Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, është në prag të arritjes së marrëveshjes për të kaluar te Fiorentina si transferim i lirë.
Kontrata e Crespo, 33-vjeçar, skadon në fund të sezonit. Pas edhe këtij sezoni me pak raste aktivizimi, argjentinasi tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga kampioni i italisë.Fiorentina dhe Napoli janë lidhur me një transferim të ish-sulmuesit të Milanit dhe Chelseat, por duket se ekipi violë është destinacioni i preferuar i argjentinasit.“Në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe një njoftim zyrtar”, ka thënë agjenti i lojtarit Fernando Hidalgo.Kalimi i Crespos në Artemio Franchi nxit për më tepër spekulimet për një largim të sulmuesit Adrian Mutu.
Ish-trajneri i Chelseat dhe kombëtares së Portugalisë, Luiz Felipe Scolari, është caku i ri i klubit italian Juventus.
Mediat italiane shkruajnë se agjenti i Scolarit, Jorge Mendes, është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit, për të pyetur nëse braziliani do të ishte i interesuar të drejtojë klubin nga Torino në sezonin e ardhshëm.Biankonerët janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkarkuan Claudio Ranierin për shkak të rezultateve të dobëta së fundi.Ciro Ferrara ka marrë përkohësisht detyrën e trajnerit, edhe pse përflitet se nëse ai drejton me sukses Juventusin në këto dy ndeshje të mbetura, do të mund të vazhdojë të qëndrojë në stolin e trajnerit edhe në sezonin e ardhshëm.Por, Mendes raportohet se ka paralajmëruar Milanin se Scolari do të ishte i interesuar të pasojë Carlo Ancelottin, nëse ky largohet drejt Chelseat.
Mesfushori rus me tipare sulmuese, Andrey Arshavin, është i bindur se pas një para-sezoni të plotë, ai do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Arsenalit për të qenë sfidues për tituj në sezonin e ardhshëm.
“Kam qenë në klub vetëm që nga muaji janar, andaj kampanja e re do të më japë rast të kem një para-sezon të plotë dhe mendoj se kjo do të më ndihmojë mua dhe klubit”, ka thënë 27-vjeçari.“Jam përshtatur shpejt dhe po shoh përpara në sfidat e sezonit të ri, për të cilin të gjithë shpresojmë se do të na sjellë më shumë trofe për klubin, si për lojtarët e edhe për fansat”, ka shtuar rusi.
Drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali, thotë se klubi italian ka qenë në dijeni për kontaktin që Reali e ka bërë me Mourinhon, por thotë se ata janë të hidhëruar me mënyrën me të cilën është realizuar ky kontakt.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se kandidati për president të Realit, Florentino Perez, dëshiron që Jose Mourinho ta marrë drejtim klubin mbretëror, ndërsa nerazurët po ashtu kanë pohuar ofertën e ekipit spanjoll.“E kemi ditur se Real Madrid ka bërë ofertë te Mourinho, edhe pse klubi spanjoll ka përdorë metoda të pazakonshme dhe jo të drejta. Mendoj se për shkak të raporteve të mira të dy klubeve, do të ishte shumë më mirë nëse së pari do të kontaktohej Massimo Moratti”, ka thënë Oriali.“Megjithatë mendoj se Mourinho do të mbetet në Inter. Ky është vetëm mendimi im, në fund për përgjigjen e saktë do të duhet ta pyetni atë. Por ai dëshiron të mbetet këtu dhe të përpiqet ta përfundojë ciklin e rëndësishëm të cilin e kemi filluar”, ka shtuar italiani.
Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, vazhdon të lidhet me një kalim tek klubi tjetër i Madridit, Atletico.
Sportivja spanjolle “Sport”, pavarësisht sigurisë që drejtuesit e Atleticos i kanë dhënë trajnerit Abel Resino, shkruan se presidenti Enrique Cerezo dëshiron që Ramos ta marrë drejtimin e ekipit në fund të sezonit.Ish-trajneri i Sevillas dhe Tottenhamit, Ramos, po ashtu thuhet se e favorizon këtë lëvizje dhe dëshiron të refuzojë ofertën e majmje nga CSKA Moska, të vlefshme 4 milionë funte.
Orlando Magic i kanë bërë ballë 49 pikëve sensacionale të shënuara nga LeBron James, për të tronditur Cleveland Cavaliers me rezultat 107-106 në ndeshjen e parë mjaft emocionuese të finales së Konferecës Lindore, në Cleveland.
