë, Kombëtarja shqiptare nuk arriti të nxjerrë më shumë se një pikë. Me këtë barazim Shqipëria ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe pozicionohet në vendin e tretë me një pikë më shumë se Portugalia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, raportohet se ёshtё i gatshёm tё ndihmojё Chelsean tё marrë shёrbimet e trajnerit tё Milanit, Carlo Ancelotti, gjatё verёs.Mirror shkruar se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, do tё pajtohej ta lёrё tё lirё gjatё verёs Guus Hiddink pas marrëveshjes afat-shkurte qё ai nënshkroi me klubin anglez, me qёllim qё ky i fundit tё fokusohet nё pjesëmarrjen e Rusisё nё Kupёn Botёrore. Si shkëmbim, Putin do tё ndihmojё qё Abramovich tё marrё shёrbimet e Carlo Ancelottit nga Milani. Putin ka raporte tё afërta me pronarin e Milanit dhe kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe do tё bёjё përpjekjen e tij pёr t’i lehtësuar gjёrat.
Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se ai ёshtё i vetёdijshёm pёr interesimin e Barcelonёs.Drejtori sportiv i Barcёs, Txiki Begiristain, ishte nё Munich dy javё mё parё pёr tё biseduar ndërmjetësuesit rreth gjendjes sё Ribery. “E di se Barcelona mё dëshiron. Kemi marrё oferta nga Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City. Dua vetëm tё përmend se kurrë nuk kam bёrё përpjekje tё largohem”, ka thёnё francezi pёr gjermanen Bild. El Mundo Deportivo shkruan se trajneri i Barccelonёs, Pep Guardiola, e dëshiron me çdo kusht Riberyn gjatё kësaj vere, sё bashku me lojtarin tjetër tё Bayernit, sulmuesin italian Luca Toni.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka deklaruar se bashkë-lojtari i tij, Thierry Henry, nuk do të rikthehet në Angli.Sulmuesi legjendar i Arsenalit është lidhur së fundi me rikthim në Premierligë, ku më së shumti është përmendur emri i Manchester Cityt. “Sigurisht se ai është i lumtur që luan në Barcelona, sipas meje ai është një talent i jashtëzakonshëm i cili jep shumë për ekipin. Mendoj se të luaj me të dhe të jem kolegë është privilegj për mua”, ka thënë braziliani.“Nga ajo që di, ai është i lumtur në Barcelona dhe nuk mendon për rikthim në Premierligë. Për momentin ai mendon të mbetet në Barcelona”, ka shtuar Alves.
Ekipi i Chelseat edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin e kombëtares ruse, Guus Hiddink.Me anë të një deklarate në sajtin zyrtar të klubit, Chelsea ka zbuluar se pasues i Luiz Felipe Scolarit do të jetë holandezi Hiddink.“Ekipi i Chelsea ka kënaqësinë të pohojë se Guus Hiddink do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit deri në fund të sezonit. Ai do të takohet me lojtarët gjatë javës. Klubi shfrytëzon rastin për ta falënderuar Federatën Ruse të Futbollit për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në publikimin zyrtar të bluve.
Mesfushori shumë i vlerësuar i ekipit të të rinjve të Atletico Madridit, Koke, raportohet se është cak i Arsenalit.Topçinjtë janë lidhur me angazhim të 17-vjeçarit Koke, i cili aktualisht luan për Atletico Madridin B, edhe pse ekipi i Londër ende nuk e ka pohuar këtë.Mesfushori defansiv llogaritet si një prej më të mirëve në futbollin spanjoll dhe është kapiten i kombëtares së Spanjës ndër 17 vjet. “Jam i qetë. Fokusi im është kah përmirësimi si futbollist. Arsenali ka përcjellë disa prej paraqitjeve të mia, por unë nuk kam biseduar me askënd”, ka thënë Koke.Koke angazhohet për ekipin e të rinjve të Atletico Madridit dhe pritet të nënshkruajë marrëveshje profesionale për t’u përfshirë në ekipin e seniorëve gjatë verës, kur Arsenali edhe mund të bëjë hapin e duhur.

