Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka shprehur publikisht dëshirën që t’i bashkëngjitet Barcelonës, mirëpo oferta e katalunasve dhe kërkesa e Los Che, nuk përkojnë me njëra-tjetrën.“AS” njofton se presidenti i Valencias, Manuel Llorente, “as që e ka shikuar” ofertën prej 42 milionë eurosh që e kanë bërë trekampionët për shërbimet e sulmuesit spanjoll. Ndërkohë, presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, thotë se Barcelona është duke shikuar ndonjë opsion tjetër për sulmin. “Ne do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në skuadër, mirëpo lojtarët për të cilët jemi të interesuar mund të vijnë te ne vetëm nën kushte të arsyeshme”. “Gjithmonë e kam thënë se Villa është një lojtar i cili tërheq interesin tonë mirëpo nën kushte specifike, ndërsa kjo nuk është arritur. Prandaj do të duhet të aktivizojmë opsionet tjera që janë po aq të vlefshme dhe do të shqyrtojmë, se cilat nga ato mund të na interesojnë neve nën kushte të caktuara”, ka thënë Laporta për “AS”.
“Mbrëmë (të hënën) bisedova me Pavel. Ai ka vendosur të pensionohet, mirëpo propozimi ynë është mjaft tërheqës”. “Kuptohet, ai (Nedved) dëshiron të pushojë, sikurse unë që pushova dy-tre muaj. Por ai dukej mjaft entuziast në propozimin tim”, ka thënë Ferrara.
Interi është i gatshëm ta shqyrtojë mega-ofertën që do ta bëjë Chelsea për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, mirëpo zikaltrit dëshirojnë që Didier Drogba të jetë pjesë e marrëveshjes.Të dielën u njoftua se Blutë dëshirojnë të ofrojnë 70 milionë euro për të fituar shërbimet e sulmuesit boshnjak me pasaportë suedeze, ku do të përfshihen edhe dy shënjestrat e Interit, Ricardo Carvalho dhe Deco. Mirëpo, Nerazzurët e dëshirojnë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, si pjesë e marrëveshjes për ta lejuar largimin e Ibracadabras.
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, shpreson që bashkëlojtari i tij Andrea Pirlo të mos largohet nga San Siro gjatë këtij afati kalimtar.“Kanë ndodhur shumë gjëra të reja dhe është ‘turp’ që Maldini u pensionua, Kaka u largua dhe po ashtu edhe trajneri shkoi”. “Si do që të jetë është një cikël i ri dhe ne dëshirojmë të jemi të suksesshëm me trajnerin tonë të ri, dhe objektivi kryesor është që të jemi më të mirë se sezonin e kaluar”. “Shpresoj që Pirlo të mos largohet nga Milani. Dëshiroj që ai të qëndrojë sepse është lojtari kyç i skuadrës”, ka thënë Zambrotta për “Sky Sport Italia”.
Pas deklaratave të David Beckham se është i hapur të kthehet sërish në Ligën Premier, Manchester City është gati të reagojë për të fituar shërbimet e mesfushorit anglez.Qëllimi i transferimit të Beckham nuk është vetëm për shkak të kualiteteve të tij në fushë, por edhe për të ngritur imazhin e Cityt, skuadër e cila pretendon që në të ardhmen të bëhet një klub i madh. Goal.com njofton se një numër i madh klubesh angleze dhe italiane kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Beckham, ndërsa konkurrenca më e madhe për ‘pasanikët’ vjen nga Milani dhe Chelsea, skuadra të cilat po ashtu janë të interesuara të nënshkruajnë me ish-kapitenin e Anglisë, i cili aktualisht është lojtar i skuadrës nga MLS amerikane, LA Galaxy.
Barcelona planifikon ta transferojë mesfushorin e Juventusit, Christian Poulsen.“Sport” njofton se trekampioni e ka të vështirë ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano, kështu që mendon që në plan të dytë ta ketë mesfushorin danez të Juves, Poulsen. Poulsen nuk tregoi atë që pritej nga ai pas transferim nga Sevilla, kështu që bardhezinjtë mendojnë ta shesin atë pas vetëm një sezoni të kaluar në Torino.
Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, thotë se do ta refuzojë Tottenham Hotspurin, nëse skuadra angleze bën ofertë zyrtare për të.Ditët e fundit është spekuluar se Spursat po përgatisin ofertë për sulmuesin malazias, për shërbimet e të cilit është shumë i interesuar trajneri Harry Redknapp, mirëpo Vucinic ka thënë se do ta refuzojë çdo ofertë që vjen nga Tottenhami. “Tottenhami? Do ta refuzoj. Tani për tani as nuk diskutohet për largimin tim pasi që nuk ka oferta. Nëse ndonjë ofertë vjen, atëherë unë do të bisedoj me klubin, kuptohet ka skuadra të cilave nuk dëshiroj t’u bashkëngjitëm”. “Për më shumë, do të zhgënjehesha nëse largohem nga Roma, pasi që porsa e kam rinovuar kontratën”, ka thënë Vucinic për “Il Corriere Dello Sport”.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se klubi mbretëror duhet të shesë lojtarë, për të krijuar fond për nënshkrime të reja.“Ne kemi nevojë të vazhdojmë operimin në tregun e lojtarëve. Dhe, për të pasur para ne duhet të shesim disa lojtarë”, ka thënë Valdano. “Duhet të shesim së paku pesë lojtarë. Prioritet në ditët në vazhdim do të jetë të shesim lojtarë dhe jo të blejmë ndonjë”, ka shtuar argjentinas për sportiven franceze L’Equipe.
Mesfushori i Interit, Ricardo Quaresma thotë se do të nisë nga fillimi me nerazurët, do ta harrojë sezonin e dobët dhe pret shumë lojëra të mira në të ardhmen.Quaresma ishte i dëshpëruar me pjesën e parë të sezonit në Inter, andaj u dërgua si huazim te Chelsea, por as atje nuk arriti të gjejë veten. “T’i filloni përgatitjet me bashkë-lojtarët tuaj, është shumë e rëndësishme, kjo është diçka që nuk ndodhi në sezonin e kaluar dhe pata problem. Në aspektin personal, kam dëshirë të madhe ta dëshmoj veten dhe ta përmirësoj sezonin e kaluar”, ka thënë Quaresma. “E kam harruar gjithë atë dhe nuk do të mendoj për të kaluarën. Ajo do të jetë një përvojë që do të më shërbejë, por tash shoh në të ardhmen”, ka shtuar portugezi, i cili është me Interin në përgatitje në Los Angeles.
Argjentinasi Sergio Aguero thotë se spekulimet për të ardhmen e tij nuk ja tërheqin vëmendjen, pasi ai mendon vetëm për qëndrim në Atletico Madrid.Aguero sot arriti në Madrid pas pushimit veror, dhe u befasua kur në aeroport u prit nga një gazetar. Argjentinasi lidhet me shumë klube, mes tjerash Manchester United dhe Chelsea, por thotë se për momentin mendon vetëm për Atleticon. “Një, vetëm një gazetar? Nuk më besohet se kishte ndonjë që ishte aq budalla sa të arrijë në orën gjashtë të mëngjesit në aeroport”, ka thënë Aguero për El Mundo Deportivo. “Për momentin mendoj vetëm për Atletico Madrid. Nëse arrin ndonjë ofertë, është klubi ai i cili duhet të negociojë dhe të bëjë marrëveshje”, ka shtuar argjentinasi pas arritjes.
Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Carlos Tevez, është i bindur se ai do të vazhdojë të fitojë tituj edhe klubin e tij të ri.“Menaxheri dhe pronarët janë shumë ambiciozë, këtë e pata të qartë që në takimin e parë me ta. Ky është një rast që të përfshihen nga fillimi, kam mundësinë t’i ndihmoj ekipit në ndërtimin e kësaj përvoje të veçantë”, ka thënë Tevez. “Shpresoj se do të fitoj shumë trofe me Cityn. Ka një ndjenjë ngazëllimi në klub. Shikojeni kualitetin e lojtarëve të cilët kanë arritur dhe atyre për të cilët flitet se do të arrijnë”. “Kjo është një aventurë e re për mua dhe dua t’i falënderoj njerëzit që ma mundësuan këtë”, ka shtuar argjentinasi mes tjerash.
