Kampionët e Spanjës, Real Madrid, do të kenë një skuadër pothuajse komplete në përballjen e të shtunës kundër Real Betisit.
Trajneri Juande Ramos ka përfshirë në skuadrën e tij katërshen kryesore: Wesley Sneijder, Arjen Robben, Lassana Diarra dhe Guti. “Marca” ka njoftuar se katër yjet e Los Merengues i kanë tejkaluar problemet me lëndime dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma. Lista e plotë e lojtarëve të cilët do të jenë të gatshëm për Los Blancos në ndeshjen kundër Betisit: Casillas, Codina, Dudek, Pepe, Sergio Ramos, Cannavaro, Marcelo, Heinze, Metzelder, Miguel Torres, Sneijder, Lass, Robben, Guti, Gago, Raul, Saviola, Huntelaar, Higuain.
Pasi mesfushorët legjendarë të Manchester United, Paul Scholes dhe Ryan Giggs, i vazhduan kontrata e tyre edhe për një vit, trajneri Sir Alex Ferguson i ka ofruar kontratë të ngjashme edhe mbrojtësit veteran Gary Neville, i cili ka nënshkruar kontratën e re, e cila e mban në Old Trafford deri në qershor të vitit 2010.
“Manchester Unitedi është e vetmja skuadër për të cilën kam dashur të luaj, prandaj jam i ngazëllyer që kam nënshkruar edhe për një vit”, ka thënë 34-vjeçari Neville për faqen zyrtare të klubit. Ndërkohë, pas suksesit të arritur me zgjatjen e kontratave për veteranët e skuadrës, Ferguson ka shtuar: “Gary, Ryan dhe Paul janë shpirti i Manchester Unitedit, prandaj ne jemi shumë të gëzuar që Gary nënshkroi edhe për një vit”.
Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, ka pohuar se ai tash është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe shpreson të japë më të mirën për zikaltrit.
“Kam punuar mirë gjatë kësaj jave dhe jam munduar të stërvitem me gjakftohtësi në fushë”. “Me herët kam pasur disa probleme, mirëpo i kam shfrytëzuar ato si stimulim dhe jo si ndëshkim. Kemi diskutuar shumë me trajnerin Mourinho, sepse ai e dinte se çka mund të bëj unë për skuadrën”. “Tash, dëshiroj të jem fitues, të dëshmoj se jam një lojtar i madh për të gjithë tifozët dhe për presidentin (Moratti), i cili ka pasur besim tek unë”, ka thënë sulmuesi brazilian për “ANSA”.
Mossuksesi i Milanit në Bremen, e ka nevrikosur edhe më shumë presidentin Silvio Berlusconi, duke nxitur spekulime se do të ketë lëvizje në stolin e Rossonerëve.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se Carlo Ancelotti mund të zëvendësohet nga Leonardo nëse dështon që të sjellë trofe në San Siro këtë sezon. Kuqezinjtë janë larg garës për Scudetto, janë përjashtuar nga Kupa e Italisë, dhe i vetmi trofe i mundshëm u mbetet Kupa UEFA, derisa barazimi kundër Werder Bremenit, ua ka vështirësuar punët për ndeshjen e kthimit, përkundër faktit se ky rezultat më shumë e favorizon Milanin. Megjithatë, ky barazim e ka ‘goditur’ shumë presidentin Berlusconi, i cili është ‘lodhur’ duke shpenzuar para për skuadrën dhe duke parë paraqitje të dobëta.
I sapokthyeri në fushë, David Trezeguet, thotë se Juventusi duhet të vazhdojë të jetë konkurrent për Scudetto, mirëpo pohon se bardhezinjtë kanë nevojë për disa lojtarë të klasit botëror.
“Diferenca e pikëve me Interin është shumë e madhe. Ata kanë dëshmuar se janë skuadër më e fuqishme se rivalët e tyre”. “Mirëpo Juve nuk guxon të mos fitojë. Për këtë them se na nevojiten më shumë lojtarë të klasit botëror dhe pres që në të ardhmen të vijnë disa të tillë”. “Ne duhet me çdo kusht ta ngushtojmë diferencën me Interin, sepse këtë e kërkojnë të gjithë: klubi, lojtarët dhe tifozët”. “Shpresoj që Nevded të vazhdojë të luajë sa më gjatë, mirëpo nëse ai vendos të largohet atëherë duhet të gjejmë një zëvendësues të denjë. Unë e mbështes ardhjen e Riberyt, jo vetëm se është bashkëkombësi im, por për shkak të kualiteteve të tij. Mendoj se Juve ka nevojë për një lojtar si ai”, ka deklaruar Trezegol për “Tuttosport”.