Vetëm pak orë përpara ndeshjes me Maltën, trajneri i Kombëtares shqiptare, Arie Haan, ka folur për gjendjen në skuadrën kuqezi.
Portieri Arjan Beqaj, kapiteni Altin Lala dhe zëvendëskapiteni Lorik Cana, nuk do të jenë në këtë ndeshje të rëndësishme të Kombëtares kuqezi. "Beqaj nuk luan, madje nuk do të jetë as në stolin e rezervave", deklaroi Haan në konferencën për shtyp, që u zhvillua dje pasdite. "Ai ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe për këtë arsye do ta shohë ndeshjen në tribunë. Gjithsesi, kemi besim të plotë tek Isli Hidi, për të cilin nuk do të jetë ndeshja e parë si titullar. Ai ka përvojën e duhur për një përballje kaq delikate". Drejtuesi i stoli kuqezi konfirmoi se objektivi i Shqipërisë është vetëm fitorja. Holandezi synon t'i marrë tri pikët në La Valeta, duke hedhur në fushë një skuadër shumë ofensive, e cila do të kërkojë golin nga minuta e parë, deri në fërshëllimën finale. "Kemi ardhur këtu për të sulmuar dhe për të fituar. Objektivi i skuadrës është që të luajë futboll të bukur dhe po mendojmë të hedhim në fushë një formacion sulmues", shtoi Haan. Gjithsesi, ai nuk e fshehu faktin se i trembet asaj që është konsideruar "Thembra e Akilit" në përballjet e Kombëtares me kundërshtarë më të dobët teknikisht: vetëkënaqësisë. Tjetër problem është edhe forma jo optimale e disa futbollistëve, të cilët ende nuk e kanë nisur sezonin me klubet ku militojnë. Ky hendikep vjen në një moment delikat për skuadrën, së cilës i mungojnë shumë lojtarë. "Disa lojtarë të formacionit mungojnë për shkak të dëmtimeve, megjithatë, besoj se ata që do të aktivizohen do ta justifikojnë besimin që i kemi dhënë. Për mendimin tim, problemi më i madh është forma e disa lojtarëve, që për arsye të ndryshme, nuk janë aktivizuar rregullisht me skuadrat e tyre".
Portieri Arjan Beqaj, kapiteni Altin Lala dhe zëvendëskapiteni Lorik Cana, nuk do të jenë në këtë ndeshje të rëndësishme të Kombëtares kuqezi. "Beqaj nuk luan, madje nuk do të jetë as në stolin e rezervave", deklaroi Haan në konferencën për shtyp, që u zhvillua dje pasdite. "Ai ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe për këtë arsye do ta shohë ndeshjen në tribunë. Gjithsesi, kemi besim të plotë tek Isli Hidi, për të cilin nuk do të jetë ndeshja e parë si titullar. Ai ka përvojën e duhur për një përballje kaq delikate". Drejtuesi i stoli kuqezi konfirmoi se objektivi i Shqipërisë është vetëm fitorja. Holandezi synon t'i marrë tri pikët në La Valeta, duke hedhur në fushë një skuadër shumë ofensive, e cila do të kërkojë golin nga minuta e parë, deri në fërshëllimën finale. "Kemi ardhur këtu për të sulmuar dhe për të fituar. Objektivi i skuadrës është që të luajë futboll të bukur dhe po mendojmë të hedhim në fushë një formacion sulmues", shtoi Haan. Gjithsesi, ai nuk e fshehu faktin se i trembet asaj që është konsideruar "Thembra e Akilit" në përballjet e Kombëtares me kundërshtarë më të dobët teknikisht: vetëkënaqësisë. Tjetër problem është edhe forma jo optimale e disa futbollistëve, të cilët ende nuk e kanë nisur sezonin me klubet ku militojnë. Ky hendikep vjen në një moment delikat për skuadrën, së cilës i mungojnë shumë lojtarë. "Disa lojtarë të formacionit mungojnë për shkak të dëmtimeve, megjithatë, besoj se ata që do të aktivizohen do ta justifikojnë besimin që i kemi dhënë. Për mendimin tim, problemi më i madh është forma e disa lojtarëve, që për arsye të ndryshme, nuk janë aktivizuar rregullisht me skuadrat e tyre".
Trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink, ka thënë për një radio holandeze se javën e ardhshme do të angazhohet si trajner i Chelseat.“Abramovichi ka bërë shumë për futbollin rus, prandaj edhe unë dëshiroj të bëj diçka për të. Do të shkoj në Londër dhe do të pranoj që javën e ardhshme të jem në fushë”, ka thënë Hiddink për “Radio 538”. Marrëveshja me Hiddinkun besohet të jetë e përkohshme tani për tani, mirëpo holandezi 62-vjeçar është shprehur se ai mund të qëndrojë më gjatë në stolin e Bluve. “Nëse më shkon keq, do të kthehem kah lindja. Ndërsa nëse kam sukses do të qëndroj. Mirëpo tani për tani nuk po mendoj për afat të gjatë kohor”, ka shtuar Hiddink.
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, mund të largohet nga San Siro në fund të sezonit, ndërsa vendin e tij pritet ta zë, mesfushori i dikurshëm i Rossonerëve, Leonardo.“Sportmediaset” njofton se gjasat janë gjithnjë e më të mëdha që në fund të këtij sezoni, Ancelotti të merr drejtimin Chelseat, ndërsa drejtuesit e Milanit janë duke u përgatitur që në stolin e kuqezinjve ta angazhojnë ish- mesfushorin brazilian Leonardo. Leonardo është duke marrë leksione të trajnimit, ndërsa “Sportmediaset” e ka cituar të ketë thënë: “Jam duke u përgatitur për të qenë trajner i Milanit”. Mediat britanike njoftojnë se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është duke përgatitur një mega-ofertë për ta joshur Ancelottin drejt Stamford Bridge në fund të sezonit. Ndërsa deri atëherë, sipas të gjitha gjasave, Blutë do t’i drejtojë Guus Hiddink.
Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, është lojtari më i ri në historinë e NBA-së, i cili ka arritur shifrën prej 23.000 pikëve.L.A. Lakers shënuan fitore kundër Oklahoma Cityt me rezultat 105-98, ndërsa Bryant në këtë takim shënoi 34 pikë për të hyrë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë. Nga ana tjetër, basketbollisti i Clevelandit, LeBron James ka shënuar 47 pikë në përballjen tjetër që u zhvillua të martën mbrëma, të cilën Cavallierët e humbën nga Indiana me diferencë prej një pikë (96-95). Kjo është humbja e dytë radhazi e Clevelandit, ndërsa ishte befasuese, pasi që Indianas i munguan tre lojtarë kryesorë, Mike Dunleavy, Jeff Foster dhe Marquis Daniels.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka shprehur keqardhjen e tij për largimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari, ndërkohë ka mbështetur tentativat për ardhjen e trajnerit të Rusisë, Guus Hiddink, në krye të Bluve.“Hiddinkut i pëlqen futbolli. Ai ka raporte të mira me Abramovichin dhe shpresoj ta pranojë rolin e trajnerit tonë”, ka thënë mbrojtësi anglez. Chelsea ka mbetur pa trajner në momentin më të keq, pasi që tre ndeshjet e radhës i zhvillon në tre kompeticione të ndryshme: FA Cup kundër Watfordit; Premier League kundër Aston Villas; dhe në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.
Mesfushori kroat i Schalke 04, Ivan Rakitic, beson se mund ta zëvendësojë legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, nëse transferohet te gjigantët italianë.Zonja e vjetër është duke kërkuar një zëvendësues të denjë të ‘Furisë çeke’, që pritet të pensionohet në fund të sezonit, ndërsa Rakitic po mundohet t’ua lehtësojë zgjedhjen Bianconerëve. “Pavel Nedved është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është mëkat të më krahasosh mua me të. Ai ka qenë në nivelet më të larta të futbollit qe shumë vite, ndërsa unë sapo e kam filluar karrierën”. “Megjithatë, unë mundohem të jap maksimumin dhe të përmirësohem vazhdimisht. Besoj në kualitetet e mia dhe mendoj se dikur mund të bëhem si Nedvedi”, ka thënë mesfushori kroat.
