Ndeshja kundër Lazios është e fundit për legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Juve këtë verë.
“Pas tetë sezoneve me Juventusin është koha që t’i falënderoj të gjithë tifozët, bashkëlojtarët dhe skuadrën, për mbështetjen që ma kanë dhënë. Me Juven kam fituar katër tituj dhe Topin e Artë”. “Nga e hëna do të mendoj për të ardhmen time. Do të vazhdoj ta ruaj dashurinë për Juventusin dhe i falënderohem familjes Agnelli që ma ka dhënë mundësinë të luaj për këtë skuadër”, ka thënë Nedved për faqen zyrtare të klubit.
Ndeshja kundër Lazios është e fundit për legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Juve këtë verë.
“Pas tetë sezoneve me Juventusin është koha që t’i falënderoj të gjithë tifozët, bashkëlojtarët dhe skuadrën, për mbështetjen që ma kanë dhënë. Me Juven kam fituar katër tituj dhe Topin e Artë”. “Nga e hëna do të mendoj për të ardhmen time. Do të vazhdoj ta ruaj dashurinë për Juventusin dhe i falënderohem familjes Agnelli që ma ka dhënë mundësinë të luaj për këtë skuadër”, ka thënë Nedved për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi Eidur Gudjohnsen është i gatshëm të largohet nga Barcelona këtë verë, pasi nuk po gjen vend në formacionin e parë të ekipit.
“Kuptohet se jam i lumtur që arritëm në finale të Ligës së Kampionëve, por nuk mohoj se jam i pakënaqur me statusin tim dhe mund të mendoj se ky është sezoni i fundit në Barcelona” ka thënë Gudjohnsen.“Nuk e kuptoj se pse statusi im në klub u ndryshua kaq shpejt, pasi llogarita se më shkon mirë. Kjo vërtet përpihet vështirë. Do të mendoj për ofertat në fund të sezonit. Vërtet është mirë të jesh pjesë e një klubi të madh, por është vështirë të qëndroni ulur dhe t’i ndiqni ndeshjet nga stoli”, ka përfunduar islandezi.Në mesin e të interesuarve për 30-vjeçarin, raportohet se janë tre klube nga Liga Premier, Tottenham, Everton dhe Newcastle.
Portieri i Interit, Julio Cesar, thotë se dëshiron ta përfundojë karrierën me Interin dhe paralajmëron se skudetoja ende nuk është e fituar.
Braziliani këtë sezon tregoi një formë të jashtëzakonshme për nerazurët dhe për kombëtaren braziliane, dhe për momentin llogaritet si portieri numër 1 në botë.“Kam marrëveshje me Interin deri në vitin 2012 dhe shpresoj se do ta vazhdoj. Këtu ndjehem mirë, jam i lumtur dhe dua ta përfundoj karrierën në Inter”, ka thënë Cesar.Interi ka 7 pikë epërsi ndaj Milanit në maje të tabelës së Serie A, kur deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe katër javë, megjithatë braziliani mendon se titulli ende nuk është fituar.“Gara për titullin ende nuk ka përfunduar. Të gjithë bashkëlojtarët e mi janë të vetëdijshëm për këtë dhe ne kemi shumë respekt për kampionatin”, ka shtuar braziliani.
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, thotë se ai është i lumtur që luan në një ekip si Arsenali, ku ka lojtarë vërtet shumë të mirë.
Walcott po ashtu është i bindur se Robin van Persie dhe yjet tjera do të qëndrojnë në Arsenal dhe do të jenë sfidues për titull në sezonin e ardhshëm.“Personat si Robin dhe të gjithë tjerët, nëse mund t’i përmend, tregojnë besimin që unë kam në këtë ekip, pasi me lojtarë të tillë Arsenali mund shkojë shumë larg”, ka thënë Walcott.“Secilën herë kur ulem dhe shoh rreth ekipit, shoh se ka vërtet disa lojtarë shumë të mirë këtu dhe dua të jem pjesë e këtij ekipi. Shpresoj se mund të jemi lart së bashku me Manchester United, Chelsea dhe Liverpool dhe të jemi sfidues për titull në vitin e ardhshëm”, ka shtuar anglezi.
Klubi më i pasur i Premierligës, Manchester City, raportohet se ka bërë një ofertë të bujshme për kapitenin e Real Madridit, Raul Gonzalez.
Marca shkruan se sulmuesit spanjoll, 32-vjeçar, City i ka ofruar kontratë katërvjeçare të vlefshme 40 milionë euro (35 milionë funte).Raul ka kaluar një sezon të shkëlqyeshëm me Realin, ku është golashënuesi më i mirë i klubit, por me një ndryshim të menjëhershëm të bordit, mund të hapet edhe mundësia e largimit të tij.City është i gatshëm të shfrytëzojë avantazhet e turbullirave në klub dhe tashmë i ka dhënë rastin lojtarit të nënshkruajë kontratën më të madhe në jetën e tij, para se të varë këpucët.Raul ka marrëveshje me Realin deri në vitin 2011, e cila mund të vazhdohet nga viti në vit, në varësi prej paraqitjeve të lojtarit secilin sezon.
