Kapiteni i Romës, Francesco Totti, do të mund të jetë pjesë e ekipit të rosonerëve sipas të fejuarës së Pier Silvio Berlusconit.Ylli televiziv, Silvia Toffanin, ka zbuluar se djali i Silvio Berlusconit, Pier Silvio, gjithmonë ka dashur ta shohë Tottin me fanellën kuqezi.“Pier ka respekt të madh për Francesco Tottin. Ai gjithmonë më ka thënë se ëndërr e tij është ta shohë Tottin në Milan”, ka thënë Toffanin.Marrëveshja aktuale e Tottit me Romën skadon në vitin 2010 dhe klubi ende nuk i ka ofruar marrëveshje të re. Por një largim i Tottit nga klubi kryeqytetas vështirë është i mendjeshëm.
Jurgen Klinsmann i ka dhënë fund heshtjes së tij tre javore dhe ka deklaruar se nëse ai do ta udhëhiqte Bayernin deri në fund të sezonit, bavarezët do ta fitonin titullin e Bundesligës.Wolfsburg është në prag të triumfit historik të titullit në Bundesliga. Bayern Munich ka gjasa teorike, por përveç fitores ndaj Stuttgart do të duhet të shpresojë që Wolfsburg të humbë në fushë vendore nga Werderi.“Pranova përgjegjësi për shumë gjëra për të cilat nuk munda të bëja asgjë. Më e dhimbshme në gjithë situatën është se do të mund ta përfundoja punën me sukses. Mund t’ia sjellja ekipit titullin e kampionit”, ka thënë Klinsmann.
Mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, ka pohuar se ai me siguri do të largohet nga klubi portugez në afatin kalimtar të verës.Portugezi është lidhur me një transferim te disa klube evropiane, dhe së fundi janë përmendur Interi dhe Chelsea.“Largimi nga Porto është një opsion për mua, por ende nuk kam përgjigje për këtë. Jam tërësisht i koncentruar në finalen e Kupës së Portugalisë dhe fitimin e dy trofeve këtë sezon”, ka deklaruar portugezi.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, raportohet se dëshiron të transferohet në Chelsea në fund të këtij sezoni.Tuttosport shkruan se Seedorf dëshiron ta ndjekë nga prapa trajnerin aktual të Milanit, Carlo Ancelotti.Ancelotti një kohë të gjatë është cak i spekulimeve për të zëvendësuar Guus Hiddink te blutë e Londrës, ndërsa atij tash i është bashkuar edhe Seedorf.Holandezi thuhet se nuk dëshiron të shihet sy më sy me ish-përzgjedhësin e kombëtares së Holandës, Marco van Basten, i cili pritet të pasojë Ancelottin në stolin e Milanit.
Kapiteni i liderit të tabelës së Bundesligës, Wolfsburgut, Josue, raportohet se është caku i ri i klubit të Ligës Premier, Arsenalit.Mediat gjermane shkruajnë se mesfushori brazilian mund të jetë në rrugë për të luajtur në Arsenal në sezonin e ardhshëm.Mesfushori defensiv, Josue, mund të jetë një plotësim i përkryer për hapësirën e lënë pas largimit të Gilberto Silva dhe Mathieu Flamini gjatë verës së ardhshme, dhe mund të ishte një blerje jo e shtrenjtë për topçinjtë.
Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e Bayern Munich, Philipp Lahm.El Mundo Deportivo shkruan se pas ofertës së refuzuar në muajin janar, drejtori sportiv i Barcës, Txiki Begiristain, do të përpiqet sërish të marrë mbrojtësin gjerman.Lahm u ndje i lënduar pasi Barcelona dështoi të kompletojë nënshkrimin e tij, duke i kërkuar edhe të mos nënshkruajë rinovimin e marrëveshjes me Bayernin.Kjo bëri që mbrojtësi t’i thotë ‘jo’ transferimit në janar, por tash situata është më ndryshe dhe gjermani mund të pranojë një kalim në kampionatin spanjoll.
Zlatan Ibrahimovici do të largohet nga Interi vetëm nëse skuadra kampione e Italisë vendos ta shesë atë, thotë agjenti i tij, Mino Raiola.Javët e fundit është spekuluar për një transferim luksoz të boshnjakut me pasaporte suedeze drejt Barcelonës, pasi ai kishte deklaruar se ekziston mundësia të largohet nga zikaltrit, ndërsa agjenti i tij pohon se largimi i Ibracadabras nga Giuseppe Meazza do të ndodhë vetëm me vendimin e Interit. “Nëse Zlatan largohet nga Interi, atëherë kjo do të ndodhë pasi të arrihet një marrëveshje ndërmjet Interit dhe skuadrës tjetër”, ka thënë Raiola.