Në takimin e të martës mbrëma Brazili e mposhti Italinë me rezultat prej 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Emirates Stadium, ndërsa kapiteni i Azzurëve, Fabio Cannavaro, thotë se italianët paguan për fillimin e dobët të ndeshjes.“Kur luan përballë një skuadre siç është Brazili dhe mundohesh të mos rrezikosh, atëherë dënohesh. Është turp sepse dështuam krejtësisht në gjysmën e parë”. “Në pjesën e dytë krijuam disa mundësi dhe besoj se kemi pasur më shumë gjuajtje drejt portës se Brazili. U munduam të bëjmë diçka ta përmbysnim rezultatin, mirëpo ishte thjeshtë një ditë e keqe për ne”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit.
Lojtari ofanziv i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se forma aktuale e Arsenalit nuk është e kënaqshme, edhe pse Topçinjtë nuk janë mposhtur në njëmbëdhjetë ndeshje.“Në tre ndeshjet e fundit në Premier League kemi barazuar tri herë dhe kjo nuk është mirë, pasi që kemi humbur gjashtë pikë”. “Jemi duke u munduar, mirëpo ende nuk arrijmë ta japim maksimumin. Nuk shënojmë gola dhe nuk luajmë mirë sa duhet”. “Ndonjëherë i kam fajet unë, ndonjëherë i ka fajet ndonjë lojtar tjetër, ndonjëherë nuk kemi fat... Mirëpo ne duhet ta gjejmë mënyrën për të pasur sukses, sepse tani për tani nuk shkon mirë”, është shprehur holandezi.
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, është shpallur Lojtari më i mirë në Afrikë për vitin 2008.Sezonin e kaluar Adebayor shënoi 24 gola në Ligën Premier dhe ishte lojtari kryesor i Togos drejt kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010. Çmimin e futbollistit më të mirë ia ka ndarë Konfederata Afrikane e Futbollit, ndërsa kanë votuar kapitenët dhe trajnerët e përfaqësueseve afrikane. “Jam shumë i lumtur për këtë çmim. Jam vërtet i nderuar për kontributin që kam dhënë për futbollin afrikan dhe shpresoj që Kampionatin e ardhshëm Botëror ta fitojë një shtet afrikan”, është shprehur Adebayor.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka folur për derbin e fundjavës ndërmjet Interit dhe Milanit, duke thënë se Nerazzurët nuk kanë asnjë shans përballë Rossonerëve, nëse këta të fundit janë në formë.“Aktualisht jemi shumë të qetë, edhe pse nuk jemi të kënaqur me humbjen e pikëve kundër skuadrave të vogla, siç është Reggina. Duhet të kuptojmë se titulli fitohet duke i mposhtur edhe skuadrat e vogla”. “Ne kemi arritur t’i marrim vetëm 12 pikë nga shtatë ndeshje përballë skuadrave të fundit në tabelë, ndërsa Interi i ka fituar 19 pikë”. “Fatmirësisht e kemi mundësinë të përballemi me Interin këtë vikend, dhe jam sigurt se do të luajmë mirë. Në vitin 2008 i fituam të dyja derbit, shpresoj që ta përsërisim këtë edhe sivjet”. “Nëse luajmë ashtu si dimë më mirë, është shumë vështirë që të na ndalë ndonjë skuadër”, ka përfunduar Galliani.
Superylli brazilian Kaka është cituar të ketë thënë se vendimi i Chelseat për ta larguar trajnerin Luiz Felipe Scolari është një gabim i madh.“Nuk mund të kuptoj se si një skuadër, e cila i dëshiron aq shumë trofetë, mund të bëjë një gabim të këtillë”. “Vetëm për faktin se Chelsea pati disa ndeshje të dobëta, nuk do të thotë se faji është te trajneri. Shkarkimi i tij ishte një gabim i madh. Jam i sigurt se pas disa muajsh, ai do të jetë trajner i një skuadre më të madhe se Chelsea”, është cituar Kaka nga “The Sun”.