Cleveland Cavaliers ka shkatërruar ekipin e Atlanta Hawks duke e mposhtur me rezultat 105-85, për të avancuar në 2-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
LeBron James shënoi 27 pikë gjatë ndeshjes ndërsa Mo Williams kontribuoi me 15 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime për Cavaliers.Maurice Evans shënoi 16 pikë për Hawks, të cilët ishin të saktë në vetëm 35% të gjuajtjeve të tyre dhe dështuan në mungesë të Al Horford dhe Marvin Williams.Cleveland i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e play-offit këtë sezon me 11 ose më shumë pikë diferencë, derisa ka pranuar mesatarisht 78.1 pikë për ndeshje.Ndeshja e tretë mes dy ekipeve zhvillohet të shtunën në Atlanta.
Barcelona dhe Manchester Unitedi kanë siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 27 maj në Romë, ndërkohë që Leo Messi i ka etiketuar dy rivalët si skuadrat më të mira në botë.
“Aktualisht, Barca dhe Manchester Unitedi janë dy skuadrat më të mira në botë”. “Është një finale për të cilën të gjithë kanë ëndërruar dhe besoj se do të shohim një ndeshje shumë të bukur”, ka thënë ndoshta-lojtari më i mirë në botë këtë sezon.
Sipas "Tuttosport", Milani ka shënjestruar mbrojtësin e Barcelonës, Carles Puyol, si zëvendësuesin e mundshëm të legjendës Paolo Maldini.
Kapiteni i Milanit ka njoftuar se do t’i japë fund karrierës së tij të gjatë si futbollist në mbarim të këtij sezoni, ndërsa Rossonerët janë duke kërkuar një pasues të denjë të tij. “Tuttosport” shkruan se emri i spanjollit Puyol figuron i pari në listën e Milanit, ku si opsione janë edhe Philippe Mexes dhe Simon Kjaer. 31-vjeçari ka përvojën e duhur për të qenë lojtar i Milanit, ai e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, ndërsa për më shumë disa vite më parë, ai kishte deklaruar se nëse largohet ndonjëherë nga Barcelona ai do t’i bashkëngjitej Milanit. “Nga Barcelona do të largohesha vetëm për Milanin”, kishte deklaruar Puyol asokohe.
Shtypi italian ka njoftuar se Juventusi është në bisedime me sulmuesin e Napolit, Ezequiel Lavezzi, të cilin dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo numri i sotëm i “Corriere dello Sport” njofton se bardhezinjtë duhet të përballen me konkurrencën e Liverpoolit, që po ashtu është i interesuar për transferimin e argjentinasit.
Njoftohet se trajneri i Redsave, Rafael Benitez, është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për ta transferuar Lavezzin në Anfield, ku ai do të luante partner në sulm me spanjollin Fernando Torres. Sido që të jetë, drejtori sportiv i Napolit, Pierpaolo Marino, të enjten ka deklaruar se napolitanët nuk janë të interesuar që të shesin asnjërin nga yjet e tyre, as Ezequiel Lavezzin e as Marek Hamsikun.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Wes Brown, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit si edhe në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, si pasojë e lëndimit.
29-vjeçari ka pësuar një lëndim të rëndë me ç’rast mosparaqitja e tij do të vazhdojë p♪7r një kohë të gjatë. Konfirmimin për mungesën e Brown e ka bërë vetë trajneri Alex Ferguson për “Sky Sports”. Edhe pse këtë sezon Brown ka bërë vetëm 12 paraqitje për Unitedin si pasojë e lëndimeve, ai është lojtar shumë i rëndësishëm për Djajtë e Kuq, pasi që mund të luajë në pozita të ndryshme, qoftë si qendërmbrojtës apo si mbrojtës krahu.
"Corriere dello Sport" njofton se Interi dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Diego Milito.
Sipas të njëjtit burim, Interi do të paguajë 16 milionë euro dhe do t’i japë bashkëpronësinë Genoas për sulmuesin Robert Acquafresca, i cili aktualisht gjendet i huazuar te Cagliari, si edhe do të ofrojë shërbimet e mbrojtësit të ri Leonardo Bonucci në formë huazimi. Bisedimet për sulmuesin argjentinas kanë vazhduar qe disa javë, ndërsa për shërbimet e tij kanë qenë të interesuar edhe Juventusi, Milani dhe Manchester Unitedi. Mirëpo, “Corriere dello Sport” pohon se në fund të sezonit, Milito do të jetë zyrtarisht lojtar i Interit.
Skuadra e Arsenalit ka njoftuar se mëngjesin e të premtes, Theo Walcott ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me skuadrën londineze.