Mesfushori i Interit, Sulley Ali Muntari, ka respekt të madh për kampionët e Manchester United, mirëpo beson te trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho, nga i cili pret eliminimin e Djajve të Kuq.
“United janë një skuadër e madhe, njëra nga më të mirat në botë. Mirëpo ata do ta kenë vështirë të përballen me ne sepse edhe ne jemi skuadër e fuqishme”. “Ata kanë sulmues të shkëlqyer, por ne e kemi planin tonë të lojës dhe e kemi faktorin Jose Mourinho, i cili është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Muntari për skysports.com.
Mesfushorit të Romës, Alberto Aquilani, do t’i ofrohet kontratë e re menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën Roma e zhvillon të martën kundër Arsenalit.
Edhe pse agjenti i Aquilanit, Franco Zavaglia, ka thënë se Giallorossët ende nuk kanë kontaktuar me të, lajmet nga Roma njoftojnë se verdhekuqtë e kanë gati ofertën e re për mesfushorin italian. Aquilani dëshiron të mbetet te kryeqytetasit, ndërsa gazeta “Leggo”, e ka cituar atë duke thënë: “Dëshiroj ta kthej formën time më të mirë dhe të jem protagonist te skuadra e Romës”.
Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka deklaruar se ekipi aktual i Barcelonёs ёshtё mё i miri nё historinë e klubit.
“Qё kur kam arritur unё, kemi ngecur vetëm njё pikё. Ata kanё krijuar njё diferencё prej golash +20, derisa ne +18. Pa dyshim ne jemi duke luajtur njё futboll tё mrekullueshëm, por mos harroni se bёhet fjalё pёr ekipin mё tё mirё nё historinë e Barcelonёs”, ka thёnё Ramos. “Nёse dikush mё pyet çfarë ёshtё mё lehtё tё fitohet, do tё thosha Liga e Kampionёve. Jemi mё pak tё varur nga ndeshjet dhe mё shumё nga vetja”, ka shtuar spanjolli.
Qendra e Spanjёs dhe e Los Angeles Lakers, Pau Gasol, ёshtё emërtuar dje Lojtari Evropian i Vitit 2008 nga FIBA.
Zgjedhja e tij u bё nga fansat dhe paneli votues i ekspertëve. Gasol udhëhoqi Spanjёn nё pikë, kërcime dhe bllokime nё Lojёrat Olimpike tё vitit tё kaluar, ku vendi i tij fitoi medaljen e argjendtë. Ai po ashtu ndihmoi ekipin e tij LA Lakers tё arrijë nё finale tё NBA-sё nё sezonin e kaluar. Spanjolli tjetër Rudy Fernandez dhe gjermani Dirk Nowitzki u renditën nё pozitat e dytё dhe tё tretё, nё garën pёr çmimin e lojtarit mё tё mirë evropian.
Mehmet Okur ka shёnuar 19 pikё pёr tё ndihmuar ekipin e tij Utah Jazz tё mposhtë kampionin aktual tё NBA-sё, Boston Celtic, me rezultat 90-85.
Deron Williams ka shtuar 18 pikё dhe 10 asitime pёr Jazz, derisa Paul Pierce arriti pikёt mё tё larta pёr Boston, 20 pikё, por shёnoi vetëm shtatё nga 19 gjuajtjet. Kjo ishte fitorja e tretё nё radhё pёr Jazz, tё cilёt po ashtu mposhtёn edhe LA Lakers me rezultat 113-109 gjatё javës sё kaluar. Utah (32 fitore, 23 humbje), aktualisht ёshtё nё pozitën e tetё dhe tё fundit qё dërgon nё play-off nё Konferencёn Perёndimore. Nё ndeshjen tjetër tё NBA-sё, San Antonio Spurs ka shёnuar fitore 83-79 nё udhëtim tek Detroit Pistons, falё 19 pikёve tё Tony Parker dhe 18 tё Tim Duncan.
Mesfushori holandezi i Real Madridit, Wesley Sneijder, raportohet se ёshtё nё radarin e klubit italian Juventus.
