Sipas mediave italiane ekipi i Milanit ka arritur marrëveshjem e Real Madridin, për të angazhuar sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar.Vetëm disa orë pas konferencës së shtypit, në të cilën Berlusconi paralajmëroi se do të sigurojë mjete materiale për të angazhuar një sulmues, mediat në Itali thonë se rosonerët tashmë kanë arritur marrëveshje me Real Madridin për Huntelaar. Sipas Corriere dello Sport, Milani dhe Reali janë pajtuar për shumën e dëmshpërblimit, e cila raportohet se do të jetë afro 15 milion euro dhe do të paguhet në tri vite. Lojtari do të fitojë marrëveshje katërvjeçare dhe pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Huntelaar pritet që nesër t’i kalojë testet mjekësore dhe të prezantohet si lojtar i ri i Milanit.
Ekipi i Liverpoolit ka pohuar sot se ka arritur marrëveshje me Romën për të transferuar mesfushorin italian Alberto Aquilani.Mediat italiane një kohë të gjatë e kanë lidhur Aquilanin me një transferim në Anfield, ndërsa spekulimet u bënë më intensive pas marrëveshjes së arritur në mes të Realit dhe Liverpoolit për kalimin e Alonsos në Bernabeu. “Liverpooli mund të pohojë se është arritur marrëveshje me ekipin e Romës për të transferuar lojtarin e kombëtares italiane, Alberto Aquilani, i cili tash do t’i kalojë testet mjekësore. Liverpooli i ka kompletuar negociatat me Romën menjëherë pas arritjes së marrëveshjes me Realin për transferim të Xabi Alonsos”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të klubit anglez. Shuma e transferimit nuk është zbuluar, por sipas mediave italiane ajo është rreth 20 milionë euro.
Lojtari Darren Bent, e ka lënë Tottenhamin për të nënshkruar kontratë me ekipin e Sunderlandit, shkruan Sky Sports News. Bent ishte golashënuesi më i mirë i Tottenhamit sezonin e kaluar duke shënuar gjithsej 25 gola. Për Sunderlandin këtë verë ka nënshkruar kosovari Lorik Cana.
Pas takimit me zëvendëspresidentin Adriano Galliani dhe me trajnerin Leonardo, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se mesfushori Andrea Pirlo nuk do të largohet nga Rossonerët dhe se ai do ta përfundojë karrierën në San Siro.Treshja e Milanit patën një takim për të diskutuar në lidhje me zhgënjimin nga sezoni i kaluar dhe ndeshjet parasezonale, ndërsa njëri nga vendimet e tyre ishte mosshitja e Pirlos te Chelsea. “Andrea Pirlo është jashtë merkatos. Ai do të qëndrojë me ne dhe do ta përfundojë karrierën te Milani”. “E dini se Pirlo është kërkuar nga Chelsea që ka bërë edhe një propozim ekonomik. Ne folëm edhe me lojtarin dhe vendosëm ta mbajmë atë sipas kërkesës së Leonardos”, ka thënë Berlusconi për “Corriere dello Sport”, duke shtuar se Milani do ta blejë një sulmues gjatë këtij afati kalimtar.
Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se lojtarët të cilët do të largohen nga Los Blancos janë njoftuar për vendimin e skuadrës.Së paku katër lojtarë do të largohen nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa disa nga emrat që qarkullojnë janë Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart, Klaas-Jan Huntelaar, Arjen Robben dhe Alvaro Negredo. “Ende jemi duke kërkuar destinacionet e disa lojtarëve, por jam i sigurt se ata e dinë se nuk do të jenë pjesë e skuadrës këtë vit”. “Ne nuk kemi të drejtë të mbajmë më shumë se 25 lojtarë për arsye burokratike dhe ne e dimë se cilët lojtarë nuk i dëshirojmë në skuadër”, i ka thënë Valdano faqes zyrtare të Realit.
Atletico Madridi do ta ketë vështirë të mos e shesë sulmuesin Sergio Aguero, pas ofertës marramendëse që planifikon ta bëjë Chelsea për të.Sipas “The Daily Mail”, Blutë do të ofrojnë 38 milionë funte (45 milionë euro) dhe shërbimet e mesfushorit Deco për të siguruar shërbimet e argjentinasit. Aguero është pjesë e planeve për merkaton e këtij afati kalimtar të Chelseat, që po ashtu vazhdon të jetë në kërkim të mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo, dhe superyllit të Bayern Munichut, Franck Ribery.
