Roma e ka huazuar portierin e Dinamo Bucharestit, Bogdan Lobont, konfirmon agjenti i ekipit dhe lojtarit, Victor Becali.“Lobont është huazuar nga dinamo te Roma për një vit. Skuadra italiane e ka mundësinë që ta blejë atë në fund të këtij huazimi”. “Lobont është duke i kaluar ekzaminimet mjekësore dhe pastaj do ta nënshkruajë kontratën”, ka thënë Becali për “NewsIn”.
Skuadra e Parmës ka konfirmuar se gjatë këtij sezoni, mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, do të luajë për skuadrën e porsatransferuar në Serie A.Faqja zyrtare e klubit fcparma.com shkruan se tetovari do t’i bashkëngjitet Parmës në formë huazimi, me mundësinë që në fund të sezonit Parma ta blejë gjysmën e kartonit të tij. Si shkëmbim për shqiptarin me pasaportë zvicerane, Torino do ta marrë po ashtu në formë huazimi, sulmuesin Daniele Vantaggiato.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me skuadrën ku është shkolluar që nga mosha 14-vjeçare.“Chelsea me kënaqësi konfirmon se John Terry ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në skuadër deri në fund të sezonit 2013/2014”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat. Tommy Law dhe Ken Shellito janë të vetmit dy lojtarët e tjerë të cilët e kanë kaluar gjithë karrierën në Stamford Bridge Ndërkohë, “Sky Sports” spekulon se Terry është lojtari më i paguar në Angli, me 160.000 funte (182.000 euro) në javë.
Real Madridi ka arritur marrëveshje me Celta Vigon për ta transferuar të riun Joselu, të cilin e ka huazuar sërish te skuadra nga Liga e Dytë spanjolle.Mbretërit kanë konfirmuar zyrtarisht në faqen e tyre të internetit se të hënën kanë arritur marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit Jose Luis Sanmartin Mato- Joselu. Mirëpo, Los Blancos me kërkesë të Celtas kanë lejuar që sulmuesi të qëndrojë te Celta në formë huazimi edhe për këtë sezon, ashtu që të fitojë përvojë.
Barcelona ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Dmytro Chygrynskiy nga Shakhtar Donetsk për shumën prej 25 milionë eurosh.Ukrainasi të hënën ka kaluar testet mjekësore dhe pastaj është takuar me presidentin Juan Laporta dhe drejtorët tjerë për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Blaugranët. Trajneri i Barcës, Pep Guardiola, e konsideron 22-vjeçarin si një mbrojtës premtues për t’iu bashkëngjitur Gerard Piques në mbrojtje.
Mesfushori i Interit, Ricardo Quaresma, mund të largohet sërish nga zikaltrit, meqë një numër i madh skuadrash janë të interesuara për shërbimet e tij- thotë agjenti i lojtarit Jorge Mendes.“Qëllimi i Ricardos është që të luajë rregullisht futboll me Interin, mirëpo nëse kjo është e pamundur, atëherë nuk do ta lëmë deri në janar për t’u transferuar”. “Ka shumë skuadra të interesuara për klientin tim, mirëpo nuk mund të them se çfarë e do të sjell ardhshmja, qoftë në Itali qoftë në Evropë. Ai vetëm dëshiron të tregojë se sa i vlefshëm është”, ka thënë Mendes për 24oredisport.com.
Real Madridi ka vendosur ta mbajë mesfushorin holandez Rafael van der Vaart.“Sky Sports” njofton se drejtuesit e Realit i kanë thënë holandezit që shërbimet e tija janë të nevojshme për sezonin e ri. Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso, Van der Vaartit i ishte thënë që mund të largohet nga Bernabeu. Mirëpo pas largimit të Arjen Robben dhe Wesley Sneijder, drejtuesit e klubit madrilen kanë mbajtur takim me lojtarin dhe avokatin e tij, duke kërkuar nga Van der Vaart që të qëndrojë me Mbretërit.
Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko është shprehur i kënaqur që është kthyer te Dynamo Kyivi, dhjetë vite pasi ishte larguar nga ky klub në drejtim të Milanit.Sheva kaloi vite të arta me Rossonerët deri para se të transferohej te Chelsea (2006), ku karriera e tij mori teposhtën. Duke qenë se ishte i padëshiruar në Stamford Bridge, Shevchenko shprehu dëshirën për t’u larguar drejt një skuadre ku do të luante më shumë, ndërsa meqë Dynamo Kyiv ishte njëra nga skuadrat e interesuara për 32-vjeçarin, ai vendosi që të rikthehej në Ukrainë. “Para së gjithash dëshiroj ta falënderoj Roman Abramovichin dhe Igor Surkis-in (presidentin e Dynamos) që e mundësuan transferimin. Po ashtu dëshiroj ta falënderoj trajnerin Valery Gazzaev, që jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia të punoj me të. Kam kaluar dhjetë vite jashtë dhe tash është koha për t’u kthyer”. “Dëshiroj ta nderoj klubin dhe t’i bëj fansat të lumtur. Jam shumë i lumtur që jam kthyer”, ka thënë ukrainasi.
Wesley Sneijder e konsideron meritor sulmuesin Samuel Eto’o për debutimin e suksesshëm të holandezit me fanellën e Interit.Sneijder bëri një paraqitje të shkëlqyer në Derby della Madonnina, ku zikaltrit e mposhtën Milanin me rezultat 4-0. “Ndeshja kundër Milanit ishte debutimi më i mirë që mund ta kisha pritur. Atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të pres ta shijoj stadiumin kur do të jetë plot me tifozë Nerazzurë, sepse këtë radhë ne ishim mysafirë”. “Jam i kënaqur me mënyrën si kam luajtur dhe me kuptimin e shpejtë që e gjeta me Eto’o-n. E dija që Samuel është një lojtar i madh, por nuk mundja ta imagjinoj se të luash krahas tij është aq lehtë!”, ka thënë holandezi për “La Gazzetta dello Sport”.
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, ku u shënuan vetëm 12 gola.
Skuadra e Trepçës vazhdoi serinë e fitoreve, kësaj radhe duke shënuar fitore bindëse si mysafire ndaj Gjilanit, me rezultat 3:0, me dy gola të Emin Baliqit dhe një gol të Florent Azirit.
Për gjilanasit kjo ishte humbja e tretë në këtë edicion dhe vërtet tashmë mund të thuhet se kjo skuadër është në krizë.
Ndërkohë fitoreve të para iu gëzuan Prishtina, Besa dhe Drenica. Skuadra kampione me mjaft vështirësi arriti të mposht Kosovën e Vushtrrisë, me golin e sulmuesit ferizajas, Astrit Fazliu.
Raiffeisen Superliga, java e 3-të:
Drenica-Ferizaj 1:0
Gjilani-Trepça 0:3
Besa-KEK-u 1:0
Hysi-Liria 2:1
Prishtina-Kosova 1:0
Flamurtari-Vëllaznimi 2:1
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur dëshirë që të qëndrojë te Djajtë e Kuq deri në fund të karrierës së tij.“Gjithmonë kam thënë se e dua këtë klub dhe derisa të më dëshirojnë këtu, do të luaj këtu. Është shumë e thjeshtë”. “Nuk shoh ndonjë arsye pse do të dëshiroja të kaloj në një skuadër tjetër. Këtu marr gjithçka që dua”. “Familja ime është vetëm 30 minuta larg, jam i sistemuar këtu dhe sinqerisht nuk do të shkoj askund, përveç nëse më thotë ndryshe trajneri”, ka thënë Rooney për “The Daily Telegraph”.
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, dëshiron të mbetet edhe për shumë kohën Stamford Bridge.Ballack në muajin maj e vazhdoi marrëveshjen edhe për një vit, por ai dëshiron një marrëveshje të re afatgjate me blutë, pas të cilës do ta përfundonte karrierën në Londër. “Për mua, unë jam ende i ri edhe pse kam 32 vjet. Kënaqem në lojë. Dua të luaj futboll në nivel të lartë edhe për disa vite pasi ndjehem mirë. Kjo është liga më e mirë në botë dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Ballack. “Zgjidhja për të ardhur në Angli ka qenë e mirë për mua. Ndjehem komod në Chelsea, por vazhdimi i bashkëpunimit varet nga të dyja anët. E di se kam shumë vite para meje, por nuk dua ta vendos veten ose klubin në presion. Nëse vijmë te një zgjidhje e përbashkët, vijmë”, ka shuar gjermani.
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, thotë se Interi ishte shumë mbresëlënës në derbin e të shtunës kur shkatërroi Milanin me rezultat 4-0.“Inter u duk i fuqishëm që nga fillimi i kampionatit dhe duke marrë parasysh se është ekipi që fitoi skudeton sezonin e kaluar, është edhe më i strukturuar këtë sezon, dhe shumë mirë i stërvitur dhe është konkurrenti kryesor për titull”, ka thënë Gigli. “Ne kemi nevojë që ekipet tjera të marrën pikë nga ta dhe ta bëjnë rrugën e tyre më të vështirë. Unë nuk flas si një person anti-Inter, por si një fans i Juves. Interi do të jetë i fuqishëm këtë sezon, por Juventus po ashtu është përmirësuar. Andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë”, ka shtuar italiani.
Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka vetëm fjalë falënderuese për sulmuesin Emmanuel Adebayor.Adebayor u tregua si një përforcim fantastik për Cityn, dhe ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të sezonit. “Adebayor është i shkëlqyeshëm. Para se të vinte te ne, shumë flitej për të si futbollist dhe si personalitet, dhe shumë prej fjalëve ishin në kontekst negativ. Por ai erdhi këtu me një dëshirë të madhe për sukses, dhe në zhveshtore është motivuesi kryesor”, ka thënë Hughes. “Gjërat të cilat u thanë për të, unë nuk i pash. Jam shumë i impresionuar nga loja e tij dhe nga sjellja. Mendoj se ai kënaqet të luajë dhe fansat e duan. Ndoshta kjo i ka munguar në jetë”, ka shtuar trajneri anglez.
Mesfushori i Juventusit, Diego, është i ngazëllyer pas dygolëshit të shënuar në derbin e mbrëmshëm ndaj Romës, kur ndihmoi ekipin të shënojë fitore 3-1.“Mendova se do të ishte më vështirë t’ia dalim kundër Romës, por po ashtu e dija se duke luajtur ashtu siç luajtëm, mund të fitonim dhe e bëmë këtë”, ka thënë Diego. “Sapo jam kyçur në futbollin italian dhe kjo falë atmosferës në Juventus, trajnerit Ciro Ferrara, bashkëlojtarëve dhe dashurisë së fansave”. “Duke iu falënderuar të gjithëve tash jam më i lehtësuar. Sot pamë një kualitet të lartë të Juventusit. Ishte aftësia e lojtarëve për t’u adoptuar shpejt në sistemin e ri”, ka shtuar braziliani.
Tottenhami i është drejtuar Mancheseter Cityt për të kërkuar anësorin bullgar Martin Petrov, raportojnë mediat angleze.Sipas Daily Mail, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp është kthyer kah Petrov pasi mësoi se mesfushori kroat Luka Modric theu këmbën gjatë ndeshjes së të shtunës përballë Birmingham. Përfaqësuesi i kombëtares së Bullgarisë nuk u përfshi në fitoren e djeshme ndaj Portsmouth, ndërsa vështirë se do të gjejë hapësirë të mjaftueshme në ekipin e stërngarkuar të Cityt dhe mund të preferojë një largim në drejtim të Tottenhamit.
Drejtori sportiv i klubit më të vjetër në botë, Notts County, Sven Goran Eriksson, është në kërkim të lojtarit të lirë Christian Vieri.News of the World shkruan se suedezi dëshiron të harxhojë sërish pas transferimit në klub të Sol Campbell. Ish-sulmuesi i Interit, 36-vjeçari Vieri, mund të joshet nga paga e majme për të ndihmuar Countyn të ngrihet nga League Two (liga e katërt angleze). Vieri, i cili ka shënuar 23 gola në 49 ndeshje në Itali, së fundi u raportua se është afër kalimit në Blackburn.
Sipas mediave angleze, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë menaxherit francez Arsene Wenger kontratë të re.News of the World shkruan se kontrata aktuale e Wenger nuk skadon deri në verën e vitit 2011, dhe francezi zakonisht pret deri në vitin e fundit të marrëveshjes para se të rinegociojë. Por bordi i topçinjve është i bashkuar në idenë ta shohin menaxherin e tyre, i cili mbush 60 vite në muajin tetor, duke zotuar qëndrimin e tij me klubin deri në mes të dekadës së ardhshme. Dhe kjo do të thotë se ai do mund të lidhej me klubin për jetë.
Derbi i javës së parë në La Liga u zhvillua ndërmjet Valencias dhe Sevillas në Mestalla, ku skuadra vendase shënoi fitore me rezultat 2-0.Në pjesën e parë nuk pati gola, por vlen të përmendet që në minutat shtesë Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Frederic Kanoute u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Me të filluar pjesa e dytë (47’), Juan Mata shënoi për epërsinë e Los Che, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Hernandez vulosi fitoren e vendasve duke shënuar golin e dytë.
















