Skuadra e Napolit ka barazuar në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio San Paolo përballë Bolognas me rezultat 1-1.Napolitanët krijuan avantazhin në minutën e 20-të me golin e Christian Maggios, mirëpo vetëm tre minuta më pas (23’), golashënuesi më i mirë në Serie A për këtë sezon, Marco Di Vaio, barazoi rezultatin, dhe me këtë rezultat përfundoi takimi. Me një pikë të fituar Napoli ngjitet në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Palermon, që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 24 si mysafir i Regginas. Më herët është zhvilluar edhe takimi tjetër i kësaj jave ndërmjet Lazios dhe Torinos, në Stadio Olimpico të Romës, që përfundoi me të njëjtin rezultat, 1-1. Mysafirët nga Torino kaluan të parët në epërsi me golin e Ignazio Abates (37’), ndërsa pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, për Lazion barazoi Sebastiano Siviglia.
Në ndeshjen kundër Lazios për 90 minuta luajti edhe mesfushori i Torinos, shqiptari me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, i cili ka marrë notën më të lartë në këtë takim, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Manuel Ruiz de Lopera, ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2.Real Betis ka treguar një lojë të shkëlqyeshme për të nxjerrë një pikë përballë liderit të tabelës së La Ligës, Barcelonës, që u duk se nuk ishte në ditën e saj më të mirë.
Vendasit u treguan skuadër shumë e rrezikshme në pjesën e parë duke krijuar epërsi të dyfishtë përballë skuadrës e cila ka krijuar epitetin “e pamposhtur”. Goli i parë në ndeshje erdhi pas një krosimi të rrezikshëm të Emana, të cilin e shfrytëzoi Melli për ta mposhtur portierin Valdez (18’). Andaluzianët dyfishuan epërsinë pas shtatë minutash (25’), ndërsa golashënues ishte Mark Gonzalez.
Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2) u akordua një penallti e dyshimtë në favor të Blaugranëve, ndërsa Samuel Eto’o shënoi pas tentativës së dytë, pasi që gjuajtjen nga pika e bardhë e mbrojti portieri Ricardo. Ishte sërish kameruansi Eto’o, lojtari i cili i solli një pikë shumë të vështirë Barcelonës për ta penguar nga humbja e dytë këtë sezon, pasi që në minutat e fundit të pjesës së dytë e mposhti për së dyti Ricardon.
Me këtë barazim, Barcelona ia ofron mundësinë Real Madridit që me fitore eventuale në takimin e të dielës kundër Sporting de Gijon, të afrohet në dhjetë pikë diferencë me liderin e tabelës.
Sulmuesi francez Nicolas Anelka ka shënuar hat-trick në fitoren prej 3-1 të Chelseat në fushë të ekipit të ligës së dytë, Championship, Watfort, fitore që e dërgon ekipin londinez në çerekfinale të Kupës FA.Chelsea dominoi ndeshjen, por e pa veten në disavantazh pas golit të zëvendësuesit Tamas Priskin që shënoi me prekjen e parë të topit, pas 69 minutash lojë. Megjithatë, me Hiddink që përcillte ndeshjen në krah të pronarit të klubit, Roman Abramovic, Anelka u përgjigj pas gjashtë minutash lojë duke barazuar rezultatin ndaj ekipit të divizionit të dytë anglez, dhe për të kaluar Chelsean në epërsi pas 80 sekondash tjera.Por francezi nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe një gol të vonshëm në minutat shtesë për të kompletuar hat-trickun e parë në fanellën blu, për t’i dhënë fitoren e merituar Chelseat, që sot u drejtua nga Ray Wilkins.