Banka e famshme botërore, Banco Santander, ka vendosur të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdimin e dytë të ‘telenovelës Cristiano Ronaldo-Real Madrid’.Mësohet se Banco Santander, e cila është sponsor i skuterisë së Formula 1, McLaren-Mercedes, dhe Copa Libertadoteres, ka aprovuar aplikacionin e Realit për një kredi të madhe. Sipas informuesit të bankës, Jose Ramon de la Morena, banka gjigante evropiane, tashmë ua ka siguruar 70 milionë euro Mbretërve për t’u ndihmuar në blerjen e Cristiano Ronaldos në qershor. Pritet që oferta e Los Blancos ta ketë shifrën prej 100 milionë euro për ta transferuar portugezin në Santiago Bernabeu. Përveç spekulimeve se lojtari më i mirë në botë për vitin 2008 ka një parakontratë me Realin, thuhet se portugezi ka nënshkruar një marrëveshje edhe me trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ku thuhet se nëse oferta është më e lartë në vitin 2009, atëherë do të lejohet largimi i tij nga Old Trafford.
Drejtori organizues i Milanit, Umberto Gandini, thotë se ekziston një mundësi e madhe që trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, të marrë drejtimin e Chelseat në verën e ardhshme.Pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit nga posti trajnerit të Chelseat, janë përhapur shumë spekulime se kush do ta zëvendësojë atë. Njoftimet më të reja janë se trajneri i Rusisë, Guud Hiddink, mund t’i udhëheqë Blutë deri në fund të sezonit, ndërsa në verë postin e trajnerit mund ta merr Ancelotti. “Nuk kam të drejtë të flas në emër të Carlos, por për momentin ai nuk mund të shkojë te Chelsea. Mirëpo, nëse vjen një ofertë serioze në qershor, mendoj se ai do ta konsiderojë këtë pozitë”, është cituar Umberto Gandini nga “Daily Mail”. Kandidatët tjerë potencialë për ta marrë drejtimin e Chelseat janë, ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, si edhe ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant.
Kampioni i pesёfishtё botëror nё futboll, Brazili, ka mposhtur kampionin e botës, Italinё, me rezultat 2-0 nё miqësoren e sotme tё zhvilluar nё Emirates Stadium.Pёrballjet e dy kombëtareve mё tё trofeshme me tituj botëror gjithmonë kanё qenё atraktive, dhe edhe kësaj here, pavarësisht se ishte miqësore, publiku nuk u zhgënjye dhe pёr kёtё u përkujdesёn dy yjet e Manchester Cityt, Elano dhe Robinho.
Elano Blumer shёnoi golin e parё pёr jugoamerikanёt pas njё loje tё mirё tё Robinhos, nё minutën e 13-tё tё lojёs. Robinho tregoi vlerat edhe njё herё, kur rrëmbeu njё top nga Andrea Pirlo pёr shëtitur nёpёr mbrojtjen azure dhe pёr tё shёnuar golin e dytё dhe tё fundit pёr fitoren e Brazilit (27’).
Italianёt dy herё gjetёn rrjetin, por tё dy golat nuk u pranuan. Sё pari njё gol i hershёm i shёnuar nga Fabio Grosso u anulua pёr shkak tё supozimit tё pozitës jashtë loje, ndёrsa njё gol tjetër nё pjesën e dytё i shёnuar nga zёvendёsuesi Luca Toni, nuk u pranua pёr shkak se italiani kishte kontrolluar topin me krah. Lёvizjet, mashtrimet e pasimet e tё zgjedhurve tё trajnerit Dunga mposhtёn nё tёrrёsi kampionin katёrfishtё botëror, qё kurrë nuk tregoi vlerat e kampionit. Me kёtё humbje, Marcello Lippi i jep fund edhe rekordit prej 32 ndeshjeve si i pamposhtur.
