Magic shënuan një trepikësh me anë të Rashard Lewis, kur kishin mbetur edhe 14.7 sekonda, dhe kështu morën kryesimin ndaj liderit të Lindjes. Dwight Howard shënoi 30 pikë për mysafirët dhe kontribuoi edhe me 13 kërcime, derisa Lewis ndihmoi me 22 pikë.MVP i sezonit, James, ishte i saktë në 20 nga 30 tentimet e tij nga loja, ndërsa kontribuoi edhe me tetë asistime dhe gjashtë kërcime.
Simboli i Të Kuqve, Steven Gerrard, është shprehur të enjten se përvoja të cilën e kanë fituar lojtarët e Liverpoolit këtë sezon, do t’u ndihmojë që në sezonin e ardhshëm të shpallen kampionë të Ligës Premier.
“Ky sezon ishte hera e parë që kam qenë i përfshirë në garën për titull dhe personalisht jam kënaqur duke e bërë një gjë të tillë, po ashtu janë kënaqur edhe lojtarët tjerë”. “Megjithatë nuk patëm fat ta fitonim Ligën, mirëpo mund të shfrytëzojmë shumë gjëra pozitive nga ky sezon. Mendoj se mund ta shfrytëzojmë përvojën e këtij sezoni ashtu që sezonin e ardhshëm ta fillojmë me vetëbesim të plotë”. “Për ta fituar Ligën Premier nevojitet eksperienca e të qenit i përfshirë në garën për titull, dhe le të shpresojmë se përvoja të cilën e kemi fituar këtë sezon do të na ndihmojë të jemi më të mirë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë kapiteni për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Superyllli i Milanit, Ricardo Kaka, thotë se nuk do të largohet nga Rossonerët në një të ardhme të afërt, përkundër spekulimeve të cilat e lidhin atë me një transferim luksoz te Real Madridi.
Mediat spanjolle dhe italiane vazhdimisht po flasin për mundësinë e kalimit të brazilianit në Bernabeu, sidomos nëse president i Los Blancos zgjidhet Florentino Perez. Mirëpo Kaka, i cili gjithmonë e ka shprehur dashurinë për Rossonerët, edhe njëherë e ka përsëritur vendimin e tij për të qëndruar në San Siro. “Dëshiroj t’u them të gjithëve se nuk do të largohem. Nuk do ta braktis Milanin!”, ka thënë Kaka për “Milan Channel”.
Duket të ketë marrë fund sezoni për Alessandro Del Pieron, i cili është larguar nga fusha stërvitore pas një lëndimi, njofton "Sky Sport Italia".
Ikona e Juves është goditur nga Tiago në momentin kur kishte provuar ta driblonte në një ndeshje të vogël gjatë stërvitjeve. Stafi mjekësor dhe trajneri Ciro Ferrara kishin vrapuar menjëherë për ta ndihmuar kapitenin, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në dhomën e trajtimit. Edhe pse nuk dihet koha e mungesës së tij, burime nga Juventusi pohojnë se lëndimi dukej aq serioz sajë do ta mbajë së paku jashtë ndeshjes së fundjavës kundër Sienas, por madje edhe për ndeshjen tjetër kundër Lazios.
Sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, beson se ka arritur nivelin e duhur të lojës për të mundur të paraqitet për skuadrat e mëdha italiane, Juventus ose Inter.
Sipas spekulimeve në Itlai, Bianconertët janë favoritë për ta transferuar sulmuesin italian në fund të këtij sezoni, mirëpo edhe presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka shprehur haptas interesimin e tij për Quagliarellan. “Jam mahnitur kur kam dëgjuar se Moratti përmend emrin tim. Të jesh në listën e Interit, Mbretërve të Italisë, është një ëndërr. Interi është një skuadër solide me një trajner të madh. Mendoj se jam i gatshëm të luaj atje”. “Sezonin e ardhshëm, Juve do të jetë në gjendje për ta fituar Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. A do të luaj atje? Është ëndrra ime fëmijërore, e cila vazhdon të jetë e tillë edhe sot...”, është cituar Quagliarella nga “La Gazzetta dello Sport”.
Numri i sotëm i "La Gazzetta dello Sport" njofton se Interi është i hapur për idenë e shitjes së mbrojtësit të krahut të djathtë Maicon, ndërsa për të fituar shërbimet e tij do të zhvillohet një luftë e madhe ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.
Zikaltrit kërkojnë 25 milionë euro për lojtarin e tyre, ndërsa Los Blancos qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e brazilianit. Ndërkohë edhe gjiganti i Ligës Premier, Chelsea, është duke e monitoruar situatën e 27- vjeçarit, ndërsa njoftohet se Maicon bën pjesë në listën e transferimeve të Carlo Ancelottit nëse merr timonin e Bluve.