Andriy Voronin ka shënuar dy golat për fitoren 2-1 të Hertha Berlinit ndaj kampionit e Bundesligës, Bayern Munich, duke e çuar kështu ekipin edhe në pozitën e parë të tabelës.Vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të golit të shënuar nga sulmuesit ukrainas, i ardhur si huazim nga Liverpooli (minuta e 38-të).Miroslav Klose barazoi rezultatin pas 1 orë lojë në Olympic Stadium para se Voronin të shënoi golin e tij të dytë, që erdhi pas një pasimi të Raffael, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (77’).Hoffenheim, që dje humbi me rezultat 4-1 ndaj Bayer Leverkusen, tash zbret në pozitën e dytë me 39 pikë, një prapa liderit, ndërsa Bayerni do të mbajë pozitën e tretë me 38 pikë.
Portsmouthi ka filluar mbarë pas shkarkimit të trajnerit Tony Adams, duke mposhtur në Fratton Park ekipin e Manchester Cityt me rezultat 2-0.David Nugent humbi raste të pastra për të shënuar hat-trick, para se Glen Johnson të hapë rezultatin për vendasit me golin e shënuar në minutën e 70-të të ndeshjes.Hermann Hreidarsson goditi me kokë për të gjetur rrjetën e portierit Shay Given disa minuta më vonë, gol i cili edhe vulosi rezultatin.City ishte tërësisht jashtë forme, ashtu siç ka bërë edhe në shumicën e ndeshjeve në udhëtim gjatë këtij sezoni. Djelmoshat e Mark Hughes tash kanë 10 ndeshje në udhëtim pa fitore, duke humbur edhe rastin për t’u ngjitur nga pozita e nëntë në të shtatën. Portsmouth me tre pikët e reja ngjitet në pozitën e 15-të, mbi Tottenhamin.
Trajneri i përfaqësuese së Kroacisë, Slaven Bilic, mendon se sulmuesi kroat i Arsenalit, Eduardo da Silva, është i gatshëm që të luajë për Topçinjtë.Eduardo ka qenë jashtë fushe që nga 23 shkurti i vitit 2008 kur e kishte thyer këmbën në ndeshjen kundër Birmingham Cityt, ndërsa tani ka arritur të rikuperohet dhe pritet inkuadrimi i tij që në përballjen e të hënës kundër Cardiff City në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. 25-vjeçari u inkuadrua në ndeshjen miqësore të cilën Kroacia e fitoi kundër Rumanisë, ndërsa Bilic pohon se Eduardo tashmë është i gatshëm të luajë për Arsenalin. “Arsene Wenger kontaktoi me mua menjëherë pas ndeshjes (kundër Rumanisë), dhe unë i thash se ai mund ta angazhojë Eduardon pa asnjë problem”, ka thënë Bilic për “The Daily Mail”.
E përditshmja sportive spanjolle “AS” shkruan se Juventusi ka bërë një ofertë për anësorin e Valencias, David Silva, e cila ka vlerën e 30 milionë eurove.Mediat spanjolle njoftojnë se Zonja e Vjetër ka kontaktuar me përfaqësuesin e David Silvas, Jose Vicente Segui, duke i ofruar 30 milionë euro për mesfushorin e Los Che: 25 milionë do t’i paguajnë menjëherë, ndërsa pesë milionë në bazë të paraqitjeve të lojtarit. Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka kërkuar një takim formal edhe me presidentin e Valencias, Vicente Soriano, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme, për të diskutuar për termet e transferimit të Silvas. Po ashtu, mësohet se Juve do t’i ofrojë lojtarit një kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se kundërshtari i tij të dielën mbrëma, Carlo Ancelotti, po humb kohë duke kritikuar metodat e lojës së portugezit.“Nuk kam asgjë për të thënë për kritikat e Ancelottit. Secili trajner punon në mënyrën e tij. Unë nuk e humb kohën duke folur për metodat e tij, ndërsa nëse ai dëshiron ta humbë kohën e tij duke folur për mua, atëherë është problemi i tij”. “Unë i respektoj arritjet e tij, por ai është ai dhe unë jam unë. Ai mund të jetë më i mirë se unë në disa gjëra dhe anasjelltas, megjithatë të dy jemi menaxherë të rëndësishëm”, është shprehur Mourinho.