Mediaset shkruan se holandezi ёshtё duke u analizuar si zёvendёsim i Pavel Nedved, i cili pritet tё largohet nga fusha e gjelbër nё fund tё këtij sezoni. Drejtuesit e Juventusit janë tё bindur se Sneijder nuk arrin tё përshtatet nё Madrid, gjatë tё cilës kohë ai ishte shoqëruar edhe nga lëndimet.
Sulmuesi i Real Madridit, Javier Saviola, thotë se ai ishte përpjekur tё largohet nga kampioni i Spanjёs gjatё muajit tё kaluar.
“Kam biseduar me trajnerit rreth situatës time. I kam thёnё atij se nёse nuk llogarit nё mua, do tё ishte mё mirё tё shkoja diku tjetër”, ka thёnё Saviola. “U përpoqa tё gjej njё vend tjetër, por qëndrova pasi klubi nuk arriti asgjë marrëveshje me asnjё klub. Unё dua tё luaj. Ështё vështirё pёr mua tё qëndroj pa luajtur aq gjatë”, ka shtuar argjentinasi.
Mesfushori i Juventusit, Momo Sissoko, ёshtё i gatshëm pёr ndeshjen e radhës sё Ligёs sё Kampionëve, atё kundër Chelseat, si dhe pёr përballjen me Frank Lampard.
“Tash jam i gatshëm pёr ndeshjen ndaj Chelseat. Do tё jetё njё super-ndeshje dhe duam ta fitojmë. Puna e ime do tё jetë tё mos e humbi nga shikimi Frank Lampard, veçanërisht kur ai futet nё zonën e rrezikut”, ka thёnё ish-mesfushori i Liverpoolit. “Por, ai nuk ёshtё i vetmi kёrcёnim me tё cilin ne përballemi, pasi Chelsea po ashtu i ka Didier Drogban dhe Nicolas Anelkan, tё cilёt janë kampionё tё mëdhenj. Mendoj se ndeshja do tё jetё e vështirё pёr ne, veçanërisht tash pas ndërrimit tё trajnerit”, ka shtuar Sissoko.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e sheh sulmuesin e Barcelonёs, Lionel Mesi, si lojtarin më tё mirë në botë.
Wenger beson se ai kishte parё lojtarin më tё mirë në botë, kur kishte përcjellё ndeshjen kur Argjentina mposhti Francën me rezultat 2-0, javën e kaluar. “Ishte një superyll absolut nё fushё dhe ai ishte Lionel Mesi. Unë do të paguaja për ta parë atë, sepse është vërtet kënaqësi ta shohësh atё duke luajtur. Shoh mjaft ngjashmëri mes tij dhe Maradonёs, edhe pse unë duhet të them se Mesi ёshtё nё favor”, ka thёnё Wenger. “Mos të harrojmë se ai është ende i ri, në të njëjtën moshë si Cesc. Ne atë e njihnim kur luante në të njëjtin ekip tё tё rinjve me Cesc, por kurrë nuk kishim rast pёr tё marrё atё, pasi familja e tij ishte në Barcelona dhe ai ishte i lidhur me klubin”, ka shtuar francezi.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka pranuar se shpresat e tyre pёr titull do tё pёrfundojnё nёse blutë dёshtojnё tё mposhtin Aston Villan gjatё ndeshjes sё vikendit.
“Duke shikuar nё tabelë dhe pozitën ku gjendemi tash, kemi nevojë tё fitojmë, mendoj se një barazim nuk do të ndryshojë asgjë përveçse shanset tona pёr titull”, ka thёnё Cech. “Por kjo ёshtё vetёm ndeshja e parё kur duhet tё fillojmë marshin tonё, pasi nёse dёshirojmё ta arrijmë Manchester United, duhet tё fitojmë çdo ndeshje”, ka shtuar çeku.
Menaxheri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, thotë se ekipi aktual i Manchester United, ёshtё ekipi mё i mirё qё ka drejtuar Sir Alex Ferguson.
“Për mua, ky do të jetë ekipi mё i mirё me tё cilin do tё pёrballem. Shihni United dhe aty vëreni të rinj, dridhje, talent dhe shumë lojtarë me cilësi qё kurrë nuk i keni gjetur mё herët” ka thёnё Allardyce. Blackburn Rovers nesër udhëton nё Old Trafford pёr ndeshjen e radhës nё Premierligё, dhe trajneri Allardyce ka paralajmëruar lojtarёt e tij pikërisht nga tre veteranёt, Ryan Giggs, Gary Neville dhe Paul Scholes.