Antonio Valencia është i bindur se ai nuk është sjellë në Manchester United për të plotësuar zbrazëtirën e lënë nga Cristiano Ronaldo.“E kam përmendur këtë disa herë në të kaluarën. Kur kam biseduar së pari me Manchester Untied, kurrë nuk më është thënë se do të vija të zëvendësoja Cristiano Ronaldon”, thotë Valencia.“Me sa duhet ai ka arritur t’ia dalë shumë mirë këtu, pasi është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë jam këtu për të bërë gjërat që di t’i bëj mirë. Kam një dëshirë të madhe për të arritur sukses dhe kurrë nuk do ta krahasoj veten me të”, ka shtuar lojtari nga Ekuadori.
Mesfushori brazilian Felipe Melo thotë se Juventusi është i aftë për t’i fituar të gjithë titujt për të cilët garon në sezonin e ardhshëm.Braziliani është në prag të kalimit në Juve nga Fiorentinas, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit dhe lojtari arriti marrëveshje për kushtet personale.“Është e nevojshme të punojmë pa ndalë për ta bërë ekipin të jetë numër një. Unë jam maksimalisht i irrituar kur nuk fitojmë dhe planifikoj të filloj menjëherë me fitore”, thotë Melo.“Skudeton ose Ligën e Kampionëve? Edhe Skudeton edhe Ligën e Kampionëve, Juventus mund t’i fitojë të gjitha. Por duhet të punojmë pa ndalë. Duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka shtuar braziliani.
Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Tottenhamit tashmë ka filluar negociatat me Interin në përpjekje për të realizuar transferimin befasues të Patrick Vieira.Sipas Daily Mail, Harry Redknap tashmë ka filluar negociata me Patrick Vieira dhe shpreson se do të mund të marrë francezin si transferim i lirë.Tottenham i ka ofruar marrëveshje njëvjeçare ish-lojtarin e Arsenalit, sipas të cilës ai do të duhet të pranojë zvogëlim të dukshëm të pagës.Gazeta shkruan se francezi do të ishte i interesuar të punojë me Redknapp dhe është i gatshëm të pranojë pagë rreth 35 mijë funte në javë, që është po thuajse tre herë më e ulët në krahasim me përfitimet që i ka në Inter.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se afati kalimtar për kampionin e Ligës Premier është i përfunduar.U mendua se Fergson do të bënte edhe nënshkrime të reja, krahas Michael Owen, Antonio Valencia dhe Gabriel Obertan.Por tregu i mbizotëruar nga Real Madrid dhe Manchester City, e ka nxitur Ferguson të mendojë se ai mund ta mbrojë titullin në ligë për të katërtën herë radhazi edhe pa Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevez.“Ky është fundi i biznesit tonë, andaj të gjitha ato tregime se kush supozohet se do të arrijë, harroni të gjitha”, ka thënë skocezi.Ndërkohë bëhet e ditur se Owen do të mbajë numrin 7, atë të cilin e kishte mbajtur Ronaldo, dhe do të jetë pjesë e treshes sulmuese së bashku me Wayne Rooney dhe Dimitar Berbatov, plus të rinjtë Daniel Welbeck dhe Federico Macheda.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, i cili javën e kaluar nënshkroi marrëveshje të re afatgjatë me klubin londinez, shpreson se me ndihmën e secilit në ekip mund të arrihet suksesi.“Ne kemi nevojë të ngremë trofe. Nuk është se nëse nuk fitojmë, unë do të jem shumë i shqetësuar dhe do ta hedh veten nga ura, por do të vazhdoj të punoj dhe punoj derisa të fitoj trofe”, ka thënë Van Persie.“Secili duhet të kuptojë se ne duhet ta bëjmë këtë së bashku. Unë nuk mund ta bëj këtë vet. Ne kemi nevojë ta bëjmë së bashku dhe ne do të fitojmë trofe. Vetëm pres ta ndaj këtë moment me fansat, me ekipit, me gjithë familjen e Arsenalit”, ka shtuar Van Persie.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka refuzuar një ofertë të majme nga Real Madridi për sulmuesin kryesor, Fernando Torres. Reali ishte kthyer kah ish-sulmuesi i Atletico Madrid pasi pati realizuar marrëveshjet me Cristiano Ronaldo dhe Kaka.Por, Benitez i kishte thënë stop hovit të harxhimeve të Real Madridit, duke refuzuar plot 65 milionë funte për spanjollin Torres.Pasi është refuzuar nga të kuqtë, Reali arriti të transferojë ish-sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema.
