Hoffenheimi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi që sulmuesi kryesor i tyre, Vedad Ibisevic, është kthyer në stërvitje pas qëndrimit katërmujor jashtë fushe.
Në janar të këtij viti, boshnjaku pësoi një lëndim të gjurit në një ndeshje miqësore kundër Hamburgut dhe nga atëherë nuk ka mundur t’i ndihmojë skuadrës së tij, e cila pësoi një rënie të dukshme të formës gjatë mungesës së Ibisevic. 24-vjeçari luajti rol kryesor në suksesin e Hoffenheimit në Bundesliga duke shënuar 18 gola në 17 paraqitje, me ç’rast deri sa luante sulmuesi boshnjak, Hoffenheim mbajti pozitën e parë në tabelë.
Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, beson se finalja e madhe e 27 majit, e cila zhvillohet në Romë ndërmjet skuadrës së tij dhe Barcelonës, mund të jetë ndeshja e fundit të cilën do ta luajë argjentinasi për Djajtë e Kuq.
“Ndoshta do të jetë ndeshja ime e fundit, ose ndoshta nuk do të jetë. Nuk e di”. “Nuk jam i sigurt nëse do të luaj nga minuta e parë javën e ardhshme (në finale), ky është vendim që i takon trajnerit”. “Ajo që unë mund të bëj është të përgatitem mirë. Do të kisha dashur të luaj, por aty (te Unitedi) janë disa lojtarë shumë të mirë, prandaj unë do ta pres shansin tim”, u ka thënë argjentinasi gazetarëve.
Mbrojtësi i Milanit, Philippe Senderos, ka pranuar se rivali i qytetit, Inter, padyshim ka qenë skuadra më e mirë në Serie A këtë sezon, dhe jo rastësisht është shpallur kampion.
“Këtë vit Interi ishte skuadra më e fuqishme, e cila arriti të fitojë pikë të rëndësishme edhe në momentet kur nuk luante mirë. Ky ishte pikërisht dallimi (që e bëri kampion)”, ka thënë Senderos për “Sky”. Ndërkohë, ish-lojtari i Arsenalit i ka fajësuar lëndimet e shumta të lojtarëve të Milanit për mossuksesin e treguar këtë sezon. “Lëndimet dhe humbja e pikëve janë pjesë e sezonit. Duhet të jetosh me këtë”, ka shtuar zvicerani.
Mesfushori ofanziv i Werder Bremenit, Diego, ka pranuar se është shumë afër ta veshë fanellën bardhezi.
Braziliani është në planet e Juventusit qe një kohë të gjatë, dhe sipas të gjitha gjasave pritet që këtë sezon ai të jetë lojtar i Zonjës së Vjetër, ndërsa këtë gjë tashmë e ka konfirmuar vetë lojtari. “Kalimi im te Juventus është shumë afër, ndërsa krejt çka ka mbetur për t’u sqaruar janë disa detaje që lidhen me ardhjen time në Itali”, ka thënë Diego në një intervistë për “La7”.
Sipas "Corriere dello Sport", mbrojtësi i rikthyer te Juventusi, Fabio Cannavaro, i ka thënë drejtorit sportiv të bardhezinjve Alessio Secco, që ta angazhojë mesfushori e Real Madridit, Mahamadou Diarra.
Diarra te Juve do ta gjejë bashkëkombësin e tij nga Mali, Mohammed Sissoko, ndërsa Cannavaro është i bindur që Diarra ka lindur për të luajtur në Serie A. Reali ka paguar 26 milionë euro për ta transferuar 28-vjeçarin nga Lyoni në vitin 2006, mirëpo për shkak të lëndimeve ai ka munguar këtë sezon, prandaj Mbretërit mund të lejojnë largimin e tij për një çmim më të ulët.
"La Nazione" njofton se mbrojtësit e Romës, Christian Panucci dhe Juan, nga sezoni i ardhshëm mund ta veshin fanellën vjollce.
Giallorossët nuk kanë arritur të sigurojnë një vend për Ligën e Kampionëve, ndërsa Fiorentina është vetëm një pikë larg për ta siguruar pozitën e katërt, prandaj ka nevojë për këta dy mbrojtës me përvojë në garën më të madhe të futbollit evropian për klube. I vetmi problem mbeten pagat e lojtarëve, të cilat janë të larta në krahasim me mesataren e lojtarëve të Violas. Fiorentina ka edhe planin e dytë, nëse dështon t’i angazhojë Panuccin dhe Juanin, atëherë do angazhojë dyshen e Udineses, Cristian Zapata dhe Felipe.