Fabio Cannavaro ka bërë rikthim sensacional te skuadra të cilën e braktisi në vitin 2006. Klubi i Juventusit ka njoftuar se mbrojtësi italian ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare deri në qershorin e vitit 2010, me mundësinë për ta vazhduar atë deri në vitin 2011.“Fabio Cannavaro do të jetë sërish me Juventusin që nga korriku. Juventusi ka siguruar kontratën e Fabio Cannavaros, e cila do të jetë e vlefshme nga 1 korriku i vitit 2009 deri më 30 qershor të vitit 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të Juventusit. “Jam krenar që do ta vesh sërish fanellën bardhezi”, ka deklaruar Cannavaro, i cili ishte në Torino për ta nënshkruar kontratën.
Sulmuesi i Lazios, Goran Pandev, dëshiron të largohet drejt një skuadre më të madhe, ndërsa Juvetnusi mund ta shfrytëzojë Vincenzo Iaquintan si pjesë e marrëveshjes për ta sjellë maqedonasin në Torino.Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon 20 milionë euro për lojtarin e tij, ndërsa “Corriere dello Sport” njofton se Juve do të propozojë një shkëmbim me Iaquintan. Hamburgu, Tottenhami, Fiorentina dhe Interi janë ndërmjet skuadrave të interesuara për shërbimet e Pandev.
Boshnjaku ka kaluar një sezon të shkëlqyer nën udhëheqjen e Felix Magath duke shënuar 25 gola kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa kalimi i Magath te Schalke në fund të sezonit, do të ndikojë edhe në vendimin e Dzekos për të ardhmen. “Do të ishte mirë të jem golashënuesi më i mirë i Ligës në fund të sezonit, mirëpo fitimi i titullit është shumë më i rëndësishëm”. “Sido që të jetë, e gjithë situata në klub ka ndryshuar për shkak të largimit të Felix Magath drejt Schalkes”. “Jam shumë i zhgënjyer për largimin e tij dhe do të mendoj për opsionet e mia në fund të sezonit”, ka thënë Dzeko për “Bild” Tottenham Hotspur, Milan, Arsenal dhe Chelsea, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e sulmuesit boshnjak.
Të hënën Juventusi e ka shkarkuar trajnerin Claudio Ranieri si pasojë e shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore, ndërsa italiani ka thënë se ai e ka bërë punën e tij në skuadër dhe i ka fajësuar drejtorët e klubit për mostransferimin e lojtarëve të duhur.“E kam ditur se do të përfundojë kështu. Por unë jam shumë i qetë sepse e di se e kam bërë punën time”, është cituar Ranieri nga “La Gazzetta dello Sport”. Ranieri erdhi te Juventus në vitin 2007, pas rikthimit të Bianconerëve në Serie A, ndërsa në të dy sezonet nuk arriti më shumë se pozitën e tretë në tabelë. Ish-trajneri i Chelseat kishte edhe një vit në kontratën e tij me Juven, ndërsa ekzistojnë spekulime se ai mund ta marrë timonin e Romës.
Juventusi e ka caktuar Ciro Ferraran në postin e trajnerit pas shkarkimit të Claudio Ranierit, ndërsa dy bashkëlojtarët e dikurshëm të tij, Alessandro Del Piero dhe Zinedine Zidane, kanë mbështetur vendimin që Ferrara ta drejtojë Juven.“Gazzetta dello Sport” njofton se ikona e Juves, Alex Del Piero, ia ka dërguar një mesazh urimi Ferraras, ku thuhet : “Ti je i madh Ciro. Kam qenë kapiteni yt dhe tani do të jem njëri nga lojtarët e tu. Do të fitojmë sërish bashkë”. Ndërkohë të hënën mbrëma lojtari i dikurshëm i Juves, Zinedine Zidane, ishte në Torino për të participuar në një ndeshje bamirëse, ndërsa edhe legjenda franceze ia ka uruar postin e ri Ferraras. “Jam i lumtur për Ciron dhe shpresoj që ai do të arrijë t’i fitojë këto dy ndeshjet e mbetura, ashtu që Juve ta konsolidojë vendin e tretë”, ka thënë Zizu.