Më 12 gusht, Italia do të përballet me Zvicrën, duke zhvilluar kështu ndeshjen e parë që pas paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Konfederatave, ndërsa këtë javë Marcelo Lippi do të thërrasë lojtarët e tij.“Nëse disa nuk kthehen në formën e tyre më të mirë, atëherë nuk do të jenë pjesë e këtij grupi. Por sido që të jetë, numri më i madh (i lojtarëve aktualë) do të jenë këtu”. “Jam duke bërë rindërtimin e skuadrës duke llogaritur lojtarët e jashtëzakonshëm që e fituan Kampionatin Botëror (2006), mirëpo këtë nuk e bëj për bindjet e mia dhe as për mirënjohje”. “Pas Kampionatit Botëror i kemi pranuar komplimentet, tash duhet t’i pranojmë kritikat. Do të ishte mirë sikur të fitonim gjithmonë, mirëpo kjo nuk është e mundur”, ka thënë Lippi për “Sky Sport 24”.
Anësori holandez Arjen Robben, thotë se ai do të luftojë për vend në ekipin e parë të Real Madridit, ndërsa do të largohej nga Santiago Bernabeu vetëm për ndonjë ekip që luan në Ligën e Kampionëve.Mediat spanjolle tashmë një kohë sh kruajnë se Real Madridi dëshiron ta shesë Robben me qëllim që të grumbullojë të ardhura për përforcime të reja. Robben u lidh me një rikthim në Premier League, pasi Tottenham shfaqi interesim për shërbimet e tij, por holandezi thotë se nuk do të kalojë te ekipi anglez dhe do të luftojë për vend në ekipin e Pellegrinit. “Me të gjithë respektin për klubin, kam vendosur të mos transferohem në Tottenham. Në këtë moment dëshiroj të luftoj për vend në Real Madrid dhe e gjithë vëmendja ime është e përqendruar te përgatitjet”, ka thënë Robben. “Shpresoj se këtë sezon do të fitoj shumë me Real Madridin. Të vetmen gjë që do ta shikoja është një largim në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar holandezi.
Përforcimi i ri i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se mund t’i ndihmojë ekipit në shumë mënyra dhe jo vetëm duke shënuar gola.“Jam shumë i lumtur që fillova të stërvitem. Nuk jam 100% i gatshëm, por jam i lumtur që jam i rrethuar nga bashkëlojarët. Ekuilibri i ekipit është fantastik, të gjithë më kanë dëshiruar mirëseardhje dhe kjo ishte një gjë e bukur”, ka thënë suedezi. “Këtu jam për të shënuar gola, për t’i ndihmuar ekipit dhe për të mësuar. Por mundem po ashtu të asistoj dhe të krijoj situata për shënim. Jam për të shënuar gola, por mundem edhe më shumë se kjo”, ka shtuar Ibrahimovic.
Palermo dhe Genoa kanë zyrtarizuar shkëmbimin e portierëve të tyre, Marco Amelia dhe Rubinho. Ky lajm është konfirmuar nga web faqja zyrtare e ekipit Sicilian. Të dy ekipet kanë pranuar ta bëjnë shkëmbimin, pa shtuar asnjë para as njëri as tjetri. /sportisot/
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, është i kënaqur që sulmuesi David Trezeguet do të qëndrojë me biankonerët.“Pavarësisht humbjes tonë të fundit, kompensimi është në rikthimin në aksion të Trezeguet. David e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është për ekipin dhe për momentin e konsideroj atë si një element kyç”, ka thënë Ferrara.“I kam shpjeguar që në ditën e parë të para-sezonit, se nuk kisha synime ta lejoj atë të largohet nga ekipi”, ka shtuar italiani.
Liverpooli është afër të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin e Juventusit, Christian Poulsen.Sipas Sky Sports, të kuqtë janë në negociata të avancuara për të marrë shërbimet e danezit, i cili shihet si zëvendësim i Xabi Alonsos, që mbrëmë arriti marrëveshje me Realin e Madridit.Poulsen nuk arriti të stabilizojë veten te ekipi italian dhe nuk kishte të ardhme me biankonerët, gjë që inkurajoi Liverpoolin të interesohet për shërbimet e mesfushorit.Livepooli po ashtu është edhe në kërkim të Albreto Aqilanit nga Roma.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka lëshuar edhe një goditje në drejtim të Chelseat dhe menaxherit italian Carlo Ancelotti.Duke komenduar humbjen e Interit ndaj Chelseat në miqësoren në SHBA, Mourinho ka theksuar se nerazurët luajtën me fëmijë derisa blutë me yjet më të mira të ekipit.“Nëse dëshiron të fitosh miqësoret, mund të bësh siç bëri Chelsea në SHBA, dhe të luash me lojtarët më të mirë në një turne pa kuptim. Kundër anglezëve ne luajtëm me një djalosh 18 vjeçar në portë. Ne dëshironim të stërvitemi, ndërsa edhe Milani bëri të njëjtën gjë”, ka shtuar Mourinho.