“Klubi Futbollistik i Arsenalit njofton me kënaqësi se Theo Walcott ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me skuadrën”, shkruan në deklaratën zyrtare të Topçinjve. Edhe pse ishte spekuluar se 20-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Arsenalin, ende nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës se tij. “Jemi të ngazëllyer që Theo i është përkushtuar Arsenalit për një kohë më të gjatë. Theo është një lojtar inteligjent me aftësi dhe shpejtësi mahnitëse, dhe është zhvilluar shumë si futbollist këtë sezon. Ai është vetëm 20-vjeçar dhe në vitet në vijim do të shohim një lojtar të madh që bart fanellën e Arsenalit”, ka thënë trajneri Arsene Wenger.
Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, i cili është i lidhur me një transferim të mundshëm te skuadra e Milanit, do të vendosë për të ardhmen e tij pas mbarimit të sezonit, thotë agjenti i tij, Olivier Jouanneaux.
“Nuk ka pasur kontakt me Rossonerët, kështu që asgjë nuk ka ndodhur”. “Deri në këtë moment, nuk është diskutuar për asgjë dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë skuadër”. “Mund të konfirmoj se lidhja e klientit tim me Romën është e fuqishme, si përherë. Mexes po mendon vetëm për Kampionatin tani për tani dhe kur të përfundojë Kampionati, atëherë do të bisedojmë me Romën, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për klubin dhe për lojtarin”, ka thënë Jouanneaux për Calciomercato.it.
Sipas shtypit britanik, Chelsea përgatitet ta shesë sulmuesin Didier Drogba, pas reagimit të pahijshëm të tij në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Në fund të takimit, i cili përfundoi 1-1 dhe përjashtoi Chelsean nga Liga e Kampionëve, Drogba e ka ofenduar gjyqtarin Tom Henning Ovrebo, ndërsa njoftohet se pronari i Bluve, Roman Abramovich, ndjehet i turpëruar nga kjo mospërmbajtje e emocioneve dhe për këtë arsye ka vendosur ta shesë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. 31-vjeçari për një kohë ka qenë në shënjestër të Milanit, Interit dhe ish-skuadrës së tij Marseille, ndërsa së fundmi Real Madridi ka shprehur interesim ta transferojë atë, mirëpo gjithçka do të varet se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale te Mbretërit.
Trajneri i Brazilit, Dunga, e ka lëvduar rikthimin në formë të të tri herë lojtarit më të mirë në botë, Ronaldo, dhe ka deklaruar publikisht se ende ekziston mundësia që 32-vjeçari të luajë për Brazilin.
“Unë gjithmonë kam thënë se dyert e Kombëtares janë të hapura për secilin lojtar, i cili është i mirë teknikisht”. “Ronaldo aktualisht është në formë të shkëlqyer dhe është duke u përcjellë nga stafi teknik (i përfaqësueses së Brazilit)”, ka thënë Dunga. Që nga rikthimi i tij në lojë, Ronaldo ka shënuar 10 gola në 13 paraqitje për Corinthians. “Ronaldo gjithmonë ka shënuar gola. Por kjo është hera e parë që nga viti 2006 që ai ka arritur të luajë më shumë se në dhjetë ndeshje radhazi, prandaj pritet që ai të progredojë edhe më shumë”. “Ai e njeh potencialin e tij. Kështu që, ka mbetur edhe një vit deri te Kampionati Botëror dhe të gjithë duhet të angazhohen për ta fituar rastin për të luajtur”, ka shtuar trajneri i Brazilit.
Të enjten është spekuluar se sulmuesi i Interit, Julio Cruz, mund të kalojë te Roma nga sezoni i ardhshëm, mirëpo Giallorrossët duhet të konkurrojnë me skuadrat nga La Liga, Villarreal, Sevilla dhe Atletico Madrid, për të fituar shërbimet e argjentinasit.
Sipas të përditshmes sportive “Sport”, Villarreali është shumë i interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit, mirëpo gjithçka do të vendoset në fund të sezonit dhe transferimi i tij do të varet nga fakti nëse Nëndetësja e Verdhë do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Kontrata e Cruz me Interin përfundon në fund të sezonit me ç’rast ai do të jetë lojtar i lirë dhe për këtë arsye shumë trajnerë e dëshirojnë në skuadër sulmuesin e rrezikshëm.
Werder Bremeni është finalisti i dytë i Kupës UEFA, pasi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales gjermane, në fushë të Hamburgut.
Vendasit e Hamburgut kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Ivica Olic, pas 12-të minutash lojë, ndërsa Werder Bremen arriti të barazojë rezultatin që në pjesë të parë me anë të mesfushorit brazilian Diego (29’),Dy gola të shënuar në pjesën e dytë, së pari nga Claudio Pizzarë në minutën e 66-të, dhe pastaj nga Frank Bauman në minutën e 83-të, ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Werderit, pavarësisht edhe një goli të vonshëm të vendasve. Olic shënoi edhe golin e dytë tre minuta para fundit të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të dërguar Hamburgun në finale.Werderi, kualifikohet për në finale falë më shumë golave në udhëtim, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte 3-3. Ekipi gjerman në finale do të takohet me ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk, që doli fitues nga gjysmëfinalja ukrainase përballë Dinamo Kievit.