Bedy Moratti, motra e presidentit të Interit, Massimo Moratti, ka thënë se do të jetë shumë vështirë të zëvendësohet sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nëse ai vendos të largohet nga zikaltrit.
“Zëvendësimi i Ibras është shumë i vështirë. Ai është shumë i fuqishëm dhe është njëri nga lojtarët më të mirë në botë”. “Për ta zëvendësuar atë nuk e di nëse mjafton vetëm një lojtar, mendoj se i gjithë reparti i sulmit do ta kishte vështirë ta zëvendësonte atë”, ka thënë Bedy.
Shakhtar Donetsk e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, për t’u shpallur fitues i Kupës UEFA, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Sükrü Saraçoglu të Stambollit.

Ekipi ukrainas do të jetë kështu fituesi i fundit i “Kupës UEFA”, pasi kjo garë në sezonin e ardhshëm do të riorganizohet dhe do të mbajë emrin Liga Evropiane.
Shakhtar, që së fundi humbi titullin e kampionit të Ukrainës nga Dynamo Kiev, pati rastin të kalojë në epërsi pas vetëm pesë minutash me anë të sulmuesit brazilian Luiz Adriano. I njëjti lojtar nuk e keqpërdori rastin tjetër në ndeshje, duke mposhtur portierin e Werderit, Tim Wiese pas 25 minutash lojë.Bremen u përgjigj në minutën e 34-të me anë të brazilianit të Werderit, Naldo, i cili barazoi rezultatin. Portieri Wiese bëri një varg mbrojtjesh të shkëlqyeshme, për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

Gjashtë minuta pas fillimit të vazhdimeve, ekipi ukrainas riktheu epërsinë përmes brazilianit tjetër, Jadson. Shakhtar kësaj here arriti ta ruajë avantazhin, megjithëse Bremenit iu mohua një gol i vonshëm, për shkak të një fauli të supozuar.Shakhtar ka fituar 12 trofe vendorë, që kur Ukraina u nda nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990, por ky është trofeu i parë evropian.

Në mënyrë ironike, që të dy finalistët, Shakhtar dhe Bremen, ishin kualifikuar për në garën e mëtejme të Kupës UEFA pasi përfunduan në pozitat e treta në grupet përkatëse në kuadër të Ligës së Kampionëve.Werderi do të ketë edhe një mundësi tjetër për të fituar trofe, pasi të shtunën përballet me Bayer Leverkusen në finalen e Kupës së Gjermanisë në Berlin.
Një gol i vetëm i Lazios ishte i mjaftueshëm për ta kthyer Regginan në Serie B.
Reggina udhëtoi në kryeqytetin italian për ta zhvilluar më herët ndeshjen kundër Lazios në Stadio Olimpico, për shkak të finales së Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet në këtë stadium më 27 maj, ndërsa vetëm fitorja e shpëtonte nga gara për ekzistencë. Megjithatë skuadra mysafire u mposht me golin e vetëm të shënuar nga Mauro Zarate në minutën e 26-të, kështu që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B.
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka njoftuar se Interi ka nënshkruar me dyshen gjenovase Diego Milito dhe Thiago Motta, ndërsa veç parave zikaltrit do t’ia japin Genoas edhe sulmuesin Robert Acquafresca, i cili është pronë e tyre.
“Jam takuar me presidentin Massimo Moratti dhe kemi arritur një marrëveshje. Është zyrtare! Ishte një vendim i dhimbshëm dhe ne i falënderojmë lojtarët për atë që e kanë dhënë gjatë këtij viti”. “Ajo që kemi fituar si shkëmbim është ekonomike dhe teknike, ndërsa do ta them vetëm emrin e Acquafrescas”, ka thënë Preziosi.
Mediat spanjolle raportojnë se drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Beguiristain, është i gatshëm të bëjë kapa konkret për të transferuar sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Barcelona synon të nënshkruajë me një sulmues kualitativ gjatë verës, edhe nëse Samuel Eto’o pranon kushtet për të nënshkruar kontratë të re.Sportivja Sport shkruan se Llorente është njëri prej caqeve kryesore të Barcelonës për afatin kalimtar të verës.Spanjolli ka një klauzulë prej 28 milionë funtesh në kontratë dhe Begiristain është i gatshëm të paguajë të gjithë këtë shumë për të transferuar Llorenten.