Atletico Madrid është i gatshëm të marrë shërbimet e mbrojtësit të Interit, Nicolas Burdisso.Dy klubet raportohet se janë në negociata për argjentinasin, i cili nuk është duke u aktivizuar në ndeshjet para-sezonale me nerazurët.Atletico pritet të paguajë deri në 6 milionë funte për Burdisso, kjo nëse ata do të arrijnë të kualifikohen për në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh Chelsean e Carlo Ancelottit si një kërcënim shumë më të madh për titull se sa Liverpoolin.“Liverpooli mbase e pati sezonin më të mirë në 20 vitet e fundit dhe ende përfundoi katër pikë prapa. Ishte Chelsea kërcënimi kryesor. Ancelotti do të ndryshojë shumë mënyrën e lojës”, ka thënë Ferguson.“Ata do të luajnë në stilin e Milanit. Kjo lojë i solli atij dy kupa evropiane dhe do të duhej të ishin tre, pasi ata kurrë nuk duhej të humbnin ndaj Liverpoolit. Andaj pse duhet ta ndryshojë këtë lojë?”, ka shtuar skocezi.
Pas humbjes së penaltisë në finalen e Peace Cup, që i kushtoi edhe me humbjen e kësaj kupe, kapiteni i Juventusit, Alex Del Piero, ka shpjeguar këtë gabim të rrallë të tij.“Vërejta më herët se Guzan (portieri i Aston Villas) gjithmonë lëvizte më herët. Andaj prita që ai të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Del Piero.“Kur ai ende mbeti i palëvizur duhej të rregulloja këmbën dhe të përpiqesha të dredhoj topin në një mënyrë që portieri të mos e arrijë. Me sa duket për shkak të kalkulimeve të vonshme, e godita atë shumë poshtë dhe rezultoi me një goditje të dobët”, ka shtuar kapiteni.
Sipas mediave angleze, Manchester United nuk do ta ketë në dispozicion numrin një të ekipit, Edwin van der Sar, gjatë dy muajve të ardhshëm, pasi holandezi ka lënduar dorën.Portieri veteran morri lëndime gjatë mbrojtjes së penaltive në ndeshjen ndaj Bayern Munich në Audi Cup javën e kaluar, dhe skanimi zbuloi dy eshtra të thyera në dorën e majtë.Ruajtësi 38-vjeçar i portës, kontrata e të cilin me klubin anglez skadon në verën e ardhshme, iu nënshtrua operacionit gjatë të martës dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe deri në fillim të muajit tetor.Në këtë mënyrë, Ben Foster do të ketë rastin të dëshmojë veten në portën e djajve të kuq.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka arritur marrëveshje të re trevjeçare me klubin anglez.Marrëveshja e re raportohet se do t’i sjellë sulmuesit 100 mijë funte në javë dhe pritet të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim.E kaluara e Drogbës te Chelsea ka qenë shumë e zhurmshme, ashtu që vazhdimi i kontratës edhe për tre sezone të tjera i jep fund edhe spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.Pritet që menaxheri i ekipit Carlo Ancelotti të luajë më shumë me dyshen Drogba – Nicolas Anelka gjatë sezonit të ardhshëm.
Real Madridi ka konfirmuar në web faqen zyrtare se ata kanë vendosur të përfundojnë zyrtarisht kontratën e Michel Salgados.Deklarata e klubit është: "Real Madrid dhe Michel Salgado kanë rënë në dakord për përfundimin e kontratës nga klubi."
33 vjeçari, iu bashkua Realit në 1999 nga Celta Vigo për një shumë prej 11 milionë eurosh.
Nxitimi për përfundimin e kontratës me Realin, mund të jetë shkaktuar me ardhjen e ish-mesfushorit të Liverpoolit, Xabi Alonsos./sportisot/
