Kampionët e Italisë, Inter, janë duke përcjellë yllin holandez të Arsenalit, Robin Van Persie, të cilin dëshirojnë ta transferojnë në qershor.Sipas njoftimit të tabloidit britanik “The Daily Mirror”, zikaltrit po planifikojnë transferimin e 25-vjeçarit në afatin kalimtar veror. Nerazzurët dëshirojnë të shfrytëzojnë nga rasti, pasi bisedimet aktuale për rinovimin e kontratës së Van Persiet me Topçinjtë, kanë dështuar, pasi që holandezi kërkon afër 90.000 euro në javë, ndërsa Arsenali ofron vetëm 73.000 euro. Po ashtu thuhet se Van Persie nuk është i kënaqur me situatën aktuale të Arsenalit, prandaj dëshiron të orientohet drejt një skuadre më stabile.
Skuadra e Los Angeles Galaxy ka vendosur ta mbajë mesfushorin anglez David Beckham në Amerikë, pasi që, sipas tyre, Milani nuk ka bërë një ofertë të pranueshme për lojtarin.Presidenti i Anchutz Entertainment Group (pronarëve të L.A. Galaxy), Tim Leiweke, ka njoftuar se Rossonerët nuk arritën të reagojnë si duhet para ‘ultimatumit’ të vënë nga skuadra e MLS, prandaj Beckham në mars do të kthehet në Galaxy. “Ai do të kthehet këtu më 9 mars dhe tashmë nuk jemi të interesuar për diskutime tjera, sepse kjo do t’i pengonte trajnerit të Galaxy, Bruce Arena, skuadrës dhe tifozëve, prandaj vazhdojmë tutje. Kjo është hera e fundit që flasim për këtë gjë”, ka thënë Tim Leiweke për “L.A. Times”.
Toronto Raptors ka siguruar shërbimet e Shawn Marion nga Miami Heat, dhe ka dërguar Jermaine O'Neal në drejtim të kundërt.Jermaine O'Neal dhe Jamario Moon janë shkëmbyer me Shawn Marion dhe Marcus Banks si dhe një sasi e parave është harxhuar nga Heat.“Jam shumë i familjarizuar me Shawn si në aspektin personal edhe në atë profesional dhe ndjej se ai do të jetë një përshtatje ideale dhe ekipi do të përfitojë dukshëm nga ai”, ka thënë menaxheri gjeneral i Toronto Raptors, Bryan Colangelo.Marion, 30-vjeçar, ka një mesatare prej 17.9 pikësh, 10 kërcimesh dhe 1.9 vjedhjesh, në 717 ndeshje të rregullta gjatë dekadës së fundit, kur u aktivizua për Phoenix Suns dhe për Miamin.
Mbrojtёsi i Milanit, Alessandro Nesta, raportohet se ka pёsuar njё lёndim tё ri nё shpinё, e cila mund t’ia rrezikojё karrierën.Gazzetta dello Sport shkruan se karriera e Nestёs vazhdon tё jetё nё balans pasi problemet e shpinës sё tij kanё shpërthyer sёrish, dhe ai mbase patjetër duhet t’i nёnshtrohet operimit. Milani tash ёshtё duke e marrë seriozisht zgjidhjen e problemit tё Nestёs me anё tё operimit, qё mund ta eliminojё problemin njёherё e pёrgjithmonё. Sidoqoftё, kjo mund ta rrezikojё gjithё karrierën e tij futbollistike, pasi ai nё muajin e ardhshëm mbush 33 vjet.
I riu holandez u fishkëllye nga tifozёt vendas gjatё paraqitjes sё fundit nё Santiago Bernabeu, por ai shpreson se me paraqitje tё mira do tё arrijё ta bёjё pёr vete sёrish publikun. “Kam nevojё tё fitoj sёrish përkrahjen e tifozëve tё Madridit nё Bernabeu. Po stёrvis çdo ditё me pasion”, ka thёnё Drenthe. “Mund t’i bёj mё mirё ose mё keq gjёrat, por gjithmonë jam përpjekur tё jap mё tё mirёn nё fushё. Jam i sigurt se sё shpejti do tё tregoj mё tё mirёn nga vetja”, ka shtuar holandezi.
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka rikujtuar me emocione largimin e tij nga Chelsea pesё vite mё parё, kur Roman Abramovich bleu klubin dhe bёri ndryshime rrёnjёsore.“E dija qё nga fillimi se isha njё person ‘i vdekur’. Abramovich dëshironte Sven Goran Eriksson, por ai ishte aq i lidhur me ekipin kombëtar dhe pёr kёtё arsye mё mbante mua nё detyrё”, ka thёnё Ranieri. “E dija se edhe nёse fitoja gjithçka, do tё shkarkohesha. Gjithçka u bё e qartё kur Peter Kenyon arriti nё staf. Ai thoshte se nёse nuk fitojmë trofe do tё ishte tmerr. Andaj nё kёtё pikё kuptova gjithçka. Kam qenё i zhgënjyer qё nuk kam mundur ta përfundoj detyrёn time”, ka shtuar trajneri italian. Nё vitin 2004 nёn drejtimin e Ranierit, Chelsea arriti nё gjysmëfinale tё Ligёs sё Kampionёve, ku u mposht nga Monako, si dhe u rendit nё pozitën e dytё tё Premierligёs. Chelsea dhe Juventusi do tё përballen nё kuadër tё 1/8 sё finales sё Ligёs sё Kampionёve me ndeshjen e parё qё do tё zhvillohet mё 24 shkurt nё Stamford Bridge.
Sulmuesi argjentinas shumё i kërkuar nga klubet evropiane, Sergio Aguero, i ka siguruar tifozёt e Atletico Madridit se ai nuk ёshtё duke kërkuar largim nga klubi.“Jam shumё i lumtur kёtu dhe mendoj vetëm pёr klubin dhe kur them se jam i lumtur, vërtet e mendoj kёtё”, ka thёnё Aguero. “Vitin e fundit pranova oferta por thash jo. Kёtё vit megjithatë ende nuk kam pasur asnjë ofertё nga asnjë klub”, ka shtuar argjentinasi.
Menaxheri i shkarkuar i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, raportohet se dëshiron tё vazhdojё tё qëndrojё nё Premierligё duke menaxhuar klub tjetër.“Felipe e pёlqen futbollin anglez dhe ndjen se ka punё tё pakryer kёtu. Ai dhe familja e tij do tё qёndrojnё deri nё verё dhe ai do tё vazhdojё tё tej tё mësojё futbollin anglez gjatё kësaj kohe”, ka thёnё njё mik i Scolarit. “Ka gjasa qё t’i ofrohet ndonjë punё gjatё verёs dhe ai beson se do tё jetё mё mirё i përgatitur nё atё kohё”, ka shtuar burimi. Braziliani e ka arsyetuar dështimin e tij nё Chelsea me mungesën e pёrvojёs nё futbollin anglez.
Skuadra e parë në Bundesligën gjermane, ajo e Hoffenheimit, ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Bayer Leverkusen, me rezultat 1-4.Mysafirët nga Leverkusen krijuan epërsi të dyfishtë që në minutat e para të takimit (3’ dhe 12’) me golat e Patrick Helmes dhe Simon Rolfes. Vendasit ngushtuan epërsinë pas një penalltie të cilën e shndërroi në gol Sejad Salihovic (31’). Megjithatë pa përfunduar pjesa e parë (45’+1), Farmaceutikët ngritën sërish epërsinë prej dy golash avantazh, pasi Patrick Helmes shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leverkusen. Mysafirët nuk u ndalën me kaq, ata shënuan edhe golin e katërt porsa filloi pjesa e dytë (48’), ndërsa golashënues ishte Gonzalo Castro. Kjo humbje mund t’i kushtojë Hoffenheimit me rënien nga vendi i parë, nëse Bayern Munichu apo Hertha Berlini shënojnë fitore në përballjen e tyre të nesërme në Olympiastadion të Berlinit.
