Sipas njoftimeve të reja, trajneri i Interit, Jose Mourinho, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë filluar planet për sezonin e ardhshëm, vetëm disa ditë pasi zikaltrit u shpallën kampionë të Serie A.“Studio Sport” njofton se mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, është njëra nga shënjestrat kryesore të Nerazzurëve për sezonin e ardhshëm. Sipas të njëjtit medium, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, është angazhuar për të arritur një marrëveshje me serbin dhe me skuadrën angleze.
Sipas "The Daily Mail", Wigan Athletic ka arritur marrëveshje me Real Madridin për shitjen e Antonio Valencias për një shumë prej 24 milionë dollarësh.Sipas të njëjtit burim, finalizimi i kësaj marrëveshjeje varet nga mundësitë e Los Merengues për ta transferuar superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të mbetet shënjestra kryesore e Mbretërve. Nëse Los Blancos arrijnë të fitojnë shërbimet e Ronaldos, atëherë Valencia do të transferohet në Old Trafford, ndërsa nëse Ronaldo mbetet te United, atëherë Reali do ta finalizojë marrëveshjen me Valencian.
Fabio Cannavaro është pranë rikthimit te Juventusi, ndërsa këtë e ka konfirmuar menaxheri gjeneral i Zonjës së Vjetër, Jean Claude Blanc, i cili ka thënë se nënshkrimi i mbrojtësi të Real Madridit me ish-skuadrën e tij do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt.“Cannavaro është një shtesë shumë e rëndësishme për ne, edhe pse tifozët ende janë të ndjeshëm për largimin e tij para tre vitesh”. “Për momentin jemi duke punuar në dy çështje, ndërsa shpresoj që njëra (Cannavaro) të mbyllet gjatë ditës së sotme. Tjetra (Diego) pritet të mbyllet në ditët në vijim”, është cituar Blanc nga “Tuttosport”.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka thënë shtypit se do të kishte dashur ta mbyllë karrierën me një skuadër argjentinase, pasi që t’i përfundojë kontrata me Barcelonën.“Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën në Argjentinë, sepse është ëndërr e imja të luaj atje. Si fëmijë shkoja nëpër stadiume dhe dëshiroj që ta përjetoj sërish të njëjtën gjë edhe në të ardhmen”. “Ajo që dëshiroj është të luaj në Ligën e Argjentinës, të shoh si luhet futbolli atje”. “Jeta në Argjentinë është shumë ndryshe. Këtu kam shumë qetësi, mirëpo mbi të gjitha, Argjentina është Argjentina”, ka thënë Messi.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur dëshirën që bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimovic të mbetet me zikaltrit edhe në sezonin e ardhshëm.“Dëshirojmë të vazhdojmë me këtë formë të shkëlqyer edhe në sezonin e ardhshëm. Ndërsa për ta bërë këtë duhet t’i mbajmë në skuadër lojtarët tanë më të mirë”. “Zlatan Ibrahimovic është njëri nga këta lojtarë, pasi që është i jashtëzakonshëm dhe mund të jetë vendimtar për skuadrën”, ka thënë argjentinasi në një intervistë për “Tuttosport”.
Rossonerët planifikojnë ta përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa në planet e tyre është edhe kroati Darijo Srna.Sipas tuttomercatoweb lojtari i Shakhtar Donetsk do të takohet me përfaqësuesit e Milanit pas finales së Kupës UEFA (kundër Werder Bremenit në Stamboll) dhe do të diskutojë për të ardhmen e tij të mundshme në San Siro. 27-vjeçari është një lojtar i gjithanshëm, pasi që mund të luajë edhe në mesfushë (pozitë të cilën e luan te përfaqësuesja e Kroacisë) edhe si mbrojtës krahu (siç luan te Shakhtari). Për të fituar shërbimet e tij Milani do të përballet me konkurrencën e Bayern Munichut, pasi që edhe bavarezët dëshirojnë shërbimet e Srnas.
Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të Claudio Ranierit vetëm dy xhiro pa përfunduar Kampionati.“Ky vendim nuk i ngjason mënyrës sonë se si punojmë, mirëpo do të ishte shumë më keq po të mos kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve”. “Pas rezultateve të fundit ne jemi vetëm një pikë para Fiorentinës, kështu që duke analizuar gjithë sezonin, vendosëm që ta shkarkonim Ranierin”. “Tash dëshirojmë një përfundim të mirë dhe shpresojmë që së paku të mbetemi në pozitën e tretë. Ishte një vendim i gjithë klubit. Dy ndeshjet e radhës skuadra do të udhëhiqet nga Ciro Ferrara, ndërsa në fund të sezonit do t’i shqyrtojmë gjërat”, ka thënë Blanc për “Il Giornale”